Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit

Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit (UNCAC) është i vetmi traktat shumëpalësh ndërkombëtar kundër korrupsionit ligjërisht i detyrueshëm. Negocuar nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB), ai është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në tetor 2003 dhe ka hyrë në fuqi në dhjetor 2005. Traktati njeh rëndësinë e masave parandaluese dhe ndëshkuese, trajton natyrën ndërkufitare të korrupsioni me dispozitat për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për kthimin e të ardhurave nga korrupsioni. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) në Vjenë shërben si Sekretariat për UNCAC. Qëllimi i UNCAC është të reduktojë llojet e ndryshme të korrupsionit që mund të ndodhin përtej kufijve të vendit, të tilla si tregtia e ndikimit dhe abuzimi me pushtetin, si dhe korrupsioni në sektorin privat, si përvetësimi dhe pastrimi i parave. Një tjetër qëllim i UNCAC është të forcojë zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet vendeve duke ofruar mekanizma ligjorë efektivë për rikuperimin e aseteve ndërkombëtare.

Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, 2003.

Shtetet Palë – vendet që kanë ratifikuar Konventën – pritet të bashkëpunojnë në çështjet penale dhe të marrin në konsideratë ndihmën e njëri-tjetrit në hetimet dhe procedimet në çështjet civile dhe administrative në lidhje me korrupsionin. Konventa më tej bën thirrje për pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare në proceset e llogaridhënies dhe nënvizon rëndësinë e aksesit të qytetarëve në informacion.

Shiko edhe

Referime