Dita Evropiane e Gjuhëve

Dita e Gjuhëve Evropiane

Dita Evropiane e Gjuhëve është më 26 shtator, ashtu siç është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën dhe si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës. Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.[1] Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.

Harta e gjuhëve evropiane
Harta e gjuhëve kryesore evropiane

Qëllimet

Qëllimet kryesore të kremtimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve janë:

  • Njohja e qytetarëve me rëndësinë e mësimit të gjuhëve si dhe inkurajimi i mësimit të më shumë gjuhëve me qëllim të rritjes së shumëgjuhësinë dhe kuptimin e kulturave të ndryshme;
  • Promovimi dhe nxitja e diversitetit të pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
  • Inkurajimi i mësimit të gjuhëve në shkollë dhe jashtë saj gjatë gjithë jetës.[2] [3] [4]

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Dita Evropiane e Gjuhëve.