Qarku i Çamërisë

(Përcjellë nga Qarku Çamëria)

Qarku i Tesprotisë ose Qarku Çamëria është një njësi administrative në veriperëndim të rajonit të Epirit në Republikën e Greqisë. Kryeqendër administrative dhe urbane i qarkut është Gumenica. Qarku është ndarë në tre komuna: Filatin, Gumenicën dhe Sulin. Qarku sot është i njohur me emër të ri në greqisht si Θεσπρωτία/Thesprotía.

Qarku i Çamërisë
Popullsia
 • Gjithsej43.587
{{{postal_code_type}}}
46x xx
TargatΗΝ
Faqja zyrtarewww.nthesprotias.gr

Gjeografia

Lumi i Gliqisë

Qarku i Çamërisë kufizohet në veri me Shqipërinë, me qarkun i Janinës në lindje dhe qarkun e Prevezës në jug. Deti Jon shtrihet në perëndim. Pjesa më e madhe e kësaj njësie rajonale është malore. Shumica e tokës bujqësore gjendet në luginat qendrore dhe pjesët jugore dhe perëndimore. Dy nga lumenjtë në qarkun e Çamërisë janë legjendare: Kalama (njohur edhe si: Θύαμις/Thíamis, prej nga buron emri shqip i qarkut) dhe Gliqi/Lumi i Gliqisë ose Frar/Lumi i Frarit (njohur edhe si: Αχέρων/Akhéron), të rreshtuar me kallamat dhe rrap. Ka edhe dy lumenj të tjerë të rëndësishëm në Thesproti, lumi Vuvo (njohur edhe si Κοκύτος/Kokítos), që buron në malet të Paramithisë dhe rrjedh drejt jugut nëpër fushën e Paramithisë; dhe lumi Pavllë (njohur në Greqi edhe si: Ξάνθος/Xánthos), që burimon në afërsi të fshatit Pavllë (në greqisht; ish: Póvla, sot: Ambelón), i cili hyn dhe shkon nëpër Shqipëri. Rajoni gjithashtu përmban zonat malore dhe kodrinore me majat më të larta Shpatën (1.644m; riemëruar sot si: Χιονίστρα/Hionístra) dhe Kurillën (1.658m) në verilindje dhe juglindje të qarkut. Qarku i Çamërisë është pjesë e rajonit më të gjerë historik të njohur si Çamëria. Brenda këtij rajoni ka krahina më të vogla etnografike dhe gjeografike. Këto krahina janë: Kastrinë/a,[1] Ahuret e Filatit,[2] Shkallë/a e Zorjanit (edhe Shkallë/a e Filatit),[3] Gropë/a (edhe Gropë/a e Kuçit),[4] Grikat (Grykat),[5] Dang/u,[6] Shkallë/a e Sipërme,[7] Shkallë/a e Poshtme,[8] Sul/i,[9] Shkopet/i[10] dhe Frar/i.[11]

Klima bregdetare e Qarkut të Çamërisë është mesdhetare. Dimra të ftohtë e një klime gjysmë-alpine dominojnë pjesën lindore dhe lartësi të larta.

Njësitë përbërëse

Gumenicë
Volë

Qarku i Çamërisë është i ndarë në tre komuna. Ato janë: Filati, Gumenica dhe Suli.

Qarku i Çamërisë ishte themeluar si një prefekturë në vitin 1937 (greqisht: Νομός Θεσπρωτίας/Nomós Thesprotías). Si pjesë e reformës Kallikratis të qeverisjes në vitin 2011, qarku i Çamërisë u krijua nga ish prefektura e Çamërisë ("Thesprotisë"). Prefektura ka pasur të njëjtin territorin si qarku aktual i sotëm. Në të njëjtën kohë, komunat u riorganizuan sipas tabelës më poshtë:

Komunat të reKomunat të vjetraSelia
FilatFilatFilat
Sajadhë
GumenicëGumenicëGumenicë
Margëlliç
Varfanj
Arpicë
Volë
SulSulParamithi
Gliqi
Paramithi

Demografia

Thesprotia është nga qarqet më pak të populluara në Greqi. Në vitin 1981, ajo ishte 41.278 banorë por në regjistrimin e vitit 2001, popullsia arriti në në 46.091 banorë. Popullësia e qarkut është i ndarë si vijon: afërsisht 28,5% jeton në qytet ndërsa 71,2% janë rurale. Shpërndarja gjeografike e popullsisë është: 8,3% në ultësirë, 48% në zona kodrinore dhe 43,7% malore. Në 2011, Qarku i Çamërisë banohej nga 43,587 persona, një rënie e lehtë e popullësisë.

Shqiptarë (shqipfolës ortodoksë dhe myslimanë shqiptarë): Prania shqiptare në zonat që u njohën si Çamëri përmendet për herë të parë në një dokument venecian të vitit 1210, i cili thotë se kontinenti përballë ishullit të Korfuzit është e banuar nga shqiptarët.[12] Kjo situatë ishte njohur edhe gjatë shekujve edhe nga fqinj greqishtfolës të ishullit Korfuz, të cilët konsideruan rajonin e Çamërisë të jetë si një zonë të banuar nga popullësi shqipfolëse.[13] Në fillim të shekullit të 19-të, popullësia shqipfolëse ortodokse dhe myslimane në Pashallëk të Janinës e identifikonin veten e tyre me emërtimin etnik, si shqiptarë. Ky realitet ishte ndryshe nga pjesët e tjera të Perandorisë Osmane, se ka qenë e zakonshme për popujt e tjerë ballkanikë të identifikohen nga përkatësia fetare.[14] Në mesin e shqipfolësve ortodoksë filloi një proces që mbi pjesën e mëvonshme të shekullit 19 dhe 20 ua bëri identitetin etnik fluid.[15] Në rajonin e Çamërisë gjatë epokës vonë osmane, zona shqipfolëse fillonte prej pellgut të lumit Kalama dhe duke zbritur në drejtim të jugut midis malit Kurilla dhe detit Jon, që përfshin qarkun modern të Çamërisë. Ajo zonë e gjuhës shqipe vazhdoi më tej drejt jugut në drejtim të krahinës Frar dhe në lindje në drejtim të pellgut së lumit Llur dhe malin Sul, domethënë në qarkun e sotëm të Prevezës.[16][17]

Pas luftërave ballkanike dhe shpërbërjes së Perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX, rajoni i Çamërisë u bë pjesë e Greqisë. Gjatë gjithë periudhës midis dy luftërave, brenda komunitetit etnik shqiptar ndodhën ndarje serioze shoqërore[18][19] edhe për shkak të politikave të qeverisë greke[20] ndaj shqipfolësve ortodoksë, të cilët gjithnjë morën anën e shtetit dhe e panë veten si grekë.[21][22] Gjatë periudhës kësaj kohës, qeveria greke intensifikoi fushatën e saj në mesin e shqipfolësve ortodoksë në lidhje me gjuhën. Në vende që janë konsideruar me rëndësi demografike se kishin pak njohuri të gjuhës greke, institucione arsimor grek u hapën të tilla në fshtrat të qarkut i Çamërisë si: Psaka, Shulashi, Kastriza dhe Draganji.[23] Kurse shqiptarët myslimanë e panë veten si një minoritet shqiptar me të drejta të vegjël.[24] Vende si Filati dhe Paramithia ende ishin qyteza shqipfolëse në prag të Luftës së Dytë Botërore.[25] Këto tensione shpërthyen në një konflikt komunale gjatë Luftës së Dytë Botërore,[26] ku shumë shqipfolës ortodokse u bashkuan me forcat vendor[27] si EDES, ndërsa shqiptarët myslimane formuan një organizim paralel të quajtur Këshilla[28] për të mbrojtur veten e tyre nga forcat greke.[29] Në vitin 1944, shumica e myslimanëve shqiptarë u pastruan etnikisht nga rajoni,[30] ndërsa shqipfolësit ortodokse mbetën. Sipas zyrtarëve të qeverisë greke, nuk ka popull autoktone shqipfolës në rajon.[31] Kjo pikëpamje është mbajtur prej zyrtarët grekë sepse ata janë të shqetësuar për demografinë socio-gjuhësore të rajonit.[32] Autorët vendore gjithashtu nga rajoni shmangin nga diskutimin për gjuhën shqip që ende është e folur nga popullsia ortodokse vendas, sepse i lidh ata me çamët myslimanë.[33] Në vend të kësaj, autorët grekë të kaluara kanë përpjekur ti distancojnë shqipfolësit krishterë vendas nga shqiptarët e tjerë, ti fshehin apo ti përjashtojn të gjitha, sepse "gjuha është perceptuar si një kërcënim shtesë për greqizëm i vendit".[34][35] Këto pikëpamjet grek janë bërë shpeshherë që shprehen "argumentin i paraqitur se gjuha e përdorur nga popullsia kishte asnjë lidhje me përkatësinë e tyre nacionale".[36] Ndërsa qeveria shqiptar i ka kushtuar pak kurrfarë vëmendje të popullsisë shqipfolëse e sotme në rajon. E vetmja kohë kur qeveria ka bërë këtë ka qenë në vitin 2000, kur lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, bëri thirrje për të drejta kulturore për shqiptarët që jetojnë në Greqi, të tilla si hapja e një shkolle në gjuhën shqipe në Filat.[37]

Në Qarkun i Çamërisë, populli shqipfolës ortodokse ende sot banojnë më shumë të qarkut dhe janë një pjesë të rëndësishëm i popullisë vendor.[38] Në viteve të 1970-të, gjuha shqipe ishte folur ende "nga veriu i Paramithisë deri në lumin Kalamai dhe përtej, si dhe në veri të pllajës e Margëlliçit" në rajon dhe disa prej banorëve më moshuar ishin njëgjuhës të shqipes.[39] Gjuha gjatë asaj kohë ishte folur edhe nga të rinjtë, sepse kur popullsia vendore e moshës të punës migruan duke kërkuar një punë në Athinë, ose jashtë vendit, fëmijët ishin lënë me gjyshërit e tyre, duke krijuar kështu një vazhdimësi të shqipfolësit.[40] Gjithashtu gjatë asaj kohë, ishte mundur për të dalluar midis gratë greqishtfolës dhe shqipfolës, që të dy vishnin rroba të zeza. Për shembull, gratë greke e lidhnin shallën e tyre në pjesën e prapshme të kokës, ndërsa gratë shqipfolës ortodokse e lidhnin shallën e tyre në një stil të veçantë në anë të kokës.[41] Deri në vitet 1980, fshatrat shqipfolës ortodokse në Çamëri ishin disa nga fshatrat më të izoluara në të gjithë Greqinë, ku ende mund të gjendeshin shqipfolësit njëgjuhësh të moshuara.[42] Në qarkun i Çamërisë sot, gjuha shqipe dhe dialekti çamërisht deri tani flitet aty, dhe është më jugor nën-dialekti i pjesës kryesore të gjuhës shqip, por ka mbetur jashtë hapësirës kombëtare ku shqipja standarde ka qenë e standardizuar si gjuha zyrtar të shtetit. Sot, krishterët shqipfolës etnike e perceptojnë veten si grekë kombëtare. Kur flasin greqisht, pjesëtarët e këtij komuniteti e quajnë gjuhën shqipe të tyre: arvanitika, ashtu si të gjithë arbëreshët (arvanitasit) të tjerë e Greqisë; ende, kur bisedojnë në dialektin të tyre, ata e quajnë atë "Shqip".[43][44] Gjithashtu ndryshe nga pjesët të tjera në Greqi, fjala Αρβανίτης/Arvanítis (njëjës) dhe Αρβανίτες/Arvanítes (shumës), e përdorur për shqipfolësit ortodoksë, është përdorur ende nga greqishtfolësit në Epir për shqiptarët myslimanë.[45] Sot numri i tyre vlerësohet të jetë në mes të 10.000[46] deri 40.000[47] në rajon.

Pasi shumica e popullsisë myslimane çame u larguan për në Shqipëri në vitin 1944, pak shqiptarë myslimanë mbetën në zonë. Në vitin 1947 në zonën e Pargës, kishte 113 myslimanë shqiptarë (7 meshkuj dhe 79 femra).[48] Në regjistrimin të popullsisë greke të vitit 1951, u regjistruan 127 shqiptarë myslimanë për të gjithë Epirin adminstrativ.[49] Pas vitit 1948, kishin mbetur në qarkun Çamëri 44 myslimanë shqiptarë. Në fshatin Volë, 7 persona, në Kuç 12 persona dhe në Kodër 22 persona.[50] Në kohët e fundit, myslimanët shqiptarë mbetën vetëm në fshatin Kuç dhe formojnë bashkësinë e fundit të çamëve myslimanë shqiptarë.[51] Ky është i vetmi vendbanim në të gjithën Epirin grek i shërbyer ende nga një imam.[52] Shqiptarët e tjerë myslimanë të mbetur në Çamërinë e pas luftës, për të shpëtuar veten dhe pronat, (më shumë nga gratë edhe fëmijët jetime që kishin mbetur prapa), ishin konvertuar në ortodoksi dhe janë asimiluar në komunitetin ortodoks në rajon.[53][54][55] Për shkak të luftës dhe lidhjen e fjalës çame me shqiptarët myslimanë, shumica e njerëzve shqipfolës në rajon nuk e përdorin fjalën çame për të identifikuar veten e tyre në kohën e sotme.[56] Sot ka ende disa njerëz të cilët me pa dëshirën identifikojnë ose njohin veten si çame, por ata e shohin identifikim të tillë si problematike.[57][58] Për shkak të këtyre vështirësive, është e zorshme sidomos në zonat urbane për të gjetur njerëz që flasin publikisht gjuhën shqipe, e cila ka çuar në një studiues të përfundojnë pas qëndrimin të shkurtër dhe pa shkuar në zonat rurale,[59] që gjuha shqipe është në rënie.[60]

Shënim: Shumica e çamëve myslimanë pas Luftës së Dytë Botërore banojnë jashtë Qarkut të Çamërisë dhe janë shpërndarë nëpër shtetët të tjera. Shumica prej tyre banojnë në Shqipëri dhe një pakicë gjendet në Turqi, SHBA, Australi edhe Britani të Madhe. Nga vlerësimet çamë myslimanë numërohen rreth 204,255 në Shqipëri,[47] dhe me një numër i konsiderueshëm në diasporë. Këto shifra përfshinë të gjitha çamët nga koha e migrimeve ekonomike para 1912, spastrimet etnike të viteve 1912-1913, shkëmbimi i popullsive në 1923-1924, ngjarjet e dhunshme në viteve 1944-1945[61] dhe ata që janë autoktonë në një pjesë të vogël rreth Konispolit në Shqipëri. Prej 18.150 çamëve shqiptarë të larguar nga Greqia për Shqipëri në 1944,[62] për shkak të rritjes së popullsisë, sot numri i personave me prejardhje çame në Shqipëri është vlerësuar nga dijetarët të arrijë në rreth 80.000 vetë.[63] Të gjitha pronat e çamëve myslimanë, pas vitit 1945 u shpronësuan nga shteti grek dhe tapitë iu dhanë banorëve të rinj, një proces që vazhdoi deri në vitet shtatëdhjetë.[64] Sepse Greqia ka revokuar vetëm gjendjen e luftës me Shqipërinë përmes kabinetit parlamentar,[65] por jo përmes legjislacionit parlamentar dhe ashtu pronat e çamëve janë të konsideruar "pronat e armikut", që nuk lejon çamëve nga të qenit në gjendje për të kërkuar kompensimin ose kthimin të pronave apo shtetësinë të tyre.[66] Greqia e konsideron çështjen çame të jetë e mbyllur.[67] Me rënien e komunizmit komuniteti çam në kohët e fundit është përpjekur për të vënë çështjen çame në axhendën politike shqiptar në marrëdhëniet e saj me Greqinë.[68]

Romët: Para luftës e dytë, popullsia rome është gjetur anembanë rajonit të Çamërisë, kryesisht në vendbanime urbane. Shumica nga këta ishin mysliman dhe u larguan së bashku me shqiptarët myslimanë në Shqipëri. Për shembull, romët myslimanë me origjinë nga Filati sot janë gjetur në fshatin Shkallë i Shqipërisë.[69] Sot pakica romë është shpërndarë nepër fshatra si Lopës[70] dhe qendra urbane edhe janë ortodokse. Migruesit romë nga Shqipëria në vitet e fundit kanë preferuar gjithashtu të punojnë në zonat ku shqipfolësit ortodoksë jetojnë në Çamëri.[71] Për shembull, disa gra rome myslimanë shqipfolës janë martuar me burrat shqipfolës ortodoksë prej fshatit Skupicë.[72] Ndërsa të gjithë punëtorët bujqësore romë në zonën shqipfolëse të Frarit janë nga Shqipëria.[72]

Vllehët: Ndërsa popullsia vllehe është shpërndarë anembanë qarkut. Vllehët që jetojnë në veri dhe veri perëndim (të gjithë në komunën e Filatit) të lumit Kalama dhe në Çamëri e Shqiperisë e quajnë veten e tyre Kǎstrǎnóc mbas krahinës etnografik dhe gjeografike Kastrinë (gr: Κεστρίνη/Kestríni), që e përfshin këtë anë të Çamërisë.[73] Ndërsa vllehët që jetojnë poshtë lumit Kalama (të gjithë në komunën e Gumenicës dhe Sulit) dhe deri krahinës Frar (të gjithë në komunën e Pargës në qarkun i Prevezës), e quajnë veten e tyre Camurénji, domethënë çame.[74] Vllehët gjithashtu përdorin fjalën Rrménji ose Rreménji, që ku jetojnë në mesin e popullsive shqipfolës dhe përdornin edhe ende quhen me këtë emërtim kombëtare për veten e tyre.[75] Në të kaluarën disa prej këtyre vllehëve, të cilët janë gjithashtu shqipfolës, një pjesë ishin baritore dhe nomadë. Pas largimit të çamëve myslimane, ata u zhvendosën nga qeveria greke për sigurinë e vendit[76] në disa fshatra çame[77] si Lopës[78] dhe të tjera. Ndërsa të tjerët u vendosën në fshatra të shqipfolës ortodokse dhe u bënë pjesa e madhe të atyre vendbanime si në Morfat[79][80] dhe Taban[77]. Në qarkun e Çamërisë, vllehët si një shumicë ose pakicë janë banorë në këto vendbanimet: Sajadhë, Lopës, Gumenicë, Shulash, Varfanj, Pllotare, Shqefar, Paramithi, Vreshtë, Çifliq (i Paramithisë), Zeleso, Karbunarë, Skëndal, Hojkë, Arpicë, Millokoqezë, Luarat, Margëlliç, Morfat dhe Xarrë (i Frarit).[77] Ndërsa në qarkun e Prevezës, vllehët si një shumicë ose pakicë janë banorë në këto vendbanimet: Pargë dhe Taban.[77] Disa prej këtyre vllehëve shqipfolëse nga rajoni u zhvendosën nga qeveria greke përgjatë kufirit shqiptaro-grek në rajonin e liqenit të Prespës, pas shpopullimin e fshatrave (Smërdesh dhe Kostinec) që flisnin gjuhën maqedonase gjatë luftës civile greke. Këto vllehët flasin vllahisht, greqisht, dhe edhe në kohën e sotme dialektin e shqipes: çamërisht.[81]

Grekët: Grekët etnike gjenden më shumë në komunën e Filatit, në veri të qarkut ku ndodhet Malësia e Murganës. Rajoni është malor me pak tokë pjellore dhe fshati kryesor në këtë zonë është Çamanda. Për shkak se rajoni nuk mund të mbajë një popullsi të madhe, në të kaluarën, grekët dërguan shumë emigrantë në Greqi ose në huaj.[82] Grekët e rajonit përdorin një fjalë për vetë emërtimin e tyre Γκρέκη/Gréki[83] që referohen veten si grekë, njëjtë si grekët e tjera të Epirit[84] dhe jo emërtimin kombëtare Έλληνες/Éllines, e cila është bërë e miratuar në kohët e fundit së bashku me të fjalës vendore Gréki.[85] Me shkëmbimin e popullsive midis Greqisë dhe Turqisë në 1923, disa grekët refugjate u zhvendosën në Çamëri. Këto grekë janë shpërndarë nëpër qendrat urbane dhe fshatrat, që u vendosen dhe u krijuan nga shteti greke për ato. Për shembull, vendbanimi Nea Selévkia (quajtur Dushku nga populli shqipfolës vendas) është e banuar nga grekë turqishtfolës nga Silifke, Turqi.[86] Pas largimit të shqiptarëve myslimanë nga rajoni, grekët nga këto zona dhe rajone të tjera të Epirit greke, ishin zhvendosur në fshatrat çame.[87][88] Për shembull, pothuajse të gjithë fshatarët greqishtfolës nga fshati malor Llabanica tani banojnë në fshatin fushore Varfanj.[89] Në kohët e fundit, edhe grekët nga Shqipëria janë vendosur në Çamëri në një numër të konsiderueshme.[90]

Ekonomia

Autostrada A2, Greqi - Seksioni: Paramithia-Gumenica

Qarku i Çamërisë është tradicionalisht një nga qarqet më të varfëra dhe më të largëta të Greqisë. Ekonomikisht, të gjithë popullsia e vitit 1981 (41.278), përafërsisht 14.500 ishin popullsi aktive në ekoniminë. Nga këto afër 10.000 ishin të punësuar në ekonominë rurale, 2500 në industri dhe vepra artizanale dhe 2000 të mbetur në transfertave dhe shërbimet (publike - private). Kjo ishte për shkak të migrimit të vërejtur të fuqisë punëtore ekzistuese, që përfshinte shumë njerëz të moshuar. Sot disa njerëz janë gjithashtu të përfshirë në industrinë e turizmit që është rritur nga vitet 1970-të dhe 1980-të.

Tërheqjet kryesore turistik të rajonit janë plazhet e saj të shumta, veçanërisht si vend turistik në Volë. Atraksione të tjera turistike janë mbetjet e qyteteve të lashta së tilla si Gumani (gr: Gitani).

Infrastruktura

Në 1996, filloi ndërtimi i autostradës 2, i quajtur zyrtarisht Egnatia Odos, që lidh bregdetin Jon në Gumenicë me Selanik, u hap për trafikun në vitin 2009. Rrugët të tjera së rëndësishme në Qarkun i Çamërisë që përfshijnë Rruga Kombëtar greke 6 (Gumenicë - Janinë - Larisë) dhe Rruga Kombëtar greke 18 (Filat - Paramithi - Prevezë).

Në vitin 2009, filloi ndërtimi për një autostradë të re që do të lidhë Gumenicën dhe Sarandën, duke kaluar pranë Sajadhë dhe Konispol.

Porti i Gumenicës shërben rrugëve të trageteve në ishujt e Korfuzit dhe Pakso (përfshin Antipakso), si dhe Italia.

Kultura

Traditat muzikore

Tradita muzikore e Çamërisë është pjesë e traditës më të gjerë shqiptare muzikore që shtrihet përtej kufirit në Shqipëri që së bashku formon një "rajon kompakt kulturore të dominuar nga një idiomë të veçantë muzikore dhe të polifonisë".[91][92] Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, traditat muzikore vllehe dhe sidomos tradita muzikore në greqisht e Nartës - Prevezë, ka ndikuar traditat vendas muzikore shqiptare.[93][94] Në të kaluarën ka pasur shumë këngë shqiptare.[95] Pas largimit të myslimanëve çam shqiptarë në Shqipëri, repertor muzikor vendas u zvogëlua, se shqipfolësit ortodokse "përzgjodhën kulturalisht" këngët jo shqiptare, se këngët shqiptar ishin parë të jenë lidhur me shqiptarët myslimanë.[96] Këngët shqiptare ndonëse janë ende paraformuar në festivalet dhe festat[97] dhe tre këngët popullore janë incizuar në kaseta vendas të tilla si: Salo, moj Salushe.[98] Banorët e tanishme shqipfolës dëgjojnë nga radiot dhe kaseta shumë këngë shqiptare[99] dhe disa prej tyre janë të inkorporuara në repertorin vendor.[100] Më poshtë janë disa shembuj të këngëve shqiptar nga Çamëria që janë incizuar nga refugjatët çamë në Shqipëri pas largimit të tyre nga rajoni (për traditat muzikor të shqipfolësve ortodoks në qarkun e Prevezës shikoni Traditat muzikore në Qarkun e Prevezës):

Disa këngë popullore nga Çamëria
Tumankuqe, moj behollë[101]Delvina me Çamërinë[102]Hajde ore Osman Takë[103]Pusi i Çelo Mezanit[104]

— Tumankuqe, moj behollë
ta bëj me si e me dorë.
Nga shtëpia me dërrasa,
del, moj kaleshe, se plasa,
— Ti plase, të plastë xhani,
për një gjalmëbres tumani.
— Nuku kish, moj, te duqani
dhe vërtetë me plasi xhani.
Tumankuqe, moj behollë,
dhe ne duqani me bojë,
bukurin’ tënde kerkojë,
nat’ e dit’ për tij mejtojë.
— E di se ç’do e ç’deshe,
po sikur pak mënt të keshe,
sarraf në Stamboll do jeshe,
dhe s’plasje, të plastë nuri,
për një gjalmëbres poturi.

Mazrek - Margëlliç, Vlorë 1960.

Delvina me Çamërinë,
të gjithë një herë u ngrinë,[105]
huxhum bënë mi Janinë:
«xhelep s’japëm, nizam s’vijmë.»
Moj, kalaja e Ajdhonate[106]
ç’i bëre trimat që pate?
Moj, kalaja me bedenë,
djeltë tanë atje mbenë,
me jataganë u prenë.
Tahir Çapari[107] me shokë,
me Gjolekën[108] u bë tok.
Në udhën për në Janinë,
tre taborrë halldupë u grinë.

Arpicë - Margëlliç, Skellë 1978.

Hajde ore Osman Takë,
hajde ore djal i pakë,[109]
vet ka Konispoli,
dajotë në Psakë,[110]
Hajde, ore djal i bukur,
bota bijnë shuqur,
për djalin e bukur.
Takë, ore Osman Takë,
Kur shkoje sokakut,
me shami në dorë,
mbushurë me mollë.
Unë të gjova njëzë,
ti s’më dhe asnjëzë,
preps t’e dije vetë,
po ’ni doje thënë.
Hajde ore Osman Takë,
kur shkoje sokakut,
Me skalca fanello
dizgjetë të kuqe.
Djalë, ore, pse s’i grisë,
po t’i grisnë bota.
Hajde ore Osman Takë,
hajde ore djali pakë,
me fishek rrovole,
ta’ prenë gjerdanë.

Margëlliç - Çiflig, Sarandë 1970.

Ra dielli malës Vigël,[111]
xbriti Çelua në Arilë,[112]
për të shkretën vajrëkimë.[113]
Arilot’, burra dajllarë,
për shqiptarëtë firarë,
ç’e bëtë Çelo Mezanë?
— Në Haxhi Duli ka rarë.
I thot’ Haxhi Duli: — Mirë:
Qëndro, o Çelo të rrimë,
se mos të zënë pusinë!
Po Çelua nëk qéndroi,
bë vajrëkimnë dhe shkoi.
Mu ne pusi i Sulejmanit,
pusi e Çelo Mezanit,
nga di qen të kajmekamit:
Shtien mbi Çelo Mezanë,
Hizra me Sako Budanë.
Mu ne Pusi i Sulejmanit,
seç thirri Çelo Mezani,
— Sako Budan, i pabesë,
o kulishi i kahpesë,
pse s’bëre zë, të të presë?
Martinën në krahë e keshë
me njëqint e një fushekë!
Kur i ra martinë e parë,
Çelua ktheu surranë.
Kur i ra martinë e ditë,
Çelua gremisi sitë.
Kur i ra martinë e tretë,
Çelua ra me të vërtetë.
Di afije, di rrufjanë,
Hizra me Sako Budanë,
tërpëruan Vrahonanë,[114]
Vrahonanë edhe kazanë,
Çamërinë anë e mbanë.
Vanë nanës e i thanë:
— Çelon ta zunë të gjallë,
koshadhet me kajmekamë.
Nana u tha këto fjalë:
— Në kloftë fjal’ e vërtetë,
e kam për ta vrarë vetë!
Prapë nanës kur i thanë:
Çelon tij ta kanë vrarë
«di afije, di rrufjanë»,
Nana u tha këto fjalë:
— Mirë benë që e vranë,
se trimat ashtu e kanë.

Pargë, Tiranë 1945.

Gjuha

Gjuha administrative, shkollore dhe e kishës është greqishtja. Kjo gjuhë është folur publikisht dhe privatisht jo vetëm nga banorët grekë por edhe prej atyre shqipfolës ortodoksë dhe shqiptarëve myslimanë, prej vllehëve dhe romëve. Shqipfolësit e zonës në rajon e quajnë gjuhën greke grëqisht dhe linika (nga fjala greke: ελληνικά/elliniká për gjuhën greqisht).[115] Prej shqiptarëve të zonës, shqipja është folur në shtëpi ose në mjedis shoqëror.[116] Gjuha shqipe nuk është njohur nga shteti grek në administratë, shkolla apo në kishë, edhe qeveria greke nuk e njeh praninë e banorëve shqipfolës në qarkun e Çamërisë. Dialekti çamërisht në rajon është ndarë në dy variant: e veriut dhe të jugut. Varianti verior është folur gjatë gjithë qarkut të Çamërisë, ndërsa të variant jugor (i njohur si dialekti i Sulit apo dialekti i Prevezës) është folur kryesisht në qarkun i Prevezës. Dallimet në mes të dyve janë në shprehje të tilla si: çfarë bën (shqipja standarde), çi bën (dialekti verior) dhe kë bën (dialekti jugor).[117]

Feja

Shumica e banorëve grekë, vllehë dhe romë janë krishterë ortodokse. Shumica e banorëve çame shqiptarë ishin myslimanë përpara shpërnguljes e tyre në vitëve 1944-1945. Kurse pjesa e tjerë janë shqipfolës ortodoksë, që sot janë një pakicë e madhe në rajon.


Historia

Rajoni të qarkut i Çamërisë iu aneksua Mbretërisë së Greqisë gjatë Luftërave Ballkanike në 1913, kur ushtria greke ia mori rajonin Perandorisë Osmane. Fillimisht, shumica e qarkut të Çamërisë ishte pjesë e qarkut të Janinës, dhe një pjesë e vogël e saj administrohej nga qarku i Prevezës. Në 1936 shteti grek e krijoi nga pjesët perëndimore të qarkut Janinës dhe pjesët veriore të qarkut të Prevezës qarkun e Çamërisë për të ushtruar kontroll më të fortë mbi çamët myslimanë .[118] Qarku i Çamërisë u emërua Θεσπρωτία/Thesprotia pas një heroit mitik të kohës së lashtë me emrin Θεσπρωτός/Thesprotós, për të zëvendësuar emrin vendore shqiptar Çamëria të rajonit. Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, emri Çamëria është përdorur nga popullata vendas si toponim për rajonin.[119] Për më shumë mbi historinë e rajonit, shihni:

Vendbanimet


Lidhje të jashtme

Për më shumë informata për Çamërinë, shih:


Më poshtë janë një seri e koleksioneve hartë ushtarake që lidhen me Çamërinë dhe përmbajnë topografi të detajuar (Krahasoni me listat të toponimet në artikujve për fshatrave të Çamërisë):


Shih gjithashtu një blog interesante për rajonin i përditshme dhe e kaluara:

Burimet