Faik Drini

Faik Drini (4 prill 1943, Berat - 6 maj 2019, Tiranë)[1] është epigrafist dhe historian shqiptar i antikitetit dhe profesor universitar. [2]

Biografia

Faik Drini lindi në Berat ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm. Kreu studimet e larta për histori dhe gjuhë klasike në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (1967), ku punoi disa vjet si profesor. Ne vitet 1972-1974 u specializua për epigrafi greke dhe gjeografi historike të botës helenistike në Kolegjin e Francës dhe në Shkollën e Studimeve të Larta në Paris. Prej vitit 1974 punoi në këtë fushë në sektorin e arkeologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, duke studiuar mbishkrimet e periudhës së antikitetit të zbuluara në vendin tonë. Në bashkëpunim me epigrafistin dhe historianin francez Pierre Cabanes ka përgatitur vëllimin I, pjesën 1 dhe II të veprës "Corpus des inscriptions grecques d'Illyrie meridionale et d'Epire" botuar në Paris, në vitin 1995, 2007 ("Korpusi i mbishkrimeve greke të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit"), që përmbajnë përkatësisht mbishkrimet e Durrësit dhe të Butrintit. [3]

Shih edhe

Referime