Muzeu Falologjik Islandez

Muzeu Falologjik Islandez (isl. Hið Íslenzka Reðasafn), i cili gjendet në Reykjavík, përmban koleksionin më të gjërë organesh seksuale mashkullore në botë. Muzeu u themelua më 1997 nga Sigurður Hjartarson dhe drejtohet nga djali i tij, Hjörtur Gísli Sigurðsson. Sipas drejtorisë, muzeu ka 280 mostra nga 92 specie kafshësh duke përfshirë 55 nga balena, 36 nga foka dhe 116 nga gjitarë tokësorë. Muzeu morri mostrën e parë njerëzorë më 2011, kërkimi i së cilës ishte subjekti i një dokumentari kanadez me titull The Final Member.[1]

Gjithashtu, ata pohojnë që kanë mostra dhe nga qënie mitologjike, të cilat nuk duken sepse sipas mitologjisë islandeze janë të padukshme. Gjatë viteve muzeu ka tërhequr vëmendjen e turisteve në rajon, kurse shumica e tyre janë femra.[2]

Referime

Lidhje të jashtme

faqja zyrtare e muzeut