David Silva

futbollist spanjoll

David Josué Jiménez Silva (lindur më 8 Janar 1986) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor për klubin anglez Manchester City. Përveç pozicionit natyral si mesfushor qëndor, Silva mund të luaj si mesfushor sulmue dhe në pozicione më të avancuara si sulmuesi i dytë ose sulmues krahu. Silva njihet për pasimet e tij të sakta, për vizionin, aftësinë tribluese dhe konsiderohet si "Lojtari krijues më i mirë në Premier League".

David Silva

David Silva me kombëtaren spanjolle
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavid Josué Jiménez Silva
Datëlindja (1986-01-08) 8 janar 1986 (38 vjeç)
VendlindjaArguineguín, Spanja
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri21
Karriera me të rinjtë
1995–2000UD San Fernando
2000–2003Valencia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Valencia B14(1)
2004–2010Valencia119(21)
2004–2005→ Eibar (huazim)35(4)
2005–2006→ Celta Vigo (huazim)34(4)
2010–Manchester City266(54)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Spanja U166(2)
2002–2003Spanja U1720(5)
2004–2005Spanja U1914(5)
2005Spanja U205(4)
2004–2006Spanja U219(7)
2006–2018Spanja125(35)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 janar 2019

David Silva ka luajtur kombëtaren spanjolle të futbollit që në moshën 20 vjeç, gjithashtu ka marre pjesë në UEFA Euro 2008, UEFA Euro 2012, dhe në Kupën Botës 2010, dhe i ka fituar të tre këto trofe.

David Silva qëndroi 6 vjet në Valencia CF, përpara se të transferoheshe tek Manchester City në vitin 2010. Me Valencian, Silva luajti 150 Ndeshje, duke fituar edhe Kupën e Mbretit në vitin 2008. Nofka e David Silvas është "Merlin" që i referohet pasimeve të shkëlqyera dhe aftësive që ka. Kjo nofkë i është vendosur nga shokët e skuadrës.[2][3] Që kur është bashkuar me Manchester Cityn, David Silva ka arritur të luaj më shumë se 100 ndeshje , dhe ka fituar Premier Ligës dhe Kupën FA.

Jeta e hershme

Karriera ndërkombëtare

Pas Kupës së Botës 2018, Silva lajmëroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[4]

Stili i lojës

Silva është një lojtar i talentuar këmbë-majtë dhe i shkathët,[5] i cili zotëron një prekje të parë të topit të shkëlqyer, aftësi dribluese të mira dhe aftësi teknike të jashtëzakonshme. Këto, sëbashku me lëvizjet inteligjente sulmuese, e lejojnë atë që të ruajë zotërimin e topit në hapsira të ngushta, të krijoj hapsira për veten e tij dhe shokët e ekipit si dhe të hapi mbrojtjet kundërshtare.[6][7] Kontrolli i tij i topit,[8] aftësia për të lexuar lojën, vizioni, saktësia e pasimeve si dhe aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës e kanë bërë atë jo vetëm një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij por edhe një nga mesfushorët më të mirë të historisë së Premier Ligës, duke fituar pseudonimet Merlin dhe El Mago.[2][3]

Referime