Pc Bus

Bus-at në një pllakë amë 32 bit-ëshe

PC BUS

Bus-i është një rrugë lidhëse e cila lidh dy apo më shumë komponente.Bus-i që lidhë komponentet kryesore të kompjuterit(procesor,memorie,i/O) quhet SYSTEM BUS. Shumica e kompjuterëve bazohet në përdorimin e një apo më shumë sistemeve të bus-ave(SYSTEM BUSES).Tipet e bus-aveLinjat e bus-ave mund të ndahen në dy tipe:1)të dedikuar dhe2)të multipleksuar

Struktura e Bus-it

Një system bus përbëhet nga 50 deri në 100 linja të ndara. Secila linjë kryen një funksion. Në çdo bus linjat mund të klasifikohen në tri grupe funksionale:a)linja e të dhënave,b)linja e adresave,c)linja e kontrollit,d)linja e furnizimit me rrymë.Linja e të dhënave.- paraqet rrugën për bartjen e të dhënave ndërmjet moduleve të sistemit. Data bus-at mund të përbëhen prej 32 deri në qindra linja. Numri i linjave njihet si gjerësia e bus-it të të dhënave. Secila linjë mund të bartë vetëm një bit, prandaj linjat paraqesin numrin e bitave që mund të dërgohen njëkohësisht. Gjerësia e bus-it të të dhënave përfaqëson performancën e kompjuterit.Linja e adresave.- bën identifikimin e destinacionit dhe burimit të të dhënave. Gjerësia e bus-it të adresave përcakton kapacitetin maksimal memorik të sistemit. Linjat e adresave gjithashtu përdoren për adresimin e H/D porteve. Radhitja e lartë e bitave përdoret për selektimin e një moduli dhe radhitja e ultë e bitave përdoret për selektimin e një lokacioni memorik ose një H/D porti.Linja e kontrollit.- Operimi i këtyre bus-ave bëhet në këtë mënyrë: nëse një modul dëshiron që të dërgojë të dhëna në një modul tjetër ai duhet të bëjë dy hapa: 1)shqyrtojë përdorimin e bus-it, 2)transferojë të dhëna përmes bus-it. Nëse një modul dëshiron që të kërkojë të dhëna në një modul tjetër, ai duhet që të shqyrtojë përdorimin e bus-it dhe transferojë kërkesën në modulin tjetër. Fizikisht një system bus është një numër i linjave paralele.

Problemet e sistemeve të një bus-i

Shumë njësi të lidhura në një bus shkaktojnë vonesë të përcjelljes. Shumica e kompjuterëve përdorin disa bus-a të radhitur sipas hierarkisë. Një strukturë tradicionale bëhet kështu: një bus lokal konekton procesorin me kesh memorien. Kontrolleri i kesh memories lidh keshin gjithashtu edhe me system bus-in dhe system bus-i lidh atë me memorien kryesore.

Bus-i i performancave të larta

Këtu një lokal bus lidh procesorin me kesh memorien, e cila pastaj është e lidhur me system bus-in ku gjendet memoria kryesore. Kontrolleri i keshit është i integruar në urë që lidhet me bus-in e shpejtësisë së lartë. Ky bus bën konektimin e LAN-it siq është: Etherneti me 100Mbps.

Referimet

COMPUTER ORGANIZATION AND ARCHITECTUREDESIGNING FOR PERFORMANCEEIGHTH EDITIONWilliam Stallings