Kristaq Antoniu

Kristaq Antoniu (1909 - 1979) - këngëtar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Me origjinë nga Korça, ai lindi në Rumani,[1] ku dhe përfundoi Akademinë Mimodramatike të Bukureshtit. Interpretoi rolet e para në disa filma kinematografie, ku dhe u bë i njohur. Si koncertist dhe këngëtar operetash, zhvilloi turne me një trupë nëpër Evropë.

Në Shqipëri u kthye në vitin 35, ku dhe nisi një veprimtari të gjallë artistike. U shqua në interpretimin e arieve nga operat klasike dhe të këngëve popullore.

Referime

Lidhje te jashtme

Lidhje e jashtme