Qerbelaja (poemë)

Qerbelaja është një poemë epike shiite shkruar nga Naim Frashëri, botuar për herë të parë në Bukuresht më 1898.

Struktura

Qerbelaja është një poemë epike fetare me njëzetepesë këngë, që flet për betejën e QerbelasëIrak në vitin 680 të erës sonë, ku u vra Hyseini, nip i profetit Muhammed. Është një poemë narrative pa ndonjë hero ose personazh kryesor. Sipas Elsie, nuk gëzoi atë popullaritet që pati ndër lexuesit shqiptarë të shekullit të njëzetë Istori' e Skenderbeut.[1] Vepra është parë si dëshmia më e drejtëpërdrejtë e frymëzimit të poetit se shqiptarët rrjedhin nga trashëgimia shpirtërore, kulturore e historike e Irakut dhe Iranit.[2]

Referime