Brenda mendjes
Brenda mendjes (titulli origjinal: Inside Out)[1] është një film i animuar 3D, zhanri komedi dramë, prodhuar nga Pixar Animation Studios dhe shpërndarë nga Walt Disney Pictures. Me regji të Pete Docter[2] dhe skenar të Docter, Meg LeFauve dhe Josh Cooley. Arkëtoi 857 milionë dollarë dhe fitoi çmime të ndryshme, përfshirë këtu çmimet: BAFTA, Golden Globe, Critics' Choice, Annie, Satellite dhe çmimin Academy si filmi më i mirë i animuar.[3]
Brenda mendjes | |
---|---|
Regjia nga | Pete Docter |
Shkruar nga | Pete Docter Meg LeFauve Josh Cooley |
Prodhuesi | Jonas Rivera |
Luajnë | Amy Poehler Phyllis Smith Richard Kind Lewis Black Bill Hader Mindy Kaling Kaitlyn Dias Diane Lane Kyle MacLachlan |
Kinematografia | Patrick Lin Kim White |
Montazhi | Kevin Nolting |
Muzika | Michael Giacchino |
Kompanitë prodhuese | |
Shpërndarë nga | Walt Disney Motion Pictures |
Data e publikimit | 18 maj 2015 (Kanë) 18 qershor 2015 (Shqipëri) 19 qershor 2015 (SHBA) |
Kohëzgjatja | 94 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Gjuha | Anglisht |
Përmbajtja
Ngjarja zhvillohet në mendjen e një vajze të vogël të quajtur Riley, ku pesë emocione të personifikuara (Lumturia, Mërzia, Inati, Frika dhe Neveria) mundohen ta udhëheqin atë në jetë, gjersa prindërit e saj shpërngulen nga Minnesota në San Francisco dhe ajo duhet t'i përshtatet mjedisit të saj të ri. Në ndërkohë, emocionet e saj zhyten në kaos duke e bërë atë të humbasë kontrollin e mendjes së saj.
Zërat në origjinal
- Amy Poehler – Joy[4]
- Phyllis Smith – Sadness[4]
- Richard Kind – Bing Bong
- Lewis Black – Anger[4]
- Bill Hader – Fear[4]
- Mindy Kaling – Disgust[4]
- Kaitlyn Dias – Riley Andersen[4]
- Diane Lane – Jill Andersen[5]
- Kyle MacLachlan – Bill Andersen[5]
- Paula Poundstone – Forgetter Paula[6]
- Bobby Moynihan – Forgetter Bobby[6]
- Paula Pell – Dream Director[6]
- Dave Goelz – Subconscious Guard Frank[6]
- Frank Oz – Subconscious Guard Dave[6]
- Josh Cooley – Jangles the Clown[7]
- Flea – Mind Worker Cop Jake[6]
- John Ratzenberger – Fritz[6]
- Carlos Alazraqui – Father's Fear[6]
- Lori Alan – Mother's Sadness[8]
- Rashida Jones – Cool Girl's emotions[7]
- Jan Rabson – Gary's emotions