Adriano Correia Claro

futbollist brazilian
(Përcjellë nga Adriano)

Adriano Correia Claro (lindur më 26 Tetor 1984), njohur zakonisht si Adriano, është një ish futbollist profesionist brazilian. Ai mund të luante si mbrojtës dhe mesfushor në të dyja krahët.[1][2]

Adriano
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAdriano Correia Claro
Datëlindja (1984-10-26) 26 tetor 1984 (39 vjeç)
VendlindjaCuritiba, Brazil
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Coritiba
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2004Coritiba44(2)
2005–2010Sevilla157(11)
2010–2016Barcelona114(9)
2016–2019Beşiktaş78(3)
2019–2020Athletico Paranaense15(1)
2020–2021Eupen24(0)
Gjithsej432(26)
Karriera ndërkombëtare
2003Brazili U204(0)
2003–2013Brazili17(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Pasi filloi karrierën e tij me Coritiba, Adriano lëvizi në Spanjë në vitin 2010, duke shpenzuar disa sezone në La Liga me klubet Sevilja dhe Barcelona duke fituar trofe madhor me të dyja.

Karriera me klube

Adriano duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012

Vitet e hershme / Sevilja

Lindur në Curitiba, Paraná, Adriano filloi të luajë futboll profesionist me klubin e qytetit të tij Coritiba Foot Ball Club, duke debutuar me skuadrën e parë ende pa mbushur 18 vjeç. Në janar 2005, ai u bashkua në Spanjë me Seviljen në një marrëveshje katër vite e gjysëm.[3] Debutimi i tij në La Liga erdhi më 29 jnar në humbjen 0–4 kundër kampionëve të Barcelonës; megjithatë andaluzianët e mbyllën në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA sezonin tjetër.

Në sezonet e ardhshme, Adriano vazhdoi të paraqitej në pozicione të ndryshme në formacion duke shfaqur kualitet me Seviljen që fitoi dy herë Kupën UEFA, me lojtarin që kontriboi me 25 ndeshje dhe katër gola në të dyja kompedicionet sëbashku. Në finalen e sezonit 2006–07, ai shënoi kundër RCD Espanyol me klubin që në fund fitoi nga gjuajtjet e penalltive;[4] më parë, vonë në hhtator 2006, ai rinovoi me pesë vite të tjera kontratën e tij.[5]

Pasi shpenzoi edhe tre vite të tjera në shtet, Adriano mori shtetsinë spanjolle. Ai pësoi disa dëmtime gjatë sezonit 2009–10, por sërisht kontriboi me 27 paraqitje (pa gola) me Seviljen që e mbylli sezonin në vendin e katërt duke u rikthyer në Ligën e Kampioneve.

Barcelona

Më 16 korrik 2010, Adriano firmosi një kontratë 4+1 me Barcelonën, për 9.5 milion plus një shumë të kushtëzuar prej 4 milion € – për të gjithashtu u vendos një klauzolë blerje prej 90 milion €.[6] Atij ju dha fanella me numrin 21, e cila më parë ishte veshur nga ukrainasi Dmytro Chygrynskiy, i cili u rikthye te Shakhtar Donetsk pas vetëm një sezoni.[7] Ai bëri debutimin e tij para-sezonal me klubin në një ndeshje miqësore kundër Vålerenga Fotball, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë; më 14 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e parë të Supercopa de España të atij sezoni, në humbjen 1–3 kundër ish skuadrës së tij Seviljes.

Adriano e shpenzoi shumicën e sezonit të tij të parë me Barçën si zëvëndësues. Më 2 shkurt 2011, në një ndeshje të nisur si titullar, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 3–0 kundër Almerías në gjysmë-finalen e Copa del Rey të atij sezoni (8–0 rezultati i përgjithshëm).[8] Për shkak të sëmundjes së mbrojtësit të majtë titullar Éric Abidal, ai gjati më shumë hapsira si titullar duke filluar nga Marsi, pavarësisht se francezi u rikuperua në kohë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve 2011.

Në sezonin 2011–12, Adriano ishte sërisht më së shumti rezervë për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Më 15 dhjetor 2011, në 2010 Kupën e Botës për Klube, ai shënoi dy golat e parë të fitores 4–0 kundër Sadd Sports Club në gjysmë–finale, i pari që erdhi në minutën e 45të pas një gabimi të kryer nga mbrojtja e skuadrës kundërshtare.[9]

Në fillim të sezonit 2012–13, Adriano luajti rolin e heroit dhe të horrit në ditët e para; në ndeshjen e dytë të Superkupës Spanjolle ai doli jashtë me karton të kuq në mes të pjesës së parë në humbjen 1–2 kundër rivalëve të Real Madrid (në fund Barcelona humbi me rezultatin e përgjithshëm 4–4 për shkak të rregullit të golit jashtë fushe), për shkak se bëri një ndërhyrje të gabuar kundër Cristiano Ronaldos si lojtari i fundit.[10] Më 2 shtator 2012, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes në shtëpi kundër Valencias, me një gjuajtje spektakolare me të djathtën.[11]

Më 28 maj 2013, Adriano rinvoi kontratën e tij me klubin, duke qënduar në Camp Nou deri në vitin 2017.[12]

Beşiktaş

Më 29 korrik 2016, Adriano u transferua te Beşiktaşi në një marrëveshje tre-vjeçare.[13][14] Në sezonin e tij të parë në Turqi, ai shënoi një gol në 31 ndeshje,[15] duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin për herë të 15të në histori.[16]

Athletico Paranaense

Më 23 korrik 2019, 34-vjeçari Adriano u rikthye në Brazil duke firmosur deri në janar 2021 me Athletico Paranaense.[17]

Karriera ndërkombëtare

Shpejt pasi ndihmoi kombëtaren U–20 për të fituar Kupën e Botës për të rinjë në vitin 2003, Adriano bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë po në atë vit.

Në vitin 2004, ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Copa AméricaPeru.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 16 Janar 2015 [18]

KlubiSezoniLigaKupaEuropaTjetër[nb 1]Total
NdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Sevilla2004–05162--41--203
2005–0632300133--456
2006–072623011110413
2007–08271--60--331
2008–092936151--405
2009–102704041--351
Gjithsej157111314371021419
Barcelona2010–11150816020311
2011–12261307042403
2012–13235316020346
2013–14263715000384
2014–1550424000132
Gjithsej9592552808215616
Gjithsej karriera252203867179237035

Kombëtarja

Redaktuar më 6 Shkurt 2013 [19]

KombëtarjaVitiNdshGola
Brazili200350
200410
200500
200620
200700
200800
200900
201010
201140
201230
201310
Gjithsej170

Trofe

Klubet

Coritiba
  • Campeonato Paranaense: 2003, 2004
Sevilja
Barcelona

Kombëtarja

  • FIFA U–20 Kupa e Botës: 2003
  • Copa América: 2004
  • CONCACAF Gold Cup: Argjëndi 2003

Shënime

Referime

Lidhje të jashtme