Përbindëshi (Roman)

Përbindëshi është një roman i shkruar nga Ismail Kadare në vitin 1964 dhe i botuar një vit më vonë në revistën "Nëntori". I konsideruar antidogmatik,[1] pas botimit u ndalua nga autoritetet komuniste dhe mbeti i tillë deri pas rënies së sistemit.

Përbindëshi
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
BotoiRevista Nëntori

Përmbajtja

Botime

Romani i shkurtër Përbindëshi u botua së pari tek numri 12 i së përkohshmes Nëntori, më 1965, në Tiranë. Por pasi u ndalua u desht një çerek shekulli që të gjente sërish dritën e botimit, së pari në Prizren më 1990 dhe më pas në Tiranë më 1991.[2]

Përkthime

Vepra u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris më 1991.[2]

Referime

Lidhje të jashtme