Riciklimi

Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit (për të përmendur këtu më të rëndësishmet).Për të bërë sa më të thjeshtë këtë proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme është vënë në funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave në kontenitoret përkatës: letër, qelq, plastikë apo mbetjet e njoma (që janë mbetjet ushqimore).Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore që të mos shterojnë kurre.RIPËRDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI...janë 3 fjalët më të rëndesishme që ndihmojnë natyrën dhe mjedisin ku jetojmë.Riciklimi bëhet i mundur falë ndihmës tonë. Jemi ne ata që duhet të diferencojmë fillimisht mbeturinat që prodhojmë. Për të bërë një grumbullim të diferencuar sa më efektiv, është e rëndësishme të njohim cilat janë materialet e riciklueshme dhe si duhet ti ndajmë ato.Riciklimi i letrës hap pas hapi1-Mblidhen mbetjet e letrës nga vendgrumbullimet e mbetjeve.2-Letra futet në kazana me ujë.3-Ndahen fibrat e letrës nga mbetjet e tjera si bojë, papastërti etj.4-Lënda e formuar thahet dhe i jepet formë duke e presuar.5-Formohet kështu letra e re e gatshme për përdorim.Letra nuk mund të riciklohet deri në pafundësi. Fibrat e letrës pas çdo riciklimi vinë e shkurtohen duke ulur kështu cilësinë e letrës. P:SH Një kuti kartoni mund të riciklohet deri në gjashtë herë.