Kronikë në gur

roman i Ismail Kadares

Kronikë në gur është një prej romaneve të hershëm të Ismail Kadaresë, i botuar së pari më 1971, flet për qytetin e Gjirokastrës e traditat e saj.[1] Motivet autobiografike çojnë drejt fëmijërisë së autorit aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.[2]

Kronikë në gur
Ballina e librit
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaLufta e dytë botërore
BotoiUnited Kingdom Canongate
Shqipëria Sh.B. Onufri
FaqeUnited Kingdom 280
Shqipëria 318
OCLC44885471
Përcjellet ngaÇështje të marrëzisë 

Kritika

Letrare

Kritiku dhe përkthyesi i veprës në gjuhën angleze Arshi Pipa shkruan se kjo vepër është pikë së pari një roman politik, heretik në frymëzimin e tij.[3]

Joletrare

Ndër personazhet e përmendura është edhe greku Argjir Argjiri (gr. Αργύρης Αργυρίου) si personazh hermafroditi. Ky qe një banor i njëmendtë, grek i venduar në Gjirokastër nga fronti i Luftës Civile në Greqi, më 1949, jetoi disa vite aty, madje edhe u martua.[4]

Referime