Gjyqi Special, 1945


Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e 1945 (1 mars - 1 prill).

Bahri Omari duke qëndruar në gjyq

Termi juridik

Në një artikull shkencor, politologu dhe studjuesi i historisë Çelo Hoxha përsiatet mbi dyzimin që përçon termi i zgjedhur. Nga shqyrtimi i dokumenteve i bërë nga studjuesi, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate.

Në kokën e procesverbalit të Gjyqit është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë.” Kurse kokën e vendimit të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës.”

Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi. Gjë e matshme në nivel përdorimi nga udhëheqja për një tjetër rast: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, ti bëni gjyq dhe ta pushkatoni.”[1]

Rrethanat historike

Në nëntorin e 1944 partizanët komunistë morën pushtetin dhe menjëherë nisën arrestimet dhe pushkatimet[2] e figurave publike që perceptoheshin sikur kishin bashkëpunuar me pushtuesin ose që nuk kishin ndihmuar Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Gazeta "Bashkimi", organi i shtypit i Frontit Demokratik i Shqipërisë, në janar të 1945 hapej me editorial “Trathëtorët” me ton nxitës dhe gjuhë të ashpër kundrejt "tradhëtarëve" dhe "armiqve të popullit".[3]

Gjyqi Special u çua në këmbë nga regjimi komunist i porsaardhur në fuqi kundrejt të etiketuarve "armiqtë e popullit" dhe "kriminelët e luftës"[4]. U themelua në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar më 15 dhjetor 1944,[1] u formua me vendimin nr. 2 të Këshillit të Ministrave.[5] Si në pjesën tjetër tjetër të Evropës Lindore, spastrimi i të ashtuquajturve "fashistë" dhe "kriminelë lufte" luajti një rol qendror në themelimin dhe ndërtimin e një rendi mbështetur tek modeli sovietik.[6]

Përbërja

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, nënkol. Beqir Balluku, kap. i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska.[5]

Sipas vetë Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.[7]

Të dënuarit

Gjyqi nuk vërtetoi asnjë krim[8] dhe dënoi 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm, 10 me 30 vjet burg, 3 me 20 vjet burg, 5 me 15 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 5 vjet burg, 2 me 3 vjet dhe 3 me 2 vjet burgim. Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.[9]

Të dënuarit qenë:[10][11]

Me vdekje

  • Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)
  • Bahri Omari (ballist, ish-ministër)
  • Beqir Valteri (deputet, antizogist)
  • Daut Çarçani (prefekt)
  • Dik Cami (zogist, ushtarak)
  • Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)
  • Gustav Mirdash (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)
  • Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)
  • Ismail Golëmi (ushtarak, ballist)
  • Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)
  • Kolë Tromara (ballist, ish-ministër)
  • Kostandin Kote (ushtarak, ish-ministër)
  • Reshit Merlika (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)
  • Shyqyri Borshi (ushtarak)
  • Tahsim Bishqemi (ushtarak)
  • Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)
  • Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Me burgim

Referime