Kanal10
Kanal10 është një kanal televiziv privat me seli në Prishtinë, Kosovë. Transmetuesi u themelua më 10 gusht 2020 nga Arben Ahmeti dhe Fidan Rama pas transferimit të pronësisë së televizionit Rrokum tre muaj përpara.[1] Ai është rezultat i përpjekjes së gazetarëve për të ndërtuar media alternative duke dhënë shembull unik në hapësirat ku jetojnë shqiptarë, me pronarët Arben Ahmeti dhe Fidan Rama.
Lloji | Televizion gjeneralist |
---|---|
Shteti | Kosovë |
Zona e transmetimit | Kosovë Shqipëri |
Selitë | Shkabaj, Prishtinë |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Përmasa e figurës | 16:9 |
Pronësia | |
Pronari | Fidan Rama |
Prindi | Java Multimedia Production |
Njerëzit kyç | Arben Ahmeti (drejtor i përgjithshëm) Xhemajl Rexha (drejtor i programit) |
Historia | |
Nisur | 10 gusht 2020 |
Zëvendësoi | Rrokum TV |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | https://gazeta10.com |
Disponueshmëria | |
Media transmetuese | |
Streaming | GjirafaVideo |
Kompania prind është Java Multimedia Production, që zotëron poashtu Radio10, dhe webfaqen në internet Gazeta10.
Historiku
Themelimi
Ideja pas themelimit ishte të krijohej një televizion enkas nga gazetarët. Mundësia e një televizioni u vendos përfundimisht dhe u diskutua në një bisedë mes dy kolegëve Arben Ahmetit dhe Fidan Ramës, që atëherë ishin duke punuar në Radio Televizionin Dukagjini. Në maj të vitit 2020, kaloi pronësia e asaj që mbeti nga Rrokum TV prej themeluesit Migjen Kelmendit tek Arben Ahmeti (të cilin Kelmendi e pati student).[1]
Emisioni i parë që u transmetua ishte Mëngjesi me Arbenin nga Arben Ahmeti.
Programacioni
Prodhimet vetanake
- Politiko me Kushtrim Sadikun
- Prime Time
- Mëngjesi me Arbenin
- Info 10
- Pasdite me Lezet
- 10Live
- Lajmet (11:00, 15:00, 18:30)
- Expose
- Përtej tregimit