Besiana Kadare

diplomate shqiptare

Besiana Kadare është një diplomate shqiptare dhe vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Aktualisht ajo shërben si Përfaqësuese e Përhershme e ShqipërisëKombet e Bashkuara, në New York.[1]


Jeta e hershme dhe edukimi

Kadare është vajza e shkrimtarëve Helena Kadare dhe Ismail Kadare. [2][3][4]

Kadare ka një diplomë master në letërsi moderne dhe krahasuese, dhe një diplomë të specializuar të studimeve të larta në letërsi moderne nga Universiteti Sorbonne Paris-IV në Paris, France. [5]

Karriera

Kadare shërbeu si Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nga 2002-05. Ajo u kthye në Shqipëri në 2005 për të punuar me Agjecinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). [6][7]

Në vitin 2008, Kadare shërbeu në Ambasadën e Shqipërisë në Francë. [1] Midis 2011 dhe 2016, Kadare shërbeu si Ambasadore e Shqipërisë dhe Delegate e Përhershëm në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Paris.

Referimet