Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste)

Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste, është një rrjet ndërkombëtar i partive komuniste Hoxhiste, marksiste-leniniste që mbështesin linjën e liderit shqiptar Enver Hoxha dhe Partisë së Punës së Shqipërisë. Prandaj këto parti janë pjesë e tendencës brenda politikës marksiste-leniniste të njohur si anti-revizionizëm.

Ky grupim njihet si Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Bashkim & Luftë), ose Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhiste) për tu dalluar nga organizata me të njëjtin emër e cial mbështet Maoizmin, Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Buletini ndërkombëtar) ose Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Maoiste).

KNPOML ka takim të përgjithshëm një herë në vit. Po ashtu zhvillohen edhe takime rajonale në Evropë dhe Amrikën latine çdo vit.Organi teoretorik i Konferencës, Bashkim & Luftë, botohet çdo gjashtë muaj në disa gjuhë.

Anëtarë

Aktualisht Konferenca ka 20 anëtarë. Shqipëria u largua nga Konferenca në vitin 1991.

  •  Benini, Parti communiste du Bénin
  •  Brazili, Partido Comunista Revolucionário
  • Burkina Faso, Parti communiste révolutionnaire voltaïque
  • Kili, Partia Komuniste e Kilit (Veprimi proletar)
  • Kolumbia, Partido Comunista de Colombia (Marxista-Leninista)
  •  Bregu i Fildishtë, Parti Communiste Révolutionnaire de Côte d'Ivoire
  •  Danimarka, Arbejderpartiet Kommunisterne
  •  Republika Dominikane, Partido Comunista del Trabajo
  • Ekuadori, Partido Comunista Marxista-Leninista de Ecuador
  •  Franca, Parti communiste des ouvriers de France
  • Gjermania, Kommunistische Partei Deutschlands (Roter Morgen)
  •  Greqia, Lëvizja për riorganizimin e Partisë Komuniste të Greqisë 1918-1955
  •  Irani, Hezb-e Kar-e Iran
  •  Italia, Circolo Lenin
  •  Meksika, Partido Comunista de México (Marxista-Leninista)
  •  Norvegjia, ML-gruppa Revolusjon
  •  Spanja, Partido Comunista de España (marxista-leninista)
  •  Tunizia, Parti communiste des ouvriers tunisiens
  •  Turqia, Türkiye Devrimci Komünist Partisi
  •  Venezuela, Partido Comunista Marxista-Leninista de Venezuela

Ish-anëtarë

Lidhje të jashtme