Fjordet Perëndimore (Islandë)

Vestfirðir ose Fjordet Perëndimore (Icelandic: Vestfirðir, ISO 3166-2:IS: IS-4) është emri i një gadishulli të madh në veriperëndim të Islandës dhe një qark administrativ. Shtrihet në Ngushticën e Danimarkës, përball bregut lindor të Grenlandës. Është i lidhur me pjesën tjetër të Islandës me një isthmus 7 km të gjerë ndërmjet Gilsfjörður dhe Bitrufjörður. Vestfirðir është shum malor; vija bregdetare është një prerje e fortë nga dhjetra fjorde të rrethuara nga kodra të larta.

Vestfirðir
Location of Vestfirðir
Popullsia
 • Gjithsej7.300
image_map e Vestfirðir.

Popullsia

Mungesa e fushave të rrafshëta në këtë zonë e kufizon potencialin për bujqësi, e cila është e kufizuar me kullota shumë të ulta në pjesën e fjordeve. Porte të mira natyrore në shmicën e fjordeve dhe afërsia me zonat e peshkimit janë jetike për ekonominë vendore. Vestfirðir është shumë pak e banuar: popullsia e përgjithshme në vitin 2007 ishte 7,380. Kryeqyteti i qarkut, njëkohësisht edhe vendbanimi më i banuar është Ísafjörður (me popullshi rreth 4000 banorë).

Rënia e popullsisë
vitipopullasia% e popullsisë të Islandës
192013,44314.24%
193013,13312.09%
194013,13010.80%
195011,3007.83%
196010,5075.86%
197010,0504.91%
198010,4794.53%
19909,7983.80%
20008,1502.86%
20077,3092.32%

Vendbanimet kryesore në Vestfirðir 

  • Reykhólar
  • Bolungarvík
  • Brjánslækur
  • Ísafjörður
  • Tálknafjörður
  • Flateyri
  • Suðureyri
  • Súðavík
  • Bíldudalur
  • Þingeyri
  • Patreksfjörður
  • Skálanes
  • Reykjanes
  • Hólmavík
  • Drangsnes

Ligji

Në vitin 1615, 32 të mbijetuar peshakatarë balenash baskë u vranë nga vendasit, pas kësa gjykatësit e bën atë ligj që çdo person bask që shihet në rajon duhet të vritej menjëherë. Ky ligj u shfuqizua në maj 2015.[1]

Galeria

Látrabjarg
Oldest steel ship in Iceland
Látrabjarg
Ísafjörður
Sudureyri

Referime

Lidhje të jashtme

65°44′15″N 22°10′14″W / 65.73750°N 22.17056°W / 65.73750; -22.17056