Metamorfoza e Kërcellit

Metamorfoza e Kërcellit

Metamorfozat e kërcellit janë rezultat i përshtatshmërisë së gjatë të llojeve (specieve) të bimëve ndaj ambientit qe i rrethon. Duke iu përshtatur kushteve të jashtme, kërcelli është i aftë të ndryshojë si formën ashtu edhe strukturën e tij. Te kërcelli dallojmë metamorfoza nëntokësore dhe mbitokesore. Kërcejtë nëntokësorë në ndonjë rast, duke iu përshtatur kushteve të jetës në tokë kanë ndryshuar ndërtimin e tyre anatomik. Këto pjesë të kërcellit nëntokësorë janë kthyer në organe për rezervimin (grumbullimin) e materieve ushqimore. Metamorfozat e kërcejve nëntokësorë janë: rizoma, zhardhoku, bulbi, etj.[1]