Benjamin Moukandjo

Benjamin Moukandjo Bilé (lindi më 12 nëntor 1988) është futbollistë kamerunas i cili luan në skuadrën franceze FC Lorient si sulmues. Në vitin 2017, ai u emërua si "Njeriu i Ndeshjes" në finalen e Kupës Kombëtare të Afrikës pasi Kameruni e fitoi kupën për herën e pestë.[1]

Benjamin Moukandjo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBenjamin Moukandjo Bilé
Datëlindja12 nëntor 1988
VendlindjaDouala, Kamerun
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Lorient
Numri12
Karriera me të rinjtë
1998–2006Kadji Sports Academy
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007Kadji Sports Academy15(12)
2007–2009Stade Rennais F.C.14(2)
2008–2009Stade Rennais F.C.0(0)
2008–2009→ L'Entente SSG (huazim)11(0)
2009–2011Nîmes Olympique46(8)
2011AS Monaco FC16(3)
2011–2014AS Nancy89(19)
2014–2015Stade de Reims31(8)
2015–FC Lorient44(20)
Karriera ndërkombëtare
2011–Kameruni47(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

Benjamini filloi karrierën e tij në Kadji Sports Academy në moshën 10 vjeçare. Nëntë vite më vonë, ai shkoi në Francë dhe u bashkua me skuadrën Stade Rennais. Në shtator 2008, pasi që ka luajtur vetëm në skuadrën zëvendësuese, ai u dërgua në skuadrën L'Entente SSG si huazim.[2]

Më 31 gusht 2009, ai u bashkua me skuadrën Nîmes Olympique.[3] Ai ka luajtur rregullisht për klubin në Ligue 2 dhe më vonë shkoi për të luajtur për AS Monaco FC.[4]

Në maj, pas largimit nga Monako, ai ka pasur lidhje me Liverpool F.C.,[5] por u bashkua me skuadrën AS Nancy.[6]

Më 18 korrik 2014, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare me skuadrën Stade de Reims.[7] Më 5 gusht 2015, ai u bashkua me skuadrën FC Lorient.

Referime