Samira Efendi

këngëtare azere

Samira Azer gizi Efendiyeva (azerbajxhanisht: Samirə Azər qızı Əfəndiyeva;[1] 7 prill 1991), e njohur si Samira Efendi, është një këngëtare azere. Ajo do ta përfaqësojë AzerbajxhaninFestivalin Evropian të Këngës 2020 që do të mbahet në Roterdam, Holandë.[2]

Samira Efendi

Karriera

Karriera e hershme

Efendiyeva fitoi popullaritet në atdheun e saj pasi mori pjesë në garat e këndimit Yeni Ulduz (2009), Böyük Səhnə (2014) dhe The Voice of Azerbaijan (2015-2016, vendi i tretë).[1] Në vitin 2017, ajo ishte përfaqësuesja e Azerbajxhanit në konkursin ndërkombëtar të këndimit Silk Way Star, i inskenuar në Almaty, Kazakistan, duke përfunduar në vendin e tretë.[2][3] Efendiyeva përfaqësoi vendin e saj përsëri në festivalin Voice of Nur-Sultan që u mbajt në Nur-Sultan, Kazakistan në vitin 2019.

2020: Festivali Evropian i Këngës

Më 28 shkurt 2020, transmetuesi azer İTV njoftoi që Efendiyeva ishte zgjedhur nga brenda për ta përfaqësuar AzerbajxhaninFestivalin Evropian të Këngës 2020, mbajtur në Roterdam, Holandë.[2]

Diskografia

Solo

TitulliVitiAlbumi
"Yarımın Yarı"2019
"Sən Gələndə"
"Yol Ayrıcı"
"Cleopatra"2020

Referime

Lidhje të jashtme

Parardhësi 
Chingiz
me "Truth"
Azerbajxhani në Festivalin Evropian të Këngës
2020
Pasardhësi 
-