Jump to content

Myhedin Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Myhedin Haxhiu (Vlorë, 15 maj 1909 - Filadelfia, 1 janar 1979) ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës (1943).

JetaRedakto nëpërmjet kodit

Lindi në Vlorë në 15 maj 1909. Studimet e larta i kreu në Vjenë, në fakultetin e shkencave diplomatike. Kur gjermanët erdhën në Vlorë, fundi i vitit 1943, kërkuan nga paria e Vlorës që të vendosnin një kryetar Bashkie, në të kundërt komanda ushtarake gjermane do të merrte përgjegjësin për çdo gjë në Vlorë. Përball kësaj situate, paria e asaj kohe, e mbledhur disa herë, nëpërmjet një shkrese të firmosur nga 300 vetë, i propozoi Myhedin Oman Haxhiut të pranonte këtë detyrë të vështirë. Zgjodhën Myhedinin për cilësitë e tij; i ndershëm, i matur, i guximshëm por edhe për traditat e njohura patriotike të familjes. Osman Haxhiu kish drejtuar me sukses Komisionin e Mbrojtjes Kombëtare në 1920. Në fund të vitit 1943 zgjidhet Kryetar i Bashkisë.

🔥 Top keywords: Faqja kryesoreVideosexSpeciale:KërkoSkënderbeuSifiliziVeshjet popullore shqiptareLista e statujave të SkenderbeutAlfabeti shqipDielliSistemi diellorShqipëriaTokaMbrojtja e mjedisitLufta e Dytë BotëroreKosovaLista e shkurtesaveNaim FrashëriTiranaIsmail KadareHënaGjuha shqipeFutbolliTë drejtat e fëmijëveInternetiNdotjaPortokalliSinonimiUjiAstrid LindgrenKFORNdotja e ujitMatematikaVolejbolliPipi ÇorapegjataEmrat e bukur të AllahutTë drejtat e njeriutHIV/AIDSDrogaOnufri