Boshnjakët

Boshnjakët janë një popull me origjine nga rajoni i Bosnjes qe eshte sot pjese e Bosnjes dhe Hercegovines. Ata jetojne gjithashtu edhe si grup etnik në Serbi, Kroaci, Shqiperi, Kosovë e Maqedoni e Veriut.

Veshje boshnjake nga Zenicë

Sot, termi "boshnjak" (bošnjak) në gjuhë të ndryshme të botës u drejtohet kryesisht popullsisë myslimane që banon apo ka banuar më parë në territorin e sotëm të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tërësia e banorëve te B dhe H së sotme në gjuhën e B dhe H është bosanci, që në shqip do të përkthehej "bosnianë", term i cili faktikisht nuk përdoret, dhe zëvendësohet me "boshnjak".

Ardhja e boshnjakëve në Shqipëri nuk ka një datë te saktë, por daton aty rreth viteve 1878-1883 vit kur filloi dhe emigrimi i boshnjakëve.Emigrimi i boshnjakëve u be ne tre faza: 1878-1883, 1883-1890 dhe 1891-1897.Shkaqet e këtij emigracioni ishte kryesisht lufta Austro-Hungareze me Turqine.

Sipas tregimeve të të moshuarve ardhja e boshnjakëve në Durrës u bë për arsye të një avarie të anijes së tyre që ishte drejtuar për në Turqi dhe u bë i pa mundur udhetimi për në Turqi.Një gjë është e qarte qe boshnjakët gjetën një mikpritje të veçantë nga vendasitdhe zhvilluan marëdhënie të mira gjatë gjith kohës,ata u integruan në kulturat e njëri-tjetrit.Ne Shqipëri erdhën një popullsi boshnjake që banonte në një vend midis qyteteve kryesore të zonës Mostar, Çaplin, Stolac si dhe disa qytete dhe fshatra Çetinje, Pocitel, Trebinje etj.

Ndër familjet e para që erdhën ishin familjet e Sabliqëve, Guzinëve, Kadragiqëve, Sfinjarëve, Tikvinëve, Tabakoviqëve, Kllariqëve, Miceviqëve, Ramiqëve, Zuriqëve etj. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në periferi të qytetit të Shijakut në vendin e quajtur kodrat e Koxhasit dhe të Borakes.Pjesa më e madhe e këtyre familjeve ishin familje qytetare dhe intelektuale, më vonë erdhën edhe të tjerë boshnjakë të fshatrave përreth Mostarit, Çaplinit etj. dhe u vendosën në fshatin, qëu quajt Borake, që ishin kryesisht bujk, blektorë dhe fermer te zotë.

Muhaxhirët janë njerëz punëtor trima dhe te ndershëm, nuk janë të pakta rastet ekontributit të boshnjakëve ne luftë kundër armiqëve.Boshnjakët morën pjesë në luftën e Shkodrës ku ranë në fushën e betejës Sali Molla dhe Sali Zyriqi, Ali Ramiqi mori pjesë në luftën e rrushbullit, Omer Shehoviqi mori pjesë në luftën e Vlorës.Në 1939, Sulejman Hafizi ose Sulejman Kadra që drejtoi bashkë me patriotët e tjerë qëndresën kundër Italis fashiste në Shëngjin të Lezhës.Pas lufte boshnjakët u kthyen në jetën e tyre duke i shërbyer vendit me ndihmën e tyre në çdo fushë.Sot është një komunitet që ka mundur të ruaj gjuhën zakonet e tij.