Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë filloi me pretekstin e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand, pasardhësit të fronit austriak. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Afrikë, Amerikë e Jugut, Amerikë e Veriut dhe Australi.

Lufta e Parë Botërore

Në drejtim të akrepave të orës nga lart:
  • Rruga për në Bapaume pas Betejës së Somme, 1916
  • Tanket britanike Mark V që kalojnë linjën Hindenburg, 1918
  • HMS Irresistible pasi goditi një minë në Dardanelet, 1915
  • Një ekuipazh britanik te veshur me Mitraloz Vickers dhe me maskë gazi gjatë Betejës së Somme, 1916
  • Luftëtarë gjermanë me biplane Albatros D.III afër Douai, Francë, 1917
Data28 korrik 1914 – 11 nëntor 1918
(4 vite, 3 muaj e 2 javë)
Traktate paqësore
  • Traktati i Versajës
    Nënshkruar më 28 qershor 1919
    (4 vite dhe 11 muaj)[b]
  • Traktati i Saint-Germain-en-Laye
    Nënshkruar më 10 shtator 1919
    (5 vite, 1 muaj, 1 javë e 6 ditë)
  • Traktati i Neuilly-sur-Seine
    Nënshkruar më 27 nëntor 1919
    (4 vite, 1 muaj, 1 javë e 6 ditë)[c]
  • Traktati i Trianon
    Nënshkruar më 4 qershor 1920
    (5 vite, 10 muaj e 1 javë)
  • Traktati i Sèvres
    Nënshkruar më 10 gusht 1920
    (6 vite, 1 javë e 6 ditë)[d]
  • Traktati i Paqes Shtetet e Bashkuara-Austri
    Nënshkruar më 24 gusht 1921
    (3 vite, 8 muaj, 2 javë e 3 ditë)[e][f]
  • United States–Germany Peace Treaty
    Nënshkruar më 25 gusht 1921
    [g]
  • United States–Hungary Peace Treaty
    Nënshkruar më 29 gusht 1921
    (3 vite, 8 muaj, 3 javë dhe 1 ditë)[[h]
  • Traktati i Lozanës
    Nënshkruar më 24 korrik 1923
    (8 vjet, 8 muaj, 3 javë dhe 4 ditë)[i]
Vendodhja
Evropa, Afrika, Lindja e Mesme, Ishujt Paqësor, Kina, Oqeani Indian, Oqeani Atlantik Verior dhe Jugor
Pasoja

Aleatët fituan

Ndryshimet
territoriale
  • Formimi i vendeve të reja në Evropë dhe Lindjen e Mesme
  • Transferimi i kolonive dhe territoreve gjermane në vende të tjera, ndarja e Perandorisë Osmane, shpërbërja e Austro-Hungarisë dhe rënia e Perandorisë Ruse
Palët pjesëmarrëse

Fuqitë Aleate:

Fuqitë Qendrore:
Komandantët dhe udhëheqësit

]][j] 

  • Georgy Lvov
  • Alexander Kerensky
  • [[Viktor Emanueli III

]]

}}
  • Vilhelmi II
  • Stampa:Country data Austria-Hungary [[Franc Jozef I

]][k]

  • Stampa:Country data Austria-Hungary Karl I
  • Perandoria Osmane Mehmed V[l]
  • Perandoria Osmane Mehmed VI
  • Perandoria Osmane Tre Pashallarët
  • Ferdinand I
    dhe të tjerë ...
Fuqia ushtarake
Gjithsej: 42,928,000
  • 12,000,000
  • 8,660,000[m]
  • Perandoria Britanike 5,839,000 [n]
  • 5,093,000
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4,744,000
  • 1,680,000
  • 1,234,000
  • 800,000
  • Mbretëria e Serbisë 707,000
  • Kanadaja 629,000
  • Australia 417,000
  • 380,000
  • 230,000
  • 200,000
  • 136,000
  • 129,000
  • 50,000
  • 50,000
Total: 25,248,000
  • Stampa:Country data Austria-Hungary 7,800,000
  • Perandoria Osmane 2,998,000
  • 1,200,000
68,176,000 (gjithsej)
Viktimat dhe humbjet
  • Ushtarë të vdekur: 5,525,000
  • Ushtarë të plagosur: 12,832,000
  • Gjithsej: 18,357,000 KIA, WIA and MIA
  • Civil të vdekur: 4,000,000
detaje të mëtejshme ...
Military deaths by country:[1][2]
  • 1,811,000
  • 1,398,000
  • 1,115,000
  • 651,000
  • 250,000–335,000
  • 275,000
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës 117,000
  • 59,000–88,000
  • 26,000
  • 7,000
  • 3,000
  • <1,000
  • Ushtarë të vdekur: 4,386,000
  • Ushtarë të plagosur: 8,388,000
  • Gjithsej: 12,774,000 KIA, WIA and MIA
  • Civil të vdekur: 3,700,000
detaje të mëtejshme ...
Vdekjet ushtarake sipas vendit:[1]
  • 2,051,000
  • Stampa:Country data Austria-Hungary 1,200,000
  • Perandoria Osmane 772,000
  • 88,000
Shtetet e përfshira në Luftën e Parë Botërore.
Me të kaltër: Pakti i Trefishtë dhe aleatët
Me të kuqe: Perandoritë qendrore.

Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar tek dy blloqet. Blloku i Antantes ku bënin pjesë: Britania ,Franca dhe Perandoria Ruse dhe blloku Tripalësh (Forcat Qendrore) ku bente pjese Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Bullgaria .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes. Dhe ai u gjet ne 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serb Gavrillo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit të Austrisë, Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dërgoi ultimatum Serbisë, por Serbia refuzoi kushtet e tij, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn ne lufte me Serbinë.

Këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria Gjermane dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Bllokut të Antantës.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi zotërimet koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleonike, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati i Sarajevës.

Strategjia gjermane në 1914, e njohur si Plani Schlieffen, ishte të mundej fillimisht Franca dhe fortifikimet të shmangeshin duke i rënë përmes Belgjikës, e më pas të sulmohej Rusia. Megjithatë kjo manovër dështoi për shkak të qëndresës belge dhe franceze, dhe përforcimeve britanike. Në fund të vitit 1914, fronti perëndimor përbëhej nga një vijë e vazhduar transheshë që zgjatej nga Kanali Anglez deri në Zvicër. Fronti Lindor ishte më elastik por asnjëra nga palët nuk mundi të merrte një përparësi vendimtare, megjithë një seri sulmesh të kushtueshme. Luftimet u zgjeruan në fronte të dyta kur Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe të tjerat hynë në luftë mes 1915 dhe 1916.

Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në anën e Aleatëve në Prill 1917, ndërkohë bolshevikët zunë pushtetin në Revolucionin e Tetorit dhe bënë paqe me fuqitë qëndrore në fillim të vitit 1918. Të liruar nga detyrimet e frontit lindor, gjermanët nisën një sulm në perëndim në mars 1918, duke shpresuar të arrinin një fitore vendimtare para mbërritjes së trupave amerikane. Dështimi i këtij sulmi e la Ushtrinë Pernadorake Gjermane të drobitur dhe të demoralizuar dhe kur Aleatët filluan sulmin në Gusht 1918, forcat gjermane nuk mundën ta ndalonin përparimin e tyre.

Mes 29 Shtatorit dhe 3 Nëntorit 1918, Bullgaria, Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria pranuan armëpushimin me Aleatët duke e lënë Gjermaninë të izoluar. Duke u përballur me revolucionin në shtëpi dhe me ushtrinë në prag të dezertimit, Kajzeri Wilhelm II abdikoi më 9 Nëntor. Armëpushimi i 11 Nëntorit 1918 tre ditë më vonë mbylli luftimet ndërsa Konferenca e Paqes së Parisit vuri disa detyrime mbi fuqitë e mundura, më e njohura nga to Traktati i Versajës.

Shkaqet

Shkaqet e Luftës së Parë Botërore ishin përplasjet e interesave te disa vendeve mbi rajone të ndryshme:

  1. Për Ballkanin- përplaseshin interesat e Rusisë dhe Italisë/Austro-Hungarisë.
  2. Për rajonin e Tirolit- përplaseshin interesat e Italisë dhe Austro-Hungarisë.
  3. Për Poloninë - përplaseshin interesat e Gjermanisë dhe Rusisë.
  4. Për Elzasë-Lotringenin - përplaseshin interesat e Gjermanisë dhe Francës.
  5. Anglia kërkonte shtimin e kolonive.
  6. Lëvizja e popujve per pavarësi.
  7. Gjermania e cila ishte më e zhvilluara i rriti shumë pretendimet e saj.

Shpërthimi i luftës

Shkaqet e LPB-së ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e ndërlikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTËN dhe FORCAT QENDRORE.

Pasojat


Teknika

Media


    Video klip në të cilin shihet hedhja e bombave nga Aleatët ndaj Gjermanisë.


  • Probleme me shikimin e skedarit video? Shiko media ndihmë.

    Tanket e thjeshta të LPB u ndihmuan Aleatëve të avancojnë në Francë në vitin 1918.


  • Probleme me shikimin e skedarit video? Shiko media ndihmë.

Shiko edhe

Shënimet

Referime