Flora Dosen
Flora Dosen (Gospić, 22 shkurt 1922. - Stresi, 21 prill 2015) është pseudonimi artistik i shkrimtares kroato-franceze Cvijeta Grospić;. [1] [2]
Biografia
Në moshën pesë vjeçare, ajo u zhvendos nga Gospiqi në Zagreb . Ajo studioi kroatisht, anglisht, frëngjisht, italisht dhe letërsi në këto gjuhë. Studimet universitare i filloi në Zagreb dhe i mbaroi në Pragë . Ajo ishte në marrëdhënie miqësore me Miroslav Krlež, Jean Paul Sartre, Mario Soldati e të tjerë. Pas vitit 1948, ajo jetoi në Itali dhe u martua me industrialistin Stefan Wesel. Veprat e saj ishin bestsellerët në Francë. Vepra të suksesshme janë përkthyer në gjuhët botërore, kryesisht në italisht. [3]
Ajo i shkroi të gjitha romanet në frëngjisht. Ajo e shkroi romanin Maestro vetëm në kroatisht (për të rifreskuar gjuhën e saj të preferuar), kështu që u përkthye në frëngjisht. Ajo mori pseudonimin Flora Dosen, sepse nëna e saj quhej Dosen.
Tek ne njihet për romanin e saj me titull "Ilirja" që i kushtohet Mbretëreshës Teuta e Ilirisë.
Veprat
Romane:
- Maestro (Le maestro), 1961.
- Misa ponedjeljkom (La messe du lundi), 1962.
- Luda želja (Un prix fou), 1966.
- Život kao život (La vie comme elle vient), 1974.
- Ja, svemir (Moi l’univers) 1979.
- Ilirja (L’Illyrienne - Ilirka), 1986, 1988.
Poezi:
- Prašina dana (La poussicre des jours), 1972.