Shkolla e muzikës

Konservatoriumi ose Shkolla e muzikës është një institucion arsimor i specializuar i cili merret me studimin, arsimin, trajnimin dhe hulumtimin e muzikës. Një institucion i tillë mund të njihet ose të quhet edhe si shkollë muzikore, akademi muzikore, fakultet muzikor, kolegj muzikor, departament muzikor (i një institucioni më të madh), konservatorium ose konservator . Mësimdhënia konsiston në trajnime në performancën e instrumenteve muzikore, këndimin, kompozimin muzikor, dirigjimin, muzikimin, si dhe fushat akademike dhe kërkimore si muzikologjinë, historinë e muzikës dhe teorinë e muzikës .

Mësimet për muzikë mund të ofrohen brenda sistemit të detyrueshëm të arsimit të përgjithshëm, ose brenda shkollave të specializuara të muzikës për fëmijë. Fëmijët e shkollës fillore mund të vijojnë mësimet e muzikës edhe në institucionet shkollore, të tilla si akademi muzikore ose shkolla muzikore. Termi "shkollë muzikore" gjithashtu mund të aplikohet edhe për institucionet e arsimit të lartë me emra të tillë si shkolla e muzikës, akademi muzikore, fakulteti muzikor, kolegj muzikor, departamenti i muzikës, ose mund të përdoret edhe termi konservatorium. [1] [2] [3]

Shih edhe

Referimet