Spllanca

Spllancë (greqisht: Αμμουδιά/Ammoudhiá) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σπλάντζα/Splántza.[1]

Spllancë
Αμμουδιά
Fshat
Pamje e lumit Gliqi që rrjedh përmes Spllancës dhe më pas në det.
Pamje e lumit Gliqi që rrjedh përmes Spllancës dhe më pas në det.
Popullsia
 • Gjithsej330
Emri i banorëveSpllancjot

Gjeografia

Nga lindja Spllanca kufizohet me ish-moçalin të madh Gjoli, me fshatrat Taban dhe Lëkurësin, nga juglindja me Vllandoraqin dhe nga perëndimi me detin Jon.

Toponimet të fshatit Spllancë:[2]

  • Bíe Zúbit (Βίε ζούμπιτ) - kanal i Zubit.
  • Bistára (Μπιστάρα) - vend i lartë.
  • Áre Lamshánës (Άρε Λαμσιάνς) - ara të Lamshanës.
  • Gorcúlla (Γορτσούλα) - dardhë.
  • Luvádhi (Λιουβάδι) - luadh.
  • Frákso (Φράξο) edhe “Frashínja” (“Φρασίνια”) - frashër.
  • Fíqe (Φύκε) - fik.
  • Lóla (Λιόλια) – të Jorgos (në gjuhën shqipe, Lolo është një nofkë për emrin Gjergj).
  • Bostanáqa (Μποστανάκια) - kopshte.
  • Daglána (Νταγλιάνα) – vend me pamje të bukur.
  • Sheshéza (Σεσιέζα) – izotop.
  • Heimadhió (Χειμαδιό) – vend të përshtatshme për kullota dimërore.
  • Llákes (Λάκες) – vend ultësirë.
  • Brégja (Μπρέγκια) - vend i lartë dhe vështirë për të ujitur.
  • Xhúmba (Ντζιούμπα) - vend i lartë të rëndësishëm.
  • Poré e Pélavet (Πορέ επέλιαβετ) - porti i kuajve.
  • Sópi (Σόπι) - ishull në moçal.
  • Shesópi (Σιεσσόπι) - ishull në moçalin që sot quhet në greqisht si “Vallto”.
  • Linamiés (Λιναμιές) - vend me fije liri.
  • Póho (Πόχο) - vend me lerë.
  • Kséra (Ξέρα) - vend i thatë.
  • Gjóli (Γκιόλι) - emri vendas i moçalit të madh (sot “Valltos”), të Frarit, në L.
  • Fúndi Vídheve (Φούντι βίδεβε) - vend i dendur me vidh.
  • Kapsileskorpúnavet (Καψιλεσκορπούναβετ) - vend i livadheve kur ndërpriten.
  • Arkudhá (Αρκουδά) - të Arkudhës.
  • Shúri (Σιούρι) - vend me rëre, zhur.
  • Stígja (Στίγκια) - terren pyllëzuar i parregullt.
  • Fúga Jánis (Φούγα Γιάννης) - rruga e Janit.
  • Lláke Çakáli (Λάκε τσιακάλι) - vend i ulët të Çakalit.
  • Kamíni (Καμίνι) - furrë gëlqereje.
  • Gllósa (Γλώσσα) - vend që ka formë si gjuhë.
  • Kokorína (Κοκορίνα) - pishnajë.
  • Áre Lámbit (Άρε Λιάμπιτ) - ara të Llambit (Harallambit).
  • Áre Kolomáros (Άρε Κολιομάρος) - ara të Kolomaros.
  • Áre Kolobínxhos (Άρε Κολιομπίντζος) - ara të Kolobinxhos.
  • Lláke Lénc (Λάκε Λέντς) - vend i ulët të Lenës (Helenës).
  • Dráshes (Ντράσιες) – vend me gurë të sheshtë.
  • Gofkálla (Γκοφκάλα) - terren me gurë duke mbajtur zgavër nëntokësore.
  • Áre Póshtra (Άρε Πόστρα) - ara të përtejshëm.
  • Flléte déll imádhi (Φλέτε ντέλ ιμάδι) - vendi ku ka gjethe të mëdha.
  • Pirí (Πυρί) - gadishull.
  • Kalíve Thomaít (Καλύβε Θωμαίτ) - kasolle i Thomait.
  • Dhiále Émavet (Διάλε έμαβετ) - hendek në një arë të lëruar.
  • Abáso (Αμπάσσο) - kep i detit.
  • Stróma (Στρώμα) - pllajë të vogël.

Kultura

Në viteve të 1960-të, shumica e Spllancjotët ende flisnin kryesisht gjuhën shqipe dhe njohja e tyre të gjuhës greqisht ishte i pakët.[3] Sot, fshati është dygjuhësh dhe banorët mund të flasin shqip dhe greqisht.

Lidhje të jashtme

Burimet