Shufadaja

Shufadaja ka qenë një skelë në detin Adriatik e përmendur si pikë tregtimi në zotërimet e Gjon Kastriotit.

Emërtimi

Ndër dokumentat latinë, raguzjanë ose venecjanë të asaj kohe përmendet Sufat, Suffada, Zufada[1].

E përmendur si një nga zotërimet e familjes së Kastriotëve, Shufadaja ka qenë një port i vogël në grykëderdhje të lumit të Matit. Duhet të ketë qenë një pikë shumë nevralgjike sepse funksiononte edhe si pikë doganore duke siguruar mjaft të ardhura. Nga kjo pikë, zotërimet e Gjon Kastriotit, babait të Skënderbeut, zgjatoheshin drejt lindjes duke arritur deri në Prizren. Në këtë mënyrë, sigurohej përgjatë gjurmës së Matit komunikimi dhe tregtia nga bregdeti me viset e thella dhe prapatokën e veriut shqiptar. Rëndësia e Shufadasë ra me kalimin e kohës.

Burime