Superliga e Futbollit të Kosovës

Superliga e Kosovës është kategoria më e lartë e garave në futboll në Kosovë të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). FFK organizon edhe dy kategori më të ulta të garave në futboll: Liga e Parë, Liga e Dytë (Grupi A dhe B)

Superliga e Kosovës
Skeda:Https://images.app.goo.gl/RqLe24fBVtiRVx8z8
KombëtarjaKosova
KonfederataUEFA
Themeluar1946
Sezoni i parë1999
Numri i ekipeve10
Bien nëLiga e Parë
Kupa kombëtareKupa e Kosovës
Kupa ndërkombëtarUEFA Champions League
UEFA Conference League
Më shumë tituj kampionKF Prishtina
TV partnersArtMotion
Klan Kosova
Kujtesa
Faqja zyrtareFaqja zyrtare

Ekipet

Superliga në sezonin 2021/22 ka 10 ekipe. Ato janë:

Superliga e Futbollit të Kosovës (Earth)
KlubiQytetiStadiumiKapaciteti
KF BallkaniSuharekëStadiumi i qytetit1.000
KF DrenicaSkenderajStadiumi Bajram Aliu3.000
KF DritaGjilanStadiumi i Gjilanit15.000
KF DukagjiniKlinaStadiumi 18 Qershori2.000
KF FerizajFerizajStadiumi Ismet Shabani2.000
KF FeronikeliDrenasiStadiumi Rexhep Rexhepi6.000
KF FlamurtariPrishtinaStadiumi Xhemail Ibishi5.000
KF GjilaniGjilanStadiumi i Gjilanit15.000
KF LlapiPodujevëStadiumi Zahir Pajaziti10.000
KF PrishtinaPrishtinaStadiumi Fadil Vokrri13.000

Historia

Periudha e parë

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera.Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

Periudha e dytë

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë.Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Periudha e tretë

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar.Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb.Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj..Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira.Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.

Periudha e katërt

Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj.Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra.Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s.Tani në edicionin e ri 2006/2007, Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë – dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë – dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së.Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë të kufizuara.

Periudha e pestë

Pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, më në fund Federata e Futbollit e Kosovës, nën drejtimin e Fadil Vokrrit, pas shumë takimeve dhe lobimeve, arriti që t’i thyejë të gjitha barrierat dhe në maj të vitit 2016 të bëhet fillimisht anëtare e UEFA-s, e më pas edhe e FIFA-s, duke u bërë kësisoj pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar, pasi tani përveç se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit me kombëtaren e saj, edhe klubet do të paraqiten në garat evropiane.

Kampionët e Kosovës

Kjo është lista e fituesve të Superligës të Kosovës nga viti 1945.[1]

Liga e Provinces se Kosoves[a]
SezoniKlubiQyteti
1945JedinstvoPrishtina
1946
1947TrepçaMitrovica
1947–48ProleteriPrishtina
1948–49TrepçaMitrovica
1950
1951KosovaPrishtina
1952TrepçaMitrovica
1953Nuk luhet për shkak të ndryshimit të sistemit të ligës
1953–54PrishtinaPrishtina
1954–55TrepçaMitrovica
1955–56RudariStari Trg
1956–57RudnikuHajvalia
1957–58RudariStari Trg
1958–59PrishtinaPrishtina
1959–60RudariStari Trg
1960–61PrishtinaPrishtina
1961–62BudućnostPeja
1962–63DritaGjilan
1963–64SllogaLipljan
1964–65
1965–66BudućnostPeja
1966–67ObilićKastrioti
1967–68VëllaznimiGjakova
1968–69
1969–70
1970–71
1971–72ObilićKastrioti
1972–73Fushë KosovaFushë Kosova
1973–74VëllaznimiGjakova
1974–75KF LiriaPrizren
1975–76RHMK ObilićKastrioti
1976–77PrishtinaPrishtina
1977–78BudućnostPeja
1978–79PrishtinaPrishtina
1979–80VëllaznimiGjakova
1980–81LiriaPrizren
1981–82VëllaznimiGjakova
1982–83KNI Ramiz SadikuPrishtina
1983–84LiriaPrizren
1984–85Crvena Zvezda GnjilaneGjilan
1985–86VëllaznimiGjakova
1986–87LiriaPrizren
1987–88Crvena Zvezda GnjilaneGjilan
1988–89BudućnostPeja
1989–90VëllaznimiGjakova
Liga e Pavarur e Kosoves[b]
SezoniKlubiQyteti
1990–91Fushë KosovaFushë Kosova
1991–92PrishtinaPrishtina
1992–93TrepçaMitrovica
1993–94DukagjiniKlina
1994–95LiriaPrizren
1995–96PrishtinaPrishtina
1996–97
1997–98Kampionati nuk u mbajt për shkak të Luftës e Kosovës
1998–99
Pas çlirimit të Kosovës (UNMIK)
1999–2000PrishtinaPrishtina
2000–01
2001–02BesianaPodujevo
2002–03DritaGjilan
2003–04PrishtinaPrishtina
2004–05BesaPeja
2005–06
2006–07
2007–08PrishtinaPrishtina
2008–09
2009–10TrepçaMitrovica
2010–11HysiPodujevo
2011–12PrishtinaPrishtina
2012–13
2013–14VushtrriaVushtrri
2014–15FeronikeliGlogovac
2015–16
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA
2016–17Trepça'89Mitrovica
2017–18DritaGjilan
2018-19FeronikeliGlogovac

Klubet Kampione

KlubiKampionViti
Prishtina101991–92, 1995–96, 1996–97, 1999–00, 2000–01, 2003–04, 2007–08, 2008–09, 2011–12, 2012–13
Besa32004–05, 2005–06, 2006–07
Feronikeli2014–15, 2015–16, 2018-19
Drita32002–03, 2017–18 , 2019-2020
Trepça21992–93, 2009–10
Fushë Kosova1990–9111990–91
Dukagjini1993–94
Liria1994–95
Besiana2001–02
Hysi2010–11
Vushtrria2013–14
Trepça'892016–17

Lidhje të jashtme


AtletikBasketbollBoksHendbollFutbollKaratePingpongShah
VolejbollMundjePeshëngritjeAlpinizëmÇiklizemNotXhudo
Raiffeisen Superliga · Liga e Parë
 · Liga 2 - Grupi A  ·  Liga 2 - Grupi B  ·  Liga e Femrave  · Superliga - Juniorët  · Liga e Parë - Juniorët
 ·  Superliga - Futsall  · Liga e parë - Futsall  ·