Arti gotik

Arti gotik është një periudhë artistike e cila zgjati rreth katërqind vjet, së pari ka filluar të zhvillohet në Francën veriore, në gjysmën e dytë të shekullit XII, ndërsa në shekujt XIII, XIV dhe XV ka dominuar në ndërtimtarinë e Evropës Qendrore. Fjala Gotike (arte gotica), rrjedh nga Xhorxhe Vazari i cili mendonte se ky stil ka të bëjë me popujt barbar, edhe pse me gotët ky stil nuk kishte asgjë të përbashkët.

Katedralja Notre-DamitReims një shembull i shquar i Francës gotike

Termi Gotik për herë të parë është përdorur në kohën e renesancës (rilindjes), në mënyre që përmes kësaj të shënojnë artin të cilin e kanë menduar si të nënçmuar. Arti gotik paraqitet në krahinën franceze Île-de-France, rreth vitit 1250. Pjekurinë e vetë të vërtetë e ka arritur në shek. XIII derisa në shek. XIV është zgjeruar në tërë territorin e Evropës. Në kohën e Luigjit IX të Shenjtit e Francës është realizuar pushteti kishtar dhe shenjtor unik, me ç'rast ka kontribuar në forcimin material të kishës. Kisha ka financuar ndërtimin e katedraleve të shtrenjta dhe shumë të mëdha.

Megjithatë, edhe pushteti kishtar kishte tentuar që përmes këtij ndërtimi, ta theksojë fuqinë e vet, kështu që vjen deri te garat si dukuri e veçantë në mes të qyteteve evropiane. Sot gati çdo qytet i madh në Evropë, ne bërthamën e vet ka katedrale gotike. Pra stili gotik u shpreh në mënyre shumë të plote dhe shumë të përshtatshme në ndërtimin e kishave, katedraleve, kështjellave dhe godinave të tjera publike. Vijat e gjata dhe vertikale janë simbol i njeriut të atëhershëm, i cili mendonte se madhështia dhe përsosmëria ndodhen në lartësi. Prandaj sa më larg të ngrihet aq më afër do t`i jetë perëndisë.

Arti gotik është ilustruar së pari nga arkitektura gotike por gjithashtu edhe nga skulptura gotike, pikturimi gotik, vitrazhi dhe ndriçimi gotik.[1]

Arkitektura

Karakteristikat themelore të stilit të ri në arkitekturë, u vunë re ne tempullin e Shen-Denisit të ndërtuar afër Parisit ne vitin 1132. Në ketë ndërtese vihet re gjithë sistemi gotik i mbështetjes dhe harku i thyer. Shën Denisi u bë model i tempujve të ardhshëm gotik dhe shpejt u imitua. Arkitektët e gotikes u mbështetën në brendinë e vjetër të bazilikave dhe qëllimisht theksuan linjat e drejta (vertikalizmin) duke krijuar përshtypjen e një brendie te ndryshme joreale.

Për arritjen e mbresave të reja ata përdorën të gjitha mundësitë e njohura teknike të ndërtimit. Duke kryqëzuar brinjët e harkut, zgjidhen problemin e qemerit.

Qemeri kështu vazhdimisht lartësohej dhe brinjët e veta mbështeteshin mbi katër ose më shumë pika. Kështu qëllimisht brendia e tempullit u zhvillua në lartësi Harku i thyer u bë shenja dalluese dhe tipari kryesor i stilit gotik, njëkohësisht element zbukurimi.

Meqenëse ndërtesa u lartësua shume ne krahasim me bazilikën romanike, arkitektet gotik menduan një sistem mbështetes për të siguruar qëndrueshmërinë. Konstruktuan muret mbështetëse të cilat ri-përsosen më tej me kalimin e kohës për të arritur brendi me hapësira sa më të mëdha dhe të larta . Sidomos dritaret u zmadhuan dhe u mbyllen lart me harkun e thyer.

Skulptura

Skulptura e gotikes evropiane ishte ne shërbim të arkitekturës, me ç'rast skulptori gjeti hapësirë të lirë e ka shëndrruar në dekor të objektit.

Veprat më të njohura në Francë gjendën në katedralet në: Shartër, Paris, Amijen dhe Burzhe.

Rendësi të mëdha fitojnë skulpturat e varrezave.

Ishte zakon që me maskat e hequra nga fytyra e të vdekurit, të modeloheshin fytyrat e të ndjerëve.

Skulptori më i njohur me prejardhje Holandeze në France ishte Klaus Sluteri.

Pikturimi

Piktura si kundër skulptura i braktisi parimet e krijimeve romanike dhe filloi të shfaqte sendet rreth e rrotull sipas natyrës, modeleve reale që ofronte natyra. Vija lineare e theksuar gjeti sidomos zbatim në pikturën e "vitrazhit" tek dritaret qelqorё të katedraleve gotike. Ku piktoret i realizonin përfytyrimet e tyre nё plane të sheshta pa relievin e dhënë me anë tё dritës dhe hijes

Piktorët gotike përveç pikturës së vetrazhit, përdorën dhe pikturimin mbi pllaka dërrase, më shumë se pikturën e murit. Mbi to u vu re përpjekja e artistëve. Sidomos ne pikturën e portretit ta shfaqnin njeriun sa më saktë dhe me besnikëri sipas natyrës.

Tashmë në këto piktura, ngjyra kapërcente kujdesin për linjën gjithnjë në shërbim të formës. Në pikture u zbatuan të njëjtat parime që kishte zhvilluar edhe skulptura gotike.

Referime

Lidhje të jashtme

 Commons: Gothic art – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale