David Guetta

Pierre David Guetta (lindur më 7 nëntor, 1967), i njohur me emrin e profesionit si David Guetta, është një prodhues i muzikës house dhe DJ francez [1]. Fillimisht një DJ në klubet e natës gjatë viteve 1980 dhe 1990, ai bashkë-themeloi Gum Productions dhe lëshoi albumin e tij të parë, Just a Little More Love, në vitin 2001. Më vonë, ai lëshoi Guetta Blaster (2004) dhe Pop Life (2007). Albumi i tij i vitit 2009 One Love përfshirë edhe këngët e populluara si "When Love Takes Over" (bashkë me Kelly Rowland), "Gettin' Over You" (bashkë me Chris Willis, Fergie & LMFAO) dhe "Sexy Bitch" (bashkë me Akon), kënga e fundit u bë pjesë e 5 këngëve të kryes së listës në SHBA dhe që të tre këngët janë rradhitur në vendin parë #1 në Britani të Madhe. Guetta ka shitur mbi 3 milion albume dhe 15 milion këngë në gjithë botën [2]. Ai është aktualisht një prej prodhuesëve muzikor më të kërkuar [3]. Për vitin 2012, David Guetta është DJ më i famshëm në botë, duke marrë pozitën e #1 në sondazhin e famshëm DJ Mag 100 [4].

David Guetta
Background information
Emri i lindjesPierre David Guetta
Lindi (1967-11-07) 7 nëntor 1967 (56 vjeç)
Paris, Francë
ZhanretElectro house
Hip house
DJ, prodhues (producent), tekstshkrues
Vitet aktik1984–prezent
LabeliEMI Music France, Virgin, Positiva, Astralwerks
Websitedavidguetta.com

Biografia

1984–2000: Kariera e hershme

Në moshën 17 vjeç, Guetta filloi performimin si DJBroad ClubParis [5]. Ai filloi të luaj këngë popullore, dhe ai zbuloi muzikën House, kur ai dëgjoi një këngë të Farley Funk Jackmaster në një radio franceze në 1987. Vitin e ardhshëm, ai filloi mbajtjen e shfaqjeve në klubin e tij [6]. Në 1990, ai lëshoi "Nation Rap", një bashkëpunim me raperin francez të muzikës hip-hop, Sidney Duteil [7].

Në fillim të viteve 1990, Guetta luajti në klube, "Le Centrale", "Rex", "Le Boy", dhe "Folies Pigalle" [5][8] Publikuar në vitin 1994,[7] kënga e parë e Guetta-s, ishte një bashkëpunim me këngëtarin amerikan të muzikë house Robert Owens titulluar "Up & Away", ishte një hit i vogël[6]. Në vitin 1995, David Guetta u bë menaxher i klubit të natës Le Palace dhe vazhdoj të organizoj festa aty dhe në klube të tjera, si festa "Scream" në Les Bains Douches.[9]

2001–2006: Just a Little More Love dhe Guetta Blaster

  • Just a Little More Love

Në 2001, David Guetta së bashku me Joakim Garraud themeluan Gum Productions, dhe në të njëjtin vit u lëshua kënga hit e Guetta's, "Just a Little More Love", në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Chris Willis. Willis ishte me pushime në Francë, kur ai u takua Guetta [6]. Albumi debutues i Guetta's Just a Little More Loveu lëshua në vitin 2002 në Virgin Records dhe u shitën mbi 300.000 kopje. Kënga pasuese, "Love Don't Let Me Go", u lëshua në 2002. Guetta lëshoj një përmbledhje, Fuck Me I'm Famous, në 2003, emërtuar pas një party të tij në Ibiza. Ai përfshin "Just For One Day (Heroes)", një remix i këngës "Heroes" të David Bowie [6]. Më pas në karrierën e tij, Guetta vazhdoi regjistrimin e një përmbledhje nën këtë titull.

  • Guetta Blaster

Albumi i dytë Guetta-së, Guetta Blaster u lëshua në vitin 2004 dhe që përmban këngën "The World is Mine" bashkëpunim me JD Davis. Në vitin 2006, "Love Don't Let Me Go" u lëshua me "Tocadisco" remix të "Walking Away" nga The Egg.

2007–2008: Pop Life

Guetta duke performuar, maj 2007

Në vitin 2007 u lëshua albumi i tretë i Guetta-s, Pop Life. Albumi i shte i suksesshëm Britaninë e Madhe dhe Irland si dhe në Evropë. Sipas EMI në vitin 2010, në të gjithë botën janë shitur gjithsej 530,000 kopje të albumit. Kënga kryesore "Love Is Gone" arriti Number 1 në listën e "American Dance Chart" dhe u rëndit në "Billboard Hot 100".

Ai luajti në disa shtete rreth botës për ta promovuar albumin. Ai luajti në Mauritius në janar 2008, i shoqëruar nga rapperi francez, JoeyStarr. Në vitin e njëjtë, ai dhe gruaja e tij Cathy gjithashtu planifikuan një event të ri në Stade de France në 5 korrik 2008. Eventi u quajt "UNIGHTED", ai performoj me Tiësto, Carl Cox, Joachim Garraud dhe Martin Solveig para në publiku prej rreth 40,000 fansash [10].

Në vitin 2009, ai u klasifikua i treti në "Top 100 DJs" nga DJ Magazine,[11] dhe u kandidua për "Best House DJ" nga DJ Awards në 2008. Që prej muajit prill të vitit 2009, Guetta ka pasur paraqitjen në radio në stacionin e radios në internet RauteMusik të shtunën në mbrëmje. Paraqitja lëvizi në një radio tjetër, Radio 538, duke qënë drejtpërdrejt çdo të premte në mbrëmje pas Tiësto's Club Life. Emri i tij është DJ Mix. Guetta performon një orë house music, paraqet kryesisht talentet të reja.

2009–2010: One Love dhe prodhime për artistë të tjerë

Albumi katërt i David Guetta-s, One Love, u lëshua në gusht 2009. Kënga e parë "When Love Takes Over", një bashkëpunim me Kelly Rowland, u rëndit nr. #1 në listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe kryesoj në shumë vende tjera të botës. Kënga e tij e dytë e albumit, "Sexy Bitch" bashkëpunim me Akon, u bë kënga e dyte e tij që radhitet nr. #1 në Mbretërinë e Bashkuar. Të ndjekur nga këngë t tjera "One Love" bashkëpunimi me Estelle, "Memories" bashkëpunim me Kid Cudi dhe "Gettin' Over You" bashkëpunim me Chris Willis, Fergie dhe LMFAO. Në maj 2011 albumi kishte shitur tre milion kopje në të gjithë botën.[12]. Albumi i katërt i Guetta-s One Love u nominua si "Best Electronic/Dance Album" në 52nd Grammy Awards [13]. Kënga e tij "When Love Takes Over" në bashkëpunim me këngëtaren amerikane të uzikë R&B Kelly Rowland mori dy nominime; Best Dance Recording dhe Best Remixed Recording, Non-Classical, dhe e fituan të fundit. Pas konfliktit në albumin, One More Love u lëshua në 29 nëntor 2010. Kënga e parë, u quajt "Who's That Chick?" bashkëpunim me Rihanna u lëshua disa javë më herët [14].

Në 16 qershor 2009, The Black Eyed Peas lëshoi prodhimin e David Guetta "I Gotta Feeling" si këngën e tyre të dytëprej albumit të tyre të pestë, The E.N.D.. Kënga u rëndit në kry të listave në 17 shtete në të gjithë botën. U bë kënga më e shkarkuar e të gjitha kohrave në Shtetet e Bashkuara rreth 7.5 milion shkarkime dhe në Britani të Madhe shiti më shumë se 1 milion kopje [15][16]. Ai u nominua dy herë për punën e tij me The Black Eyed Peas në 52nd Grammy Awards; në kategorinë "Record of the Year" për "I Gotta Feeling" dhe "Album of the Year" për albumi e tyre The E.N.D.. Në vitin 2010, David Guetta bashkë-shkruajti dhe prodhoj këngën e Kelly Rowland, "Commander" prej albumit të saj të tretë Here I Am. Ajo zuri vendin e parë në listën e Hot Dance Club Songs të Billboard në Stetet e Bashkuara, dhe arriti në top 10 pozicionet Belgjikë dhe Mretëri të Bashkuar. Guetta gjithashtu është bashkë-prodhues i "Forever and a Day", e cila ishte kënga e ardhshme e Kelly prej atij albumi[17][18]. Guetta gjithashtu prodhoj edhe këngën "Acapella" dhe "Scream" për studio albumin e pestë të tekstshkruesit të këngëve, amerikanin Kelis, Flesh Tone, të lëshuar më 14 maj 2010. "Acapella" u lëshua si këngë kryesore në 23 shkurt 2010 dhe kryesoj lista "dance" Mbretërinëe Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në 28 qershor 2010 rapperi amerikan Flo Rida lëshoi këngën "Club Can't Handle Me" bashkëpunim me David Guetta. Kënga u fut në muzikën e filmit Step Up 3D.


2011–prezent: Nothing But the Beat

Studio albumi i pestë i Guetta-s, Nothing But the Beat u lëshua më 30 gusht, 2011. Albumi do të lëshohet si një album duble-disc(dy disqe); një disk do të jetë me vokal, ndërsa tjetri do të jetë "electronic" [19]. DJ francez u inspirua nga rock band-ët si Kings of Leon dhe Coldplay për të shtuar ndikimin rock në prodhimet e tij "dance".[20] "Where Them Girls At" bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Flo Rida, kënga e parë e albumit, u lëshua në mbarë botën 2 maj, 2011 [21][22]. "Little Bad Girl" bashkëpunim me Ludacris dhe Taio Cruz, u lëshua u lëshua si këngë e dytë në 28 qershor, 2011 [19][23]. Kënga e tretë është vendosur të jetë "Without U" bashkëpunim me Usher. Guetta gjithashtu lëshoj edhe tre këngë promovuese Nothing But the Beat, "Titanium" bashkëpunim me Sia, "Lunar me Afrojack dhe "Night of Your Life" bashkëpunim Jennifer Hudson. Albumi gjithashtu përfshin edhe këngën hit "Sweat" bashkëpunim me Snoop Dogg.

Jeta personale

David Guetta i lindur dhe rritur në Francë. Babai i tij ishte pronar restoranti, me origjinë marokene çifute,[24] dhe nëna e tij është me preardhje belge.[25][26][27] David Guetta është i martuar me Cathy Guetta dhe ka dy fëmijë, Tim Elvis (lindur 2004) dhe Angie (lindur 2007).

Diskografia


Çmimet

VitiÇmimiKategoriaPuna e nominuarPërfundimi
2006DJ AwardsBest House DJKandidat/e
2007Best International DJFitues/e
Best Ibiza NightFitues/e
World Music AwardsWorld's Best Selling DJFitues/e
TMF AwardsBest Dance ActKandidat/e
2008DJ AwardsBest House DJFitues/e
MTV Europe Music AwardsBest French ActKandidat/e
2009DJ AwardsBest House DJKandidat/e
DJ MagazineTop 100 DJsVendi i tretë
2010Grammy Awards[13]Record of the Year"I Gotta Feeling"
(me The Black Eyed Peas)
Kandidat/e
Best Dance Recording"When Love Takes Over"
(me Kelly Rowland)
Kandidat/e
Best Remixed Recording, Non-ClassicalFitues/e
Best Electronic/Dance AlbumOne LoveKandidat/e
World Music Awards[28]Best DJFitues/e
Best ProducerFitues/e
Best Selling French artistFitues/e
NRJ Music AwardsInternational Album of the YearOne LoveFitues/e
DJ MagazineTop 100 DJsVendi i dytë
2011Grammy AwardsBest Remixed Recording, Non-Classical"Revolver"
(me Madonna)
Fitues/e
MTV Europe Music AwardsBest MaleKandidat/e
Best French ActKandidat/e
DJ MagazineTop 100 DJsFitues/e
2012Brit AwardsInternational Male Solo ArtistHimselfKandidat/e[29]
Grammy Awards[30]Best Dance Recording"Sunshine" (w/ Avicii)Kandidat/e
Best Dance/Electronica AlbumNothing but the BeatKandidat/e

Burimi

Lidhje të jashtme