Pjetër Damiani ishte një reformator dhe moralist i kishës së kohës së tij, autor shkrimesh të rëndësishme liturgjike, teologjike dhe morale.
Emrin Damianus ose Damiani e mori prej vëllait të tij më të madh Damianus, i cili u kujdes për të në vegjëlinë e tij. Pjetri studio artet e lira dhe drejtësi në Ravena, Faenca dhe Parma, dhe fitoi famë si mësues i retorikës.