Medelpad

Medelpad është një provincë në veri të Suedisë. Kufizohet me Hälsingland në jug, Härjedalen në perëndim, Jämtland në veriperëndim, Ångermanland në veri dhe Detin e Botnisë në lindje.

Medelpad
Stema Medelpad
Location of Medelpad
VendiSuedia Suedia
KrahinaNorrland
QarqetQarku Västernorrland
Sipërfaqja
 • Gjithsej7.058 km2 (2.725 sq mi)
Popullsia
 (2021)[1]
 • Gjithsej126.539
 • Dendësia18/km2 (46/sq mi)
Grupi etnik
 • GjuhaSuedisht
 • DialektiSuedishtja veriore
Kultura
 • LuljaSpruce
 • KafshaLepuri i malit
 • ZoguSmall crossbill
 • PeshkuPerch
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)

Medelpad është provinca e 13-të me sipërfaqen më të madhe, i 13-ti me dendësi më të madhe të popullsisë dhe i 16-ti me popullsinë më të madh. Nga nëntë provincat e Norrland, Medelpad ka sipërfaqen e dytë më të vogël, të gjashtën më të madhe të popullsisë dhe të dytin me dendësinë më të madhe të popullsisë. Gjatësia më e madhe në lindje-perëndim është 140 kilometra, dhe gjerësia më e madhe në veri-jug 90 kilometra.[2]

Administrata

Provincat e Suedisë nuk shërbejnë për qëllime administrative apo politike, por janë entitete historike dhe kulturore. Në rastin e Medelpad, provinca përfshin afërsisht pjesën jugore të qarkut administrati (län), Qarku Västernorrland.

Tri komuna kanë selitë e tyre në Medelpad:

  • Sundsvall
  • Timrå
  • Ånge

Gjeografia

Provinca ndodhet në një lartësi mesatare prej 200-300 metra mbi nivelin e detit. Malet më të larta nuk janë më shumë se 500 metra të larta - më i larti është Myckelmyrberget me 577 metra. Nga sipërfaqja e përgjithshme, rreth 500 km² është ujë. Liqeni më i madh është Holmsjön, i vendosur në 200 metra lartësi, i ndjekur nga Leringen, në një lartësi të ngjashme.

Ka gjithashtu dy lumenj të mëdhenj që rrethojnë provincën: Ljungan dhe Indalsälven.

Sporti

Futbolli në provincë administrohet nga Medelpads Fotbollförbund dhe përfshin klube të tilla si Ljustorps IF. Skuadra e vetme e futbollit e provincës aktualisht në ligën më të lartë Allsvenskan është GIF Sundsvall. Hokeji mbi akull është gjithashtu popullor, me Timrå IK, dhe basketbolli me Sundsvall Dragons.

Referime