Namazi i Akshamit

Namazi i Akshamit ose Akshemit është namazi pas perëndimit te diellit gjer në Jaci.

Namazi i mbrëmjes

Koha e namazit

- Fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.

Përbërja e namazit

- Namazi i mbrëmjes përbëhet prej 5 (pesë) rekatëve nga të cilet 3 (tre) janë farz dhe 2 (dy) sunnet.

Falja e namazit

- Si zakonisht fillimisht thirret ezani dhe në këtë kohë pas ezant menjëherë thirret ikameti dhe pas ikametit falen 3 (tre) rekatët farz dhe pas faljes së farzit falet namazi sunnet (dy rekat).

Vlera e namazit

-

Falja e namazit me imam

-

Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Myslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]

Vlera e namazit të mbrëmjes

Shih edhe

EmriKohaSuneteFarzeSunete të funditVitër
SABAHUPara lindjes së Diellit2 Rekat2 Rekats'kas'ka
YLEJAPasdite gjer ne Iqindi4 Rekat4 Rekat2 Rekats'ka
IQINDIAPas dreke gjer në perëndim të Diellit4 Rekat4 Rekats'kas'ka
AKSHAMIPas perëndimit te Diellit gjer në Jacis'ka3 Rekat2 Rekats'ka
JACIANga akshami gjer në mesnatë4 Rekat4 Rekat2 Rekat3 Rekat

Referimet