Lamia

Lamia është një qytet në Greqinë qendrore. Qyteti daton në antikitet, dhe sot është kryeqyteti i njësisë rajonale të Fthiotis dhe i rajonit të Greqisë Qendrore (që përbëhet nga pesë njësi rajonale). Sipas censusit të vitit 2011, Bashkia e Lamisë ka një popullsi prej 75.315 banorësh ndërsa vetë Lamia një popullsi prej 52.006 banorësh. Qyteti ndodhet në shpatet e malit Othrys, pranë lumit Spercheios. Ajo shërben si qendër bujqësore e një zone pjellore rurale dhe blegtorale.

Kartolina e Lamisë, 1917.

Emri

Një tregim thotë se qyteti u emërua sipas figurës mitologjike të Lamias, vajzës së Poseidonit dhe mbretëreshës së Trakinezëve. Një tjetër pohon se është emërtuar sipas Malianëve, banorëve të zonës përreth. Në mesjetë, Lamia quhej Zetounion (Ζητούνιον), një emër që u ndesh për herë të parë në Koncilin e 8-të Ekumenik në vitin 869. Qzteti ishte i njohur si Girton nën sundimin frank pas Kryqëzatës së katërt dhe më vonë El Cito kur u kontrollua nga Kompania Katalane e mercenarëve. Në turqisht, nganjëherë quhej Izdin ose İzzeddin . [1] Qyteti njihej gjithashtu si Zeitun. [2]

Gërmimet arkeologjike kanë treguar se vendi i Lamisë ka qenë i banuar të paktën që nga epoka e bronzit (mijëvjeçari III para Krishtit). [3]

Bashkia

Bashkia Lamia u formua në reformën e qeverisjes vendore të vitit 2011 nga bashkimi i 5 ish-bashkive të mëposhtme, të cilat u bënë njësi bashkiake: [4]

  • Gorgopotamos
  • Lamia
  • Leianokladi (Lianokladi)
  • Pavliani
  • Ypati

Komuna ka një sipërfaqe prej 947.006 km 2, njësia bashkiake 413.482 km 2 . [5]

Popullsia

VitiNjësia bashkiakeBashkia
198141846-
199155,445-
200158601-
201164,71675,315

Shih edhe

Literatura

  • Πάλλης, Γιώργος (2020). Από τη Λαμία στο Ζητούνι: Ανασυνθέτοντας μια μικρή βυζαντινή πόλη. Αθήνα: Gutenberg. ISBN 978-960-01-2095-0.

Referime