Judit Polgár lindi më 23 korrik, 1976 në Budapest, Hungari dhe është mjeshtre me famë botërore e shahut. Deri më tani ajo është lojtarja më e fortë femër në historinë e shahut. Në 1991, në moshën 15 vjeçare e 4 muaj Polgár fitoi titullin International Grandmaster, duke u renditur kështu personi më i ri që fiton këtë titull.
Polgár renditet numri 41 në botë në maj 2011 nga FBSH (Federata Botërore e Shahut) ndërsa nga sitemi i vlerësimit Elo renditet me 2699 pikë. Renditja më e mirë nga FBSH ka qenë vendi i 8 në botë në vitn 2005. Gjithashtu ajo ka fituar turnetë Hastings 1993, Madrid 1994, León 1996, U.S. Open 1998, Hoogeveen 1999, Siegman 1999, Japfa 2000, and the Najdorf Memorial 2000.[1]
Kampionë botërorë kundër të cilëve ajo ka fituar janë: Anatoli Karpov, Geri Kasparov, Boris Spassky, Vasily Smyslov, Veselin Topalov, Viswanathan Anand, Ruslan Ponomariov, Alexander Khalifman, dhe Rustam Kasimdzhanov.