Patna

Patna është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit të Biharit në Indi. Patna është qyteti i dytë më i madh në Indinë Lindore pas Kalkutës. Në vitin 2011 ajo kishte një popullsi prej 1.68 milionë banorësh, duke e bërë atë qytetin e 19-të më të madh në Indi. Me mbi 2 milionë banorë, aglomerati i saj urban është aglomerati i 18-të më i madh në Indi. Patna është edhe vend-ndodhja e Gjykatës së Lartë të Patnas.

Patna
पटना
Qytet metropolitan
Në kah të kundërt me akrepat e orës nga lartë: jug-perëndimi i Gandhi Maidan Marg; Stupa e Parkut Buda Smriti; pamje pranë Biscomaun Bhawan; Muzeu i Patnas; Statuja e Mahatma Gandit në Gandhi Maidan; Mbikalimi Mithapur dhe lumi Gang.
Në kah të kundërt me akrepat e orës nga lartë: jug-perëndimi i Gandhi Maidan Marg; Stupa e Parkut Buda Smriti; pamje pranë Biscomaun Bhawan; Muzeu i Patnas; Statuja e Mahatma Gandit në Gandhi Maidan; Mbikalimi Mithapur dhe lumi Gang.
Popullsia
 • Gjithsej1 683 200[1]
Emri i banorëvePatnaitë
{{{postal_code_type}}}
800 XXX
TargatBR 01
Faqja zyrtarepatna.bih.nic.in
patnanagarnigam.in
www.paliganjtimes.com

Është një nga vendet më të vjetra të banura në mënyrë të vazhduar në botë.[6] Patna u themelua në vitin 490 p.e.s. nga mbreti i Magadhas. Patna e lashtë, e njohur si Pataliputra, ishte kryeqyteti i Mbretërisë Magadha nën Dinastinë Haryanka, Dinastinë Nanda, Dinastinë Mauryane, Dinastinë Shunga, Dinastinë Gupta dhe atë Pala. Pataliputra ishte qendër e mësimit dhe arteve të bukura. Pataliputra ishte vend i astrologëve dhe studiuesve duke përfshirë Aryabhata-n, Panini-n, Vatsyayana-n, Chanakya-n dhe Kalidasa-n.[7][8] Popullsia e saj gjatë Periudhës Mauryane (rreth vitit 300 p.e.s.) ishte rreth 400 000 banorë.[9] Patna shërbeu si seli pushteti, qendër politike dhe kulturore e nënkontinentit Indian gjatë Perandorisë Mauryane dhe Gupta. Me rënien e Perandorisë Gupta, Patna e humbi lavdinë e saj. Ajo u rigjallërua përsëri në shekullin e XVII nga britanikët si një qendër e tregtisë ndërkombëtare. Duke pasuar ndarjen e presidencës së Bengalit në vitin 1912, Patna u bë kryeqyteti i provincës së Biharit dhe Orissa-s.[10]

Qyteti modern i Patnas është i vendosur në bregun jugor të lumit Gang.[11] Qyteti shtrihet midis lumenjve Sone, Gandak dhe Punpun. Qyteti është afërsisht 35 km i gjatë dhe 16-18 km i gjerë. Në qershor 2009, Banka Botërore e renditi Patnan të dytin në Indi (pas Delhit) për lehtësinë e të nisurit të biznesit.[12] Bazuar në vitin 2015, prodhimi i brendshëm bruto për banor i Patnas ishte 106 000 rupi (1581 dollarë$).[13] Sipas shifrave të rritjes mesatare vjetore, Patna është qyteti i 21-të me rritjen më të shpejtë në botë dhe qyteti i 5-të me rritjen më të shpejtë në Indi sipas një studimi nga ‘City Mayors' Foundation’. Patna regjistroi një rritje mesatare vjetore prej 3.72% gjatë viteve 2006–2010.[14] Patna ka gjithashtu nivelin më të ulët të popullsisë në baraka se çdo qytet tjetër në Indi.[15][16]

Qendrat e pelegrinazhit budist, hindu dhe Xhainist Vaishali, Rajgiri, Nalanda, Bodh Gaya and Pawapuri ndodhen në afërsi të qytetit të Patnas, që është një qytet i shenjtë për sikistët si qyteti i gurusë së dhjetë sikist, Guru Gobind Singh, që lindi këtu.[17]

Etimologjia

Emri i këtij qyteti ka ndryshuar përgjatë kohës. Një nga qytetet më të vjetra në Indi, ka mjaft teori në lidhje me origjinën e emrit modern Patna (Devanagari:पटना; Gurmukhi:ਪਟਨਾ)Qyteti është njohur me emra të ndryshëm përgjatë më shumë se 2 000 vjetëve të ekzistencës së tij– Pataligrama, Pataliputra, Kusumapura, Kusumdhwaja Pushpapuram, Padmavathi, Azimabad dhe emri i sotëm Patna.[18][19] Vendi është përmendur nga përshkrimet e udhëtarit kinez Faxian si Pa-lin-fou.[20]Etimologjikisht ka rrjedhur nga Patan (Devanagari: पIतन), ermi i perëndeshës hindu, Patan Devi.[20]Tempulli i Patan Devit është i vendosur akoma në Patnan e vjetër pranë Gulzarbagh Mandi-t bashkë me TempulliN e Patan Devit afër Takht Sri Patna Sahib-it në qytetin e Patnas.

Shumë besojnë se rrjedh nga emri i Patli-t, një varietet peme që gjendej me tepri në qytetin historik,[21] që shihet edhe një logon turistike të shtetit të Biharit.[22]

Sipas legjendës origjina e emrit të Patnas i atribuohet mbretit mitologjik Putraka që e krijoi Patnan në mënyrë magjike për mbretëreshën e tij Patali, që do të thotë "Oroxylum indicum", që i dha emri e lashtë Pataligrama. Thuhet se në nder të të parëlindurit të mbretëreshës, qyteti u emërtua Pataliputra. Grama është fjala sanskrite për fshat, ndërsa putra do të thotë djal, bir.[23] Sipas legjendës tregohet se Buda i Smerald u krijua në Patna (atëherë Pataliputra) nga Nagasena në vitin 43 p.e.s.[24]

Historia

Periudha e lashtë

Patna mori rëndësi dhe zhvillim rreth vitit 490 p.e.s.[25][26] pasi Ajatashatru, mbreti i Magadhas, donte ta zhvendoste kryeqytetin e tij nga Rajagrha kodrinore (Rajgiri i sotëm) në një vend të vendosur në mënyrë strategjike për të luftuar më mirë klanin Licchavi të qytetit të Vaishalit.[27] Ai e zgjodhi sitin në bregun e Gangut dhe zonën e fortifikuar. Gautama Buda udhëtoi përmes këtij vendi në vitin e fundit të jetës së tij. Ai profetizoi një të ardhme të madhe për këtë vend, edhe pse parashikoi rrënimin e tij për shkak të përmbytjeve, zjarrit dhe armiqësive.[28]

Perandoria Maurjane

Statujë e matrikave, e gjetur afër Agam Kuan-it, ndërtuar nga Ashoka

Megasthenes-i, historiani dhe indo-grek dhe ambasadori i oborrit të Chandragupta Maurjas, dha një nga përshkrimet më të hershme të qytetit. Ai shkroi se qyteti ishte i vendosur në pikëtakimin e lumenjve Gang dhe Arennovoas (Sonabhadra — Hiranyawah) dhe ishte 14 km i gjatë dhe 2.82 km i gjerë.[29][30] Megasthenes-i, ambasadori grek në Indi, e përshkruan qytetin si më të madhin në tokë gjatë kulmit të tij.[31] Dinastia Shunga në fund mori kontrollin e Pataliputras dhe sundoi për pothuaj 100 vjet. Ajo u pasua nga Dinastia Kanva dhe në fund nga ajo Gupta.[32]

Një numër udhëtarësh kinezë erdhën në Indi në kërkim të diturisë dhe regjistruan vëzhgimet e tyre rreth Pataliputras në udhëpërshkrimet e tyre. Një përshkrim i till i famshëm u regjistrua nga udhëtari budist kinez Fa Hsien ose Faxian, që e vizitoi Indinë midis viteve 399 dhe 414 të e.s. dhe qëndroi aty për shumë muaj duke përkthyer tekste budiste.[33]

Perandoritë Gupta dhe Mogule

Rruga kryesore e Patnas, 1814–15.
Qyteti i Patnas, në lumin Gang, pikturë e shëkullit të XIX

Në vitet që pasuan, shumë dinasti e sunduan nënkontinentin indian nga qyteti, duke përfshirë Dinastinë Gupta dhe mbretërit Pala. Me shpërbërjen e Perandorisë Gupta, Patna kaloi përmes kohësh të turbullta. Bakhtiar Khilji e pushtoi Biharin në shekullin e XII dhe shkatërroi shumë qendra të lashta mësimi dhe Patna e humbi prestigjin e saj si qendër kulturore e Indisë.[34]

Guru Gobind Singh-u (22 dhjetor 1666 – 7 tetor 1708), guruja i dhjetë sikist, lindi në Patna si Gobind Rai i Guru Teg Bahadur-it, gurusë së nëntë sikist, dhe gruas së tij Mata Gujri. Vendlindja e tij, Patna Sahib, është një nga sitet më të shenjta të pelegrinazhit për sikistët.[35]

Periudha Mogule qe një periudhë e administrimi provincial nga Delhi të pavënë re.[36] Periudha më e shquar gjatë mesjetës ishte nën perandorinë Pathan, Sher Shah Suri, që e rigjallëroi Patnan në mesin e shekullit të XVI. Ai ndërtoi një fortesë dhe themeloi një qytet në brigjet e Gangut. Fortesa e Sher Shah Surit në Patna nuk ekziston më, megjithatë ekziston akoma xhamia e Sher Shah Surit, e ndërtuar në stilin arkitekturor afgan. Perandori mogul Akbar e arriti Patnan në vitin 1574 për të shtypur kreun rebel afgan Daud Khan. Një nga navaratnat e oborrit të Akbarit, historian i i tij zyrtar dhe autori i "Ain-i-Akbari-t", Abu'l-Fazl ibn Mubarak i referohet Patnas si një qendër e lulëzuar për industritë e letrës, gurit dhe qelqit. Ai i referohet edhe cilësisë së lartë të varieteteve të shumta të orizit të rritur në Patna, i famshëm në Evropë si Orizi i Patnas.[37]

Nga viti 1620, qyteti i Patnas u përshkrua si "qyteti kryesor i të gjithtë Bengalit[27][38] në Indinë veriore, "Qyteti më i madh dhe më i famshëm për tregti në Bengal".[39] Kjo ishte para themelimit të qytetit të Kalkutës. Perandori mogul Aurangzeb pranoi kërkesën e nipit të tij të parapëlqyer, princit Muhammad Azim, për ta riemërtuar Patna si Azimabad, në 1704 ndërsa Azimi ishte në Patna si subedar. Patna ose Azimabadi sipas Phllip Mason në librin "The Men Who Ruled India", përjetoi disa veprimtari të dhunshme. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe shumë pak ndryshoi përveç emrit. Me rënien e Perandorisë Mogule, Patna kaloi në duart e Nawab-ëve të Bengalit, që vunë taksa të rënda mbi popullsinë por lejuan të lulëzonte si një qendër tregtare. Banesat e Maharaxhait të Tekari Raj-it mbizotëronin bregun e lumit të Patnas në vitet 1811–12.[40]

Perandoria Britanike

Gjatë shekullit të XVII, Patna u bë një qendër e tregtisë ndërkombëtare.[38] Në 1620, East India Company krijoi një fabrikë në Patna për tregtimin e basmës dhe mëndafshit. Shpejt u bë një qendër tregtare për nitratin e potasit. Francois Bernier, te Travels in the Mogul Empire (1656–1668), thotë "...një sasi e rëndësishme nitrati potasi importohej nga Patna. Transportohej nëpërmjet Gangut me lehtësi dhe hollandezët dhe anglezët dërgonin ngarkesa të mëdha në shumë pjesë të Indive dhe në Evropë". Kjo tregti inkurajoi evropianët e tjerë, kryesisht francezët, danezët, hollandezët dhe portugezët, të konkuronin në biznesin fitimprurës. Peter Mundy, që shkroi në 1632, e përshkruan Patnan si "tregu më i madh i rajonit lindor".[36] Pas betejës vendimtare të Buxar-it në 1764, sipas traktatit të Allahabadit, East India Company iu dha e drejta të mblidhte taksat e ishte provincës mogule nga perandori mogul. Patna u aneksua nga kompania në 1793 në territorin e saj kur nizamati (suzereniteti mogul) u shfuqizua dhe British East India Company morri kontrollin e provincës Bengal-Bihar. Patna megjithatë vijoi si një qendër tregtare.

Në vitin 1912, kur presidenca e Bengalit u nda, Patna u bë kryeqendra e provincës britanike të Biharit dhe Orissa-s, megjithëse në 1935 Orissa u bë një entitet i veçuar me kryeqendrën e saj.[41][42]

Lëvizja e pavarësisë indiane

Njerëzit nga Patna u përfshinë gjerësisht në lëvizjen për pavarsinë indiane.[43][44] Lëvizjet më të shquara ishin lëvizja Champaran kundër plantacioneve të lullaqit (Indigofera tinctoria) dhe lëvijza e vitit 1942 ‘Quit India’.[45][46] Udhëheqësit kombëtar që erdhën nga qyteti përfshijnë Swami Sahajanand Saraswati-n, presidentin e parë të Asamblesë konstituive të Indisë; Dr. Rajendra Prasad-in; Bihar Vibhuti-n (Anugrah Narayan Sinha); Basawon Singh-un (Sinha); Loknayak-un (Jayaprakash Narayan) dhe Dr. Sachidanand Singh-un.[47]

Pas pavarësisë

Patna mbeti kryeqyteti i Biharit pasi India fitoi pavarësinë në 1947, edhe pasi Bihari u nda përsëri në vitin 2000, kur u krijua shteti i Xharkandit.[42]

Më 27 tetor 2013, një seri bombash të koordinuara tronditën qytetin në një grumbullim masiv elektoral për kanditatin për kryeministër të BJP-së Narendra Modi. Nga 300 000 pjesëmarrësit e vlerësuar në grumbullim, u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 85 të tjerë në një tetë shpërthime nga terroristët islamikë.[48] Më 3 tetor 2014, 33 persona u vranë dhe 26 u plagosën në një shtypje në rrëmujën e turmës në Gandhi Maidan, gjatë kremtimeve të Vijaya Dashmi-t.[49]

Gjeografia

Topografia

image_map e distriktit të Patnas
Aglomerati Urban i Patnas
JuridiksioniPopullsia
QytetiTipiVlerësimi
(2011)
Patna'Korporatë bashkiake1 684 222
DanapuriNagar Parishad182 429
BadalpuraJashtë qytetit75
Kantoni Dinapurbord kantoni28 723
Khagaul-iNagar Parishad44 364
NohsaQytet censusi16 680
Kolonia e banimit PataliputraQytet censusi3 531
Phulwari SharifNagar Parishad81 740
SaidpuraQytet censusi7 392
Ag. Ur. i Patnas2 049 156
Distrikti i Patnas5 838 465
Burimi:[50][51]

Patna është e vendosur në bregun jugor të lumit Gang në Indinë Lindore. Sipërfaqja e përgjithshme e Patnas është 136 km2. Nga kjo, sipërfaqja bashkiake përbën 99 km2, ndërsa sipërfaqja e rrethinave përbën 36 km2. Koordinatat e sakta kartografike të Patnas janë 25°36′N 85°06′E / 25.6°N 85.1°E / 25.6; 85.1. Ngritja e saj mesatare është 53 m. Një karakteristikë e veçantë e gjeografisë së Patnas është në pikëtakimin e lumenjve.[2] Një rrip i ngushtë toke disi të lartë rreth 8 kilometra i gjerë përgjatë bregut jugor të Gangut që ka tokë shumë pjellore aluvionale fushore në pjesët e mbetura.

Gjatë sundimit britanik, Patna ishte pjesë e presidencës së Bengalit. Pasi distrikti i Nalanda-s u shkëput nga distrikti i Patnas në 1976,[52] Patna u pastrua nga të gjitha rajonet kodrinore. Është një shtrirje e sheshtë toke aluvionale.Toka në distrikt është tepër pjellore dhe është gati e gjitha e kultivuar e pa mbuluar me pyje. Toka aluvionale kosiderohet ideal për kultivimin e orizit, kallamsheqerit dhe drithra të tjera ushqimore. Sipërfaqja nën kultivim është e mbjellë me dru frutor mangoje dhe korije bambuje. Një fushat përgjatë brigjeve të Gangut, rriten barëra si ammannia, citriculari, hygrophile dhe sesbania. Por palma, palma me daterë dhe pemët e mangos gjenden pranë banesave. Në fshatra larg nga lumenjtë ndonjëherë shihen shtrirje shkurresh. Pemët më të zakonshme janë bel, siris, artocarpus heterophyllus dhe bombax.[53] Patna është e veçant në pasjen e katër lumenjve të mëdhenj në afërsi të saj.[54] Është qyteti më i madh lumor në botë.[55] Topografia e qytetit të Patnas ka formën e një pjatëze sipas Planit të Zhvillimit të Qytetit të Patnas të pregatitur në vitin 2006.[56][57] Ura mbi Gang e emërtuar Mahatma Gandi Setu është 5575 m e gjatë dhe është ura më e gjatë lumore në Indi.[58]

Patna ndodhet në Zonën Sizmike Indiane IV, duke treguar prekjen e saj nga tërmetet e fortë, por në historinë e afërt tërmetet nuk kanë qenë të shpeshtë.[59] Patna ndodhet gjithashtu në zonën e rrezikimit nga përmbytjet dhe ciklonet.[60][61]

Klima

Re musoni mbi Priyadarshi Nagar, një pjesë e Kankarbagh-ut – zona rezidenciale e Patnas lindore.


Të dhënat klimatike të Patnas - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
JanarShkurtMarsPrillMajQershorKorrikkGushtShtatorTetorNëntorDhjetor
Temp. Maks. (°C)232633373837333332322925Ø31,5
Temp. Mini. (°C)91217222527262625221510Ø19,7
Reshje (mm)2012119,637150314273205717,56,7Σ1.116,8
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
23
9
26
12
33
17
37
22
38
25
37
27
33
26
33
26
32
25
32
22
29
15
25
10
JanShkuMarPriMajQerKorGushShtaTetNënDhje
R
e
s
h
j
e
20
12
11
9,6
37
150
314
273
205
71
7,5
6,7
JanShkuMarPriMajQerKorrGushShtaTetNënDhje


Burimi: worldweather.wmo.int[62] dhe wetterkontor.de[63]

Patna ka një klimë të lagësht subtropikale sipas klasifikimit klimatik Köppen: me vera tepër të nxehta nga fundi i marsit deri në fillimin e qershorit, stina e musoneve nga fundi i qershorit deri në fundin e shtatorit dhe netë të ftohta dimri dhe ditë me mjegull ose me diell nga nëntori deri në shkurt[64] Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ka qenë 46.6 °C, në vitin 1966,[65] më e ftohta e regjistruar ndonjëherë ka qenë 1.1 °C, më 9 janar 2013,[66] dhe reshjet më të mëdha kanë qenë 204.5 mm, në vitin 1997.[65]

Ndotja e ajrit

Ndotja është një shqetësim i rëndësishëm në Patna. Sipas Raportit të Comptroller and Auditor General of India, të paraqitur në Asamblenë Legjislative të Biharit në prill 2015, niveli i grimcave PM-10 në Patna ishte 355 mikrogram për metër kub, tre herë e gjysëm më e lartë se kufiri i parashikuar prej 100 mikrogram për metër kub,[67] kryesisht për shkak të emetimeve të larta të automjeteve[68] dhe industriale[69] dhe veprimtarive ndërtuese në qytet.[70] Në maj 2014, një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit e shpalli Patnën qytetin e dytë më të ndotur në Indi, pas Delhit, me llogaritje të grimcave PM-2.5 në ajrin e qytetit në 149 mikrogramë, gjashtë herë më shumë se kufiri i sigurtë, që është 25 mikrogramë.[71] Ndotja e madhe e ajrit në qytet ka shkaktuar një rritje të sëmundjeve të lidhura me ndotjen, si kanceri i mushkrive, astma, dizenteria dhe diarrea.[72][73] Smogu i dendur në Patna gjatë stinës së dimrit rezulton në çrregullimin e trafikut hekurudhor çdo vit.[74]

Ekonomia

Patna ka qenë prej kohësh qendër e rëndësishme bujqësore dhe tregtare. Eksportet e saj më aktive janë drithi, kallam sheqeri, susami dhe orizim me kokërrizë mesatare i Patnës. Ka mjaft mullinj sheqeri brenda dhe përreth Patnës.[75] Është një qendër e rëndësishme biznesi dhe markë luksi e Indisë Lindore.[76]

Ekonomia e Patnës ka pasur një rritje të qëndrueshme që nga viti 2005. Ekonomia nxitur nga rritja e industrisë së mallrave të konsumit të gjerë, sektori i shërbimeve, bashkë me bizneset e revolucionit të gjelbër.[76] Në vitin 2009, Banka Botërore e vlerësoi Patnën si qytetin e dytë më të mirë në Indi për të nisur një biznes.[77] Në vitin 2015, GDP-ja për frymë e Patnës ishte 106 000 rupi (1581 dollarë$) dhe niveli i rritjes së GDP-së ishte 7.29 %.[78]

Patna është qyteti i 21-të me rritjen më të shpejtë në botë dhe i qyteti i pestë me rritjen më të shpejtë në Indi, si dhe pritet që rritet në një nivel mesatar vjetor prej 3.72%.[79][80]

Demografia

Maurya Lok është një nga zonat e shopingut më të vjetra dhe më të rëndësishme në qytet

Me një llogaritje prej 1.68 milionë banorësh në 2011, Patna është qyteti i 19-të më i populluar në Indi dhe me mbi 2 milionë banorë aglomerati i saj urban është i 18-ti më i madh në Indi. Banorët e Patnës quhen me demonimin patnaitë.[81][82]

Sipas të dhënave të censusit të vitit 2011, qyteti i Patnës ka një popullsi prej 1 683 200 (përpara zgjerimit të kufijve të qytetit) brenda kufijve të korporatës bashkiake, me 894 158 meshkuj dhe 789 042 femra. Ky census shënon një rritje me 22.2% krahasuar me shifrat e vitit 2001. 11.32 % e popullsisë ishte nën moshën gjashtë vjeçe, me 102 208 djem dhe 88 288 vajza. Niveli i alfabetizmit është 83.37%, me nivelin e alfabetizmit mashkullor 87.35% ndërsa atij femëror 79.89%. Raporti gjinor i Patnës është 885 femra për 1 000 meshkuj. Raporti gjinor i fëmijve është 877 vjaza për 1000 djem.[83] Aglomerati urban ka një popullsi prej 2 046 652 banorësh nga të cilët 1 087 864 janë meshkuj dhe 958 788 femra me një nivel alfabetizmi 82.73%.[84] Rajoni metropolitan i Patnës përbën të dytin më të madh në Indinë Lindore.

Popullsia historike e Patnës
(Burimi: [85][86][87])
Viti18201865187218811891190119111921193119411951196119711981199120012011
Popullsia100000284100158000170684165200134785136153119976159690196415283479364594475300813963109964713769501683200
Tempulli Mahavir është një tempull i famshëm në Patna.

Sipas censusit të vitit 2011, besimi kryesor në Patna është Hinduizmi me 86.39% të popullsisë. Islami është besimi i dytë në Patna me afërsisht 12.27% të popullsisë. Krishtërimi, Xhainizmi, Sikizmi dhe Budizmi, me më pak ndjekës praktikohen gjithashtu në Patna. Në censusin e fundit rreth 0.01% pohuan tjetër besim dhe afërsisht 0.49% pohuan se nuk ndjekin ndonjë besim të veçant.[83]

Afërsisht 0.25% e popullsisë së Patnës jeton në baraka që e bënë Patnën, qytetin me përqindjen më të ulët të banorëve që jetojnë në baraka në Indi.[88] Si qytetet e tjera me rritje të shpejtë në botën në zhvillim, Patna vuan nga probleme të rënda të urbanizimit duke përfshirë papunësinë, shëndetin e ulët publik dhe standardet e ulëta të edukimit për një pjesë të madhe të popullsisë.[89] Në vitin 2015, ‘National Sample Survey Organisation’ tregoi se për femrat, Patna kishte nivelin më të lartë të papunësisë, 34.6% ndërsa për meshkujt ai ishte i dyti më i lartë me 8% në periudhën 2011–12.[90]

Feja në Patna (2011)[83]
BesimiPërqindja
Hinduizmi
86.39%
Islami
12.27%
Krishtërimi
0.51%
Sikizmi
0.23%
Xhainizmi
0.09%
Të tjerë
0.52%

Gjuha hindi është gjuha zyrtare e shtetit të Biharit, por në të fliten edhe shumë gjuhë të tjera. Dialekti vendas është magadhi ose magahi, emërtuar sipas Magadhës, emri i lashtë i Biharit. Anglishtja flitet gjerësisht nga patnaitët, ndërsa dialekte dhe gjuhë të tjera të folura gjerësisht përfshijnë Bhojpuri-n, maithili-n, bengalin, urdu-në dhe oriya-n.[91]

Qeverisja dhe shërbimet publike

Administrimi qytetar

Administrimi qytetar i Patnës zhvillohet nga mjaft agjenci qeveritare dhe që ka ndarje të mbivendosura strukturore. Janë të disponueshme të paktën pesë përcaktime administrative të qytetit; të listuara në rend zbritës me sipërfaqe ajo janë:

  1. Divizioni i Patnës
  2. Distrikti i Patnës (gjithashtu Zona policëore e Patnës),
  3. Rajoni Metropolitan i Patnës[92] (gjithashtu i njohur si Zona e Planifikimit të Patnës)[93]
  4. Zona e "Patnës së Madhe" që i shton zonës së Korporatës Bashkiake të Patnës pak sipërfaqe përreth saj[94]
  5. Zona e Korporatës Bashkiake të Patnës.

Korporata Bashkiake e Patnës mbikqyr dhe menaxhon infrastrukturën qytetase të 72 zonave,[95] që strehojnë një popullsi rreth 1.7 milionë banorësh. Korporata bashkiake përbëhet nga anëtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike, ku secila zonë zgjedh një këshilltar në korporatën bashkiake.[96] Korporata bashkiake ka në ngarkim nevojat qytetare dhe infrastrukturore të metropolit.Si trupa kryesore e Patnës, korporata i realizon funksionet e saj nëpërmjet kryebashkiaku në këshill, që përfshin një kryebashkiak, një zv/kryebashkiak dhe anëtarë të tjerë të zgjedhur të Korporatës Bashkiake të Patnës. Kryetari i bashkisë zakonisht zgjidhet në mënyrë indirekte nga këshilltarët nga radhët e tyre. Funksionet e K.B. të Patnës përfshijnë furnizimin me ujë, kanalet e kullimit dhe ata të ujërave të zeza, higjenën, menaxhimin e mbetjeve të ngurta, ndriçimin rrugor dhe rregullimin e ndërtimit.Komisioneri bashkiak është zyrtari kryesor ekzekutiv dhe kreu i krahut ekzekutiv të korporatës bashkiake. Të gjitha pushtetet ekzekutive i vishen komisionerit bashkiak, që është një zyrtar i shërbimit administrativ indian, i caktuar nga qeveria e shtetit të Biharit.[97] Megjithëse korporata bashkiake është trupa legjislative që përcakton politikat për qeverisjen e qytetit, është komisioneri që është përgjegjës për ekzekutimin e politikave. Komisioneri caktohet për afate të caktuara siç përcaktohet nga statuti i shtetit. Pushteti i komisionerit është përcaktuar nga statuti dhe ai i deleguar nga korporata ose komiteti i përhershëm. Që nga dhjetori 2015, Janata Dal kontrollon Korporatën Bashkiake të Patnës; kryetar bashkie është Afzal Imam.[98] ndërsa zv/kryetar është Amravati Devi.[99]

Zyrtarët e qytetit 
E mori funksioninZyraBurimi
Corporation MayorAfzal Imam, JDUdhjetor 2015Maurya Lok[98]
Komisioner i korporatësAbhishek Singhqershor 2016Maurya Lok[100]
Komisioner divizionalAnand Kishorgusht 2015[101]
Magjistrat i distriktitSanjay Agarwaldhjetor 2015Kolektorati i Patnës[102]
Inspektori i Lartë i PolicisëManu Maharajdhjetor 2015Jugu i Gandhi Maidan Marg[102]

Korporata Bashkiake e Patnës u rendit e 4-ta nga 21 qytete për qeverisjen dhe praktikat më të mira administrative në Indi në 2014. Ajo grumbulloi 3.6 pikë nga 10 krahasuar me mesataren kombëtare 3.3 pikë.[103]

Distrikti i të ardhurave i Patnës është nën juridiksionin e një kolektori të distriktit (magjistrati i distriktit).[104] Kolektorët kanë përgjegjësinë e administimit të përgjithshëm, regjistrimit të pronave, mbledhjes së të ardhurave për qeverinë qendrore dhe mbikqyrjen e zgjedhjeve kombëtare të zhvilluara në qytet.[105]

Rajoni Metropolitan i Patnës, që është aglomerati urban i qytetit. Agjencia që aktualisht mbikqyr R. M. të Patnës, Bihar Urban Infrastructure Development Corporation Limited (BUIDCO) dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Biharit dhe ‘Housing Corporation’, është përgjegjëse për planifikimin statutor dhe zhvillimin e Patnës së Madhe. Megjithatë, Autoriteti i Zhvillimit Metropolitan të Patnës është agjencia kryesore për zhvillimin dhe planifikimin,[106] ajo do të jetë agjencia zëvendësuese për ishte Autoritetin e Zhvillimit Rajonal të Patnës, që u shkri në vitin 2006.[107]

Përveç qeverisjes së qytetit, komisione dhe autoritet të shumta shtetërore—duke përfshirë Ministrinë e Turizmit, Departamenti i Shëndetit të Biharit, Departamenti i Burimeve Ujore të Biharit, Autoriteti Kombëtar i Basenit të Lumit Gang, Bordi i Kontrollit të Ndotjes së Shtetit të Biharit dhe Komisioni i Shërbimit Publik të Biharit—luajnë një rol në jetën e patnaitëve. Si kryeqytet i Biharit, Patna luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në politikat e shtetit,[108] por edhe në politikat qendrore.[109]

Si selia e Qeverisë së Biharit, qyteti ka mjaft shërbime federale, duke përfshirë Raj Bhavan-in: shtëpinë e guvernatorit, Asamblenë Legjislative të Biharit; sekretariatin shtetëror, që është i vendosur në Sekretariatin e Patnës; dhe Gjykata e Lartë e Patnës. Gjykata e Lartë e Patnës është një nga gjykatat e larta më të vjetra në Indi. Ajo ka juridiksion mbi shtetin e Biharit.[110] Patna ka edhe gjykata të ulëta; gjykata e çështjeve civile dhe gjykatat për çështjet kriminale.[111][112] Policia e Patnës, e komanduar nga Inspektori i Lartë i Policisë, mbikqyret nga departamenti i qeverisë së Biharit. Distrikti i Patnës zgjedh dy përfaqësues në dhomën e ulët të Indisë, Lok Sabha,[113] dhe 14 përfaqësues në asamblenë shtetërore.

Master plani i Patnës

Në tetor 2016, qeveria e Biharit e aprovoi master planin e Patnës 2031 që parashikon zhvillimin e një aeroporti të ri në Bihta.[114][115] Qeveria e Biharit është duke blerë rreth 51 hektarë tokë për ndërtimin e aeroportit të ri.[116] 17.6 km2 sipërfaqe në fshatin Dumri në bllokun Punpun të Rajonit Metropolitan të Patnës është alokuar për park IT.[117][118] Master plani i Patnës 2031 është master plani i dytë i qytetit që është miratuar.[119]

Shërbimet utilitare

Kulla Bhootnath Road TV transmeton programacione në Patna

Uji nëntokësor përmbush nevojat bazë të banorëve,[120] i administruar nga Patna Jal Parishad nën Korporatën Bashkiake të Patnës.[121] Sistemi i furnizimit me ujë përfshin 98 puse tubi[122] që pompojnë ujë drejtpërdrejtë në tubat kryesorë të shpërndajes. Rreth 23 depozita [120] nga të cilat vetëm ato në Agam Kuan, Gulzarbagh Press, Spitalin Guru Gobind Singh dhe Gjykatën e Lartë furnizojnë qytetin. Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza në Patna u krijua në vitin 1936. Aktualisht ka katër impiante të trajtimit të ujërave të zeza[123] të vendosur në Saidpur, Beur, Pahari dhe Karmali Chak.[124]

Në vitin 2011, konsumi i elektricitetit në qytet ishte rreth 601 kWh për frymë, megjithëse kërkesa e tanishme është shumë më e lartë.[125] Furnizimi me elektricitet i qytetit është i rregulluar dhe shpërndarë nga South Bihar Power Distribution Company Limited[126] e menaxhuar nga Bihar State Power Holding Company Limited (kompania aksionere dhe një pasuese e të mëparshmes Bihar State Electricity Board).[127] Qyteti formon Njësinë e Furnizimit me Elektricitet të Patnës[128] që ndahet më tej në dy degë përkatësisht Patna Lindore (e përbërë nga divizionet Kankarbagh, Qyteti i Patnës, Gulzarbagh, Bankipore dhe Rajendra Nagar)dhe Patna Perëndimore (e përbërë nga divizionet Danapur, New Capital, Pataliputra, Gardanibagh dhe Dak Bungalow).[129][130]

Patna ndodhet nën distriktin e telekomit të Patnës të Bharat Sanchar Nigam Limited (BSNL),[131] telekomi i zotëruar nga shteti indian dhe internet service provider. Të dy shërbimet celulare si Global System for Mobile Communications (GSM) dhe Code division multiple access (CDMA) janë të disponueshëm.[132] Përveç telekomit, BSNL ofron gjithashtu internet me fashë të gjerë.[133] Mes sipërmarrjeve private, Bharti Airtel, Reliance Jio, Reliance GSM/CDMA, Idea Cellular, Aircel, Tata Teleservices (Tata DoCoMo, Virgin Mobile dhe Tata Indicom), Telenor (më parë Uninor), Vodafone dhe Videocon Telecom[134] janë ofruesit kryesorë të shërbimeve telefokine dhe celulare në qytet.[135][136]

Patna ishte qyteti i dytë indian pas Bangalores,[137] që ofroi lidhje wifi për qytetarët në shkurt këtë vit. Duke kaluar rekord mbajtësin e kaluar, Pekinin e Kinës,[138] Zona wifi e Patnës është zona më e gjatë wifi falas në botë, që shtrihet në një largësi prej 20 km nga NIT Patna në Ashok Rajpath deri në Danapur.[139][140]

Transporti dhe komunikimi

Patna është e vendosur rreth 100 km në jug të korridorit autostadal kombëtar Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim. Autostrada Kombëtare 30, Autostrada Kombëtare 31 dhe Autostrada Kombëtare 2 kalojnë përmes qytetit. Ashok Rajpath-i, Rruga Patna-Danapur, Rruga Bailey, Rruga Harding dhe rruga e vjetër e mbikalimit Kankarbagh janë korridoret kryesore.

Patna është një nga vendet e para në Indi që përdori tramë të tërhequr nga kuaj për transportin publik.[141] Sot transporti publik ofrohet nga autobusa, auto rikshou dhe trena vendorë. Auto rikshout thuhet se janë linja jetësore e qytetit.[142] Kompania e transportit të shtetit të Biharit ka nisur shërbimet e autobusave qytetas mbi itineraret kryesore të Patnës.[143][144]

Mahatma Gandhi Setu që lidh Patnën me Biharin Verior.
Porti lumor në rrugëkalimin ujor 1 në Ghatin Gai

Ajror

Aeroporti i Patnës (Emri zyrtar Aeroporti Lok Nayak Jayaprakash) është i klasifikuar si një aeroport i kufizuar ndërkombëtar.[145] Mbërritja e shumë transportuesve të lirë dhe një numër destinacionesh të reja kanë shkaktuar rritje në trafik në vitet e fundit, pasi një përmirësim i situatës në lidhje me rendin dhe ligjin.[146] Për periudhën nga prilli në dhjetor 2009 aeroporti u rendit i pari në një studim të 46 aeroporteve në vend në aspektin e përqindjes së rritjes së pasagjerëve vendas ashtu dhe të fluturimeve kombëtare.[147] Autoriteti Aeroportual i Indisë ka propozuar për të zhvilluar një enklavë civile në Stacionin e Forcave Ajrore në Bihta për shërbyer si aeroport i ri për Patnën. Fusha e aviacionit ushtarak qëndron 40 km në jug-perëndim të Patnës, në Bihta.[148]

Hekurudhor

Patna shërbehet nga mjaft stacione hekurudhore të vendosur në zona të ndryshme të qytetit. Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Patnës është stacioni kryesor hekurudhor në qytet dhe një nga më të ngarkuarit në Indi.[149] Patna qëndron midis New Delhit dhe Kalkutës në linjën kryesore Howrah–Delhi, që është një nga linjat hekurudhore më të ngarkuara në Indi.[150] Nyja e Patnës është e lidhur drejtpërdrejtë me shumicën e qyteteve kryesore të Indisë.[151] Qyteti ka katër stacione të tjera të rëndësishme hekurudhore: Stacionin hekurudhor terminal Rajendra Nagar (afër Kankarbagh-ut), Stacioni hekurudhor i nyjës së Pataliputrës (afër rrugës Bailey), Stacioni hekudhor i Danapurit (afër rrethinave perëndimore) dhe stacioni hekurudhor Patna Sahib (në zonën e qytetit të Patnës). Danapuri është qendra administrative divizionale e Zonës Hekurudhore Lindoro-Qendore të Divizionit hekurudhor të Danapurit. Patna është e mirë lidhur me qytetet fqinje Gaya-n, Jehanabad-in, Bihar Sharifin, Rajgirin dhe Islampurin nëpërmjet shërbimeve të trenave të pasagjerëve dhe ekspres. Ura më e gjatë hekurudhore në Indi, Ura Digha–Sonpur ka qenë ndërtuar përmes lumit Gang, duke lidhur Digha-n me Ghatin Pahleja në Sonpur.[152] Ura u përfundua në vitin 2015,[153][154] Është 4.55 km e gjatë dhe kështu ura më e gjatë hekurudhore në Indi dhe një nga më të gjatat në botë.[155]

Rrugor

Qyteti lidhet me mjaft autostrada të rëndësishme duke përfshirë autostradat kombëtare 19,[156] 30,[157] 31,[158] dhe 83.[159] Ura më e gjatë lumore në Azi, Mahatma Gandhi Setu (ndërtuar në 1982), është e vendosur në Patna dhe lidh qytetin me Hajipur-in në dy anët e Gangut. Në kohët e fundit, ura ka përjetuar një trafik kaotik dhe aksidente për shkak të numri tepër të madh të mjeteve që kalojnë mbi të duke e mbingarkuar vazhdimisht strukturën.[160] Një urë e re me gjashtë korsi mbi Gang paralel me Mahatma Gandhi Setu është propozuar për të lidhur Kacchi Dargah në qytetin e Patnës me Bidupurin në distriktin Vaishali,[161] që pas përfundimit do të jetë ura më e gjatë në Indi.[162]

Patna ndodhet 1015 km në lindje të Delhit, 1 802 km në veri-lindje të Bombejit dhe 556 km në veri-perëndim nga Kalkuta.[163] Shërbimi i autobusave të luksit midis Patnës dhe mjaft qyteteve fqinje mundësohet nga Korporata e Zhvillimit të Turizmit të Shtetit të Biharit dhe Korporata e Transportit Rrugor të Shtetit të Biharit.[164] Auto rikshout janë një mjet popullor transporti.[165] Në 2013 në Patna nisi një shërbim i parapaguar auto i drejtuar nga një ekuipazh vetëm me gra,[166] që është i pari i këtij lloji në Indi.[167] Brenda kufijve të qytetit si dhe në rrethina janë të disponueshme shërbimet radio taksi.[168]

Tranziti i shpejtë

Metroja e Patnës është një sistem i planifikuar i tranzitit të shpejtë për qytetin. Do të zotërohet dhe drejtohet nga shteti nëpërmjet Korporatës së Herurudhës së Metrosë së Patnës.[169] Do të ndërtohet në partneritet me publik privat, me një kosto të vlerësuar në 1400 000 000 rupi (2 miliardë dollarë).[170] Ajo do të ketë 5 linja me një gjatësi të përgjithshme të planifikuar prej 60 km, që do të ndërtohen në 3 faza.[171] Projekti monoshinësh i Patnës, që mbulon zonën bashkiake është gjithashtu në proces.[172]

Rrugëkalime e brendshme ujore

Gangu – i lundrueshëm përgjatë gjithë vitit– është rruga kryesore lumore përgjatë Ultësirës së gjerë Indo-Gangetike. Anije me kapacite pesëqind persona kanë qenë të njohura lundronin këtë lumë në periudhën e lashtë; ai shërbeu si një itinerar i rëndësishëm tregtar, pasi mallrat transportoheshin nga Pataliputra në Gjirin e Bengalit dhe më tej, në portet e Sri Lankas dhe Azisë Jug-lindore. Roli i Gangut si një kanal për tregtinë theksohej nga lidhjet e tij natyrore, ai përfshin të gjithë lumenjtë e rëndësishëm në veri dhe në jug të Biharit.[173]

Në kohët e fundit, autoriteti i rrugëkalimeve të brendshme ujore i Indisë e kash shpallur shtrirjen e lumit Gang midis Allahabadit dhe Haldias rrugëkalim ujor i brendshëm kombëtar dhe ka ndërmarr hapa për të rikthyer dhe mirëmbajtur lundrueshmërinë e tij. Rrugëkalimi ujor i brendshëm kombëtar 1, rrugëkalimi më i gjatë ujor në Indi, kalon 1620 km në lumin Gang nga Allahabadi për në Haldia nëpërmjet Varanasit, Munger-it, Bhagalpur-it kalon përmes Patnës.[174] Ky rrugëkalim ujor kombëtar ka përcaktuar Patnën si terminal.[175] Në shtator 2014, një lundrim luksi i quajtur ‘MV Rajmahal’ nga Patna në Varanasi u nis nga kompania e lundrimit Assam Bengal.[176]

Kultura

Gjuha vendase e Patnës është magahi ose magadhi një gjuhë e rrjedhur nga gjuha e lashtë magadhi prakrit,[177] që u krijua në mbretërinë e lashtë të Magadhës, bërthama e të cilës ishte zona e Patnës në jug të Gangut. Besohet se është gjuha e folur nga Gautama Buda.[178] Ishte gjuha zyrtare e Oborrit Maurjan, në të cilën u hartuan ediktet e Ashokës.[179]

Fjala magahi ka rrjedhur drejtpërdrejtë nga fjala ‘magadhi prakrit’, dhe folësit e edukuar të magahit parapëqejnë të quajnë atë "magadhi" në vend të "magahi".[180]

Holi duke u luajtur në oborr, pikturë rreth v. 1795

Patna ka shumë ndërtesa të zbukuruara me motive arkitekturore Indo-Islamike[181] dhe Indo-Saraçene. Mjaft ndërtesa të rëndësishme të mbajtura mirë nga periudha koloniale janë shpallur "struktura trashëgimie";[182][183] others are in various stages of decay.[184] I krijuar në vitin 1917 si muzeu i parë i Biharit, Muzeu i Patnës bart koleksione të mëdha që paraqesin historinë e dhe artin e Indisë.[185] Biblioteka Orientale Khuda Bakhsh dhe Biblioteka Sinha janë bibliotekat publike historike të Patnës.[186][187]

Durga Puxha, 1809 pikturë me bojra uji në stilin e Patnës

Në pjesën qendrore të qytetit janë vendosur mjaft teatro, duke përfshirë Bhartiya Nritya Kala Mandir, Rabindra Parishad, Premchand Rangshala dhe Kalidas Rangalaya, që është shtëpia e teatrit të artit të Biharit. Kalidas Rangalaya bujt gjithashtu Patliputra Natya Mahotsav-in, një festival kërcimi.[188] Por në dy dhjetëvjeçarët e fundit, popullariteti i teatrove komercialë në qytet ka rënë.[189]

Shkolla e Pikturës së Patnës ose Patna Qalaam është një derivim i shkollës së mirënjohur të pikturës Mogule të miniaturës, që lulëzoi në Bihar gjatë fillimit të shekullit të XVIII deri në mesin e shekullit të XX.[190] Praktikuesit e kësaj forme arti ishin pasardhës të artizanëve hindu të pikturës mogule, që u përballën me peresëkutimin nën perandorin mogul Aurangzeb dhe që gjetën strehë, nëpërmjet Murshidabad-it, në Patna gjatë fundit të shekullit të XVIII. Piktorët e Patnës dallojnë nga piktorët mogulë, subjektet e të cilëve përfshinin vetëm skena mbretërore dhe oborri, në atë që ata përfshinë si subjekte skena pazari, të jetës së përditshme, dinjitarë vendorë, festa dhe ceremoni dhe skena natyrore.[191] Pikturat realizoheshin në ngjyra uji në letër me mikë, por stili ishte përgjithësisht një hibrid dhe cilësie të paqartë. Është kjo shkollë pikture që frymëzoi formimin e Kolegjit të Arteve dhe Artizanatit në Patna, nën udhëheqjen e Shri Radha Mohan-it, që është një qendër e rëndësishme e arteve të bukura në Bihar.[191]

Një vakt i zakonshëm bihari përbëhet nga orizi, supa e thjerrëza, chapati, perime me erëza etj. Kuzhina e Biharit është në mënyrë mbizotëruese vegjetariane për shkak të shoqërisë tradicionale të Biharit, e ndikuar nga vlerat budiste dhe hindu të mos dhunës, nuk hahen vezët, pulat, peshku dhe gjëra të tjera jo vegjetariane. Megjithatë, ka dhe një traditë të ngrënies së pjatave të mishit dhe peshkut, veçanërisht e zakonshme për shkak të numrit të lumenjve në Bihar. Ka mjaft pjata mishi biharase, me pulë dhe mish deleje që janë më të zakonshmet.[192]

Disa nga pjatat më të mirënjohura të kuzhinës bihari përfshijnë sattu paratha (paratha të mbushura me miell të skuqur qiqrash), chokha (patate pure me erëza), peshk me erëza, bihari kebab-i, postaa-dana kaa halwaa, malpua, dal pitha (versioni bihari i momos), kheer makhana (Euryale ferox) dhe thekua/khajuria (një tip ushqimi i gatshëm).[193]

Ushqimi i rrugës si samosa,[194] chaat, litti chokha, phuchka (një petull e skuqur fortë me salcë tamarindi), kuzhina Indiano-Jugore dhe Kineze janë të parapëlqyerat mes patnaitëve.[195]

Gratë e Biharit tradicionalisht veshin sari, por shalvar kamiz-i dhe veshjet e tjera perëndimore po marrin gjithmonë e më shumë pranim mes vajzave të reja.[196] Veshja perëndimore ka arritur pranueshmëri të gjerë mes meshkujve urbanë, megjithëse dhoti dhe kurta tradicionalë[197] shihen gjatë kremtimeve.

‘Chhath-i’, i quajtur edhe ‘dala chhath’, është një festival i rëndësishëm në Bihar.[198] Kremtohet dy herë në vit: një herë në verë, i quajtur ‘Chaiti Chhath’ dhe herën tjetër rreth një javë pas Dipavalit, i quajtur ‘Kartik Chhath’. Durga Puxha, e zhvilluar në shtator-tetor, është një tjetër festë e rëndësishme e Patnës.[199][200] Mes festave të tjera të qytetit janë Sarasvati Puxha, Eid-i, Holi, Krishtlindjet, Vishvakarma Puxha, Makar Sankranti, Raksha Bandhan-i dhe Rath Yatra. Ngjarjet kulturore përfshijnë Panairin e Librit të Patnës, Patna Sahib Mahotsav-in, ‘Patna Film Festival’, Bihar Diwas, Rajgir Mahotsav-in dhe Vaishali Mahotsav-in në qytetet fqinje.

Turizmi

Golghar-i u ndërtuar fillimisht për të shërbyer si një hambar për ushtrinë e British East India Company gjatë urisë së v. 1786. Tashmë një vend vështrimi i Gangut dhe qytetit
Takhat Sri Harmandar Sahib, Patna Sahib

Patna përmban shumë tërheqje turistike dhe u vizitua nga rreth 2.4 milionë turistë (duke përfshirë vizitorë ditorë) në 2005. Turistët që vizitojnë qytetin llogariten në 41% e numrit të përgjithshëm të turistëve që vizitojnë Biharin megjithëse Bodh Gaya ishte destinacioni më popullor për vizitorët e huaj.[201]

Trashëgimia kulturore e Biharit pasqyrohet në monumentet e tij të lashta. Kumhrar-i dhe Agam Kuan-i janë sitet e rrënojave të Pataliputras ashokane. Didarganj Yakshi mbetet si një shembull i Artit Maurjan.[202]

Takht Sri Patna Sahib është një nga pesë takht-ët e Sikizmit, i cili shenjtëron vendlindjen e gurusë së dhjetë ‘sik’, Gobind Singh.[203] Në Patna ndodhen pesë gurdvara, që janë të lidhura me guru të ndryshëm ‘sikë’; këto janë Gurdvara Pahila Bara,[204] Gurdvara Gobind Ghat,[205] Gurdvara Guru ka Bagh,[206]Gurdvara Bal Leela[207] dhe Gurdvara Handi Sahib.[208]

Padri Ki Haveli, Gjykata e Lartë e Patnës, Golghar-i Ndërtesa e Sekretariatit janë shembuj të Arkitekturës Britanike. Gandhi Maidan-i është një terren historik në Patna ku ndodhën mjaft grumbullime të atdhetarëve për liri. Parku Buddha Smriti i sapo ndërtuar pranë Nyjës së Patnës është duke u bërë gjithashtu një tërheqje e rëndësishme turistike.

Planetariumi i Patnës (Indira Gandhi Planetarium) është i vendosur në Kompleksin Shkencor Indira Gandhi në Patna. Është një nga planetariumët më të mëdhenjë në Azi.[209] Ai tërheq një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj.

Së fundmi, qeveria e Biharit shpalli planet për të ndërtuar një muze modern të artit në Patna me një kosto prej afërsisht 53 000 000 rupi[210] në një sit prej 5.63 ha në Rrugën Bailey.[211] Për dizajnin arkitekturor u përzgjodhën 5 firma,[212] nga të cilat u zgjodh firma japoneze Maki and Associates. Në 2016 muzeu u hap pjesërisht dhe është në proces përfundimi të plotë.[213]

Arsimi

Instituti Indian i Teknologjisë i Patnës në Bihta, një nga institutet kryesore të inxhinierisë dhe kërkimit në Indi

Shkollat në Patna përfshijnë shkolla private dhe shtetërore. Shkollat janë të lidhura me Bihar School Examination Board, All-India Indian Certificate of Secondary Education (ICSE), National Institute of Open Schooling (NIOS) ose Central Board of Secondary Education (CBSE).[214] Hindi dhe anglishtja janë gjuhët kryesore të mësimit.[215] Një studim i vitit 2012 në 1 574 shkolla: nxori se 78% nga këto ishin shkolla private ndihmë (shumica e tyre me kosto të përballueshme), 21% shkolla qeveritare dhe 1% shkolla private me ndihmë.[216]

Nën planin 10+2+3/4, nxënësit realizojnë dhjetë vjet shkollim dhe pastaj futen në shkolla që kanë një shërbim më të lartë pasues dhe të lidhura me Bihar State Intermediate Board, All-India Council for the Indian School Certificate Examinations (CISCE), NIOS[217] ose CBSE, ku ata zgjedhin një nga tre drejtimet: arte, tregti, ose shkenca.[214] Kjo pasohet nga një diplomë e përgjithshme në një fushë të caktuar studimi, ose një kurs të diplomimit profesional, si ligj, inxhinieri dhe mjeksi.[218]

Kolegji i Patnës, i krijuar në v. 1863, konsiderohet se institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Bihar.

Patna ka institucione të rëndësishme arsimore qeveritare si Central University of South Bihar, Universiteti i Patnës, Universiteti Kombëtar i Ligjit Chanakya, Universiteti i Diturisë Aryabhatta, Instituti Indian i Teknologjisë së Patnas, Instituti Kombëtar i Teknologjisë në Patna, Kolegji Shkencor i Patnës, Instituti Birla i Teknologjisë në Patna,[219] Kolegji Mjeksor i Patnës, All India Institute of Medical Sciences Patna, Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Modës i Patnës, Instituti i Menaxhimit Chandragupta etj.[220]

Universiteti i Patnës u krijua në vitin 1917 dhe është universiteti i shtatë modern më i vjetër në nënkontinentin indian.[221] Patna ka gjithashtu një larmi universitetesh të tjera, ashtu si dhe shkolla fillore dhe të mesme të ulëta.

Sporti

Si në pjesën tjetër të Indisë, kriketi është popullor në Patna dhe luhet në terrene dhe rrugë përgjatë gjithë qytetit.[222] Ka mjaft terrene sportive të vendosura përgjatë qytetit. Bihar Cricket Association, që menaxhon kriketin në Bihar,[223] e ka qendrën në Patna. Turnetë, veçanërisht ata që përfshijnë kriketin, basketbollin, futbollin, badmintonin dhe ping pongun, organizohen rregullisht mbi një bazë interlokale ose klubesh.

Stadiumi Moin-ul-Haq, që ka një kapacitet prej 25 000 spektatorësh, ka shërbyer si vendtakim për dy ndjeshje një ditore ndërkombëtare kriketi dhe mjaft ngjarje sportive kombëtare.[224] Është shtëpia e skuadrës së kriketit të Biharit. Për shkak të lënies pas dore, mungesës së mirëmbajtjes, stadiumi është në një gjendje të keqe dhe në të nuk luhen ndeshje ndërkombëtare që nga viti 1996.[225] Në 2013, u shpall nga kryeministri i Biharit, Nitish Kumar se do të ndërtohej një stadium kriketi ndërkombëtar në Rajgir.[226]

Klubi i Golfit të Patnës i krijuar më 21 mars 1916 është një nga klubet më të vjetër të golfit në Indi. Është një kurs golfi me 18 vrima i vendosur në një panoramë historike brenda dhe përreth Rrugës Bailey dhe ka një hapsirë prej 67 ha.[227][228]

Patna mikpriti kupën e parë të botës Kabaddi për femra.[229] Ajo u zhvillua në Kompleksin Sportiv Patliputra, Kankarbagh nga 1 marsi deri më 4 mars 2012.[230] India fitoi kupën e botës duke mundur Iranin në finale.[231] Patna mikpriti gjithashtu shtatë ndeshje të Pro Kabaddi League me skuadrën e saj Patna Pirates në Kompleksin Sportiv Patliputra.[232]

Komplekse të tjera të famshme sportive të Patnës janë Stadiumi i Policisë Ushtarake të Biharit Mithilesh,[233] Stadiumi i mbyllur i Zonës së Hekurudhave Lindoro-Qendrore në Digha.[234] etc.

Media

Fillimi i shekullit të XX u shënua nga një numër publikimesh të reja. Një revistë mujore e quajtur Bharat Ratna nisi nga Patna në 1901. Ajo u ndoq nga Ksahtriya Hitaishi, Aryavarta nga Danapur-i në Patna, Udyoga dhe Chaitanya Chandrika.[235] Udyog u botua nga Vijyaanand Tripathy, një poet i famshëm i kohës dhe Chaitanya Chandrika nga Krishna Chaitanya Goswami, një figurë letrare e asaj kohe. Veprimtaria letrare nuk u kufizua vetëm në Patna por në shumë distrikte të Biharit.[236][237]

Magahi Parishad, i krijuar në vitin 1952, i hapi rrugë gazetarisë magadhi në Bihar. Ai fillo gazetën mujore, Magadhi, që më vonë u riemërtua Bihan.[238]

Shumë agjenci mediatike kombëtare, duke përfshirë Press Trust of India dhe zyrar rajonale të Doordarshan e kanë qendrën në qytet.[239] The Times of India, Hindustan Times, The Economic Times dhe The Telegraph janë katër gazetat e përditshme kryesore në anglisht që kanë botime të Patnës. The Hindu, The Pioneer dhe The Indian Express,[240] megjithëse jo të printuara në qytet, janë gazeta të përdithsme të tjera në anglisht të disponueshme në qytet. Gazetar e qytetit në hindi përfshijnë Hindustan Dainik, Dainik Jagran, Dainik Bhaskar,[241] Prabhat Khabar, Aaj dhe Rashtriya Sahara[240] – të gjitha këto gazeta kanë edicione nga Patna. Ka gjithashtu gazeta në urdu si Qomi Tanzim dhe Farooqi Tanzeem të publikuara në Patna.[240] Gjendet edhe gazeta tabloide Inext e përzier hindi dhe anglisht.[242]

Patna shërbehet gjithashtu nga mjaft stacione radiofonike AM dhe FM, duke përfshirë shtetëroren All India Radio Vividh Bharati dhe kanalet private si Radio Mirchi,[243] FM 105 etj. All India Radio, Patna (zyrtarisht Akashvani Patna Kendra) u krijua në vitin 1948.[244]

Shiko edhe

Shënime

Referime

Bibliografia

Lidhje të jashtme