Elementi

faqe kthjelluese e Wikimedias

Elementi është pjesë përbërëse e një bashkësie e cila përmbanë pjesë të tjera të cilat kanë një ose më shumë veti, tipare të njejta. Ky term përdoret në disa lëmi e me disa kuptime si: pjesë formuese, mekanizëm, njohuri, tipar, personë apo veti[1].

Lëmi të specializuara

Element mund të quhet: secila nga pjesët që formojnë një të tërë; pjesë përbërse e një mekanizmi e një aparat etj.[1]

  • Elementet e aparatit
    • Elementet e makinës
    • Elementet e motorit
  • Elementet e antenës
  • Elementet e trekëndëshit

Filozofi

Element mund të quhet:Secila nga katër pjesët përbërse të natyrës (zjarri, uji, ajri, toka) që sipas filozofëve amaterialistë të Greqisë së lashtë janë baza e të gjitha sendeve e dukurive të gjithësisë.[1]

Kimi

Lëndët e thjeshta që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element mund të quhet: secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri më tani, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërse me metoda të zakonshme kimike.[1]

Fizik

Element mund të quhet:Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët elektrike duke shfrytëzuar energjin kimike.[1]

Literaturë

Element mund të quhet:Njohuritë e para e fillestare të një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj., njohurit themelore të një shkence.[1]

Tipar dallues

Element mund të quhet: tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje; anë e veçant e diçkaje.[1]

  • Elementi shprehës
  • Elementi ideologjik
  • Elementi simbolik

Personalizim

Element mund të quhet: njeri, person; përfaqsues i një shtrese a i një klase të caktuar të shoqërisë.[1]

  • Elementi i shëndoshë
  • Elementi armik

Burimi i të dhënave


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.