Tahir Demi

politikan shqiptar

Tahir Demi (1919-1961) ishte një politikan shqiptar. Ai ishte pjesëtar i shkallës së lartë së Partisë së Punës së Shqipërisë dhe përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke. Në 1960 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje në 1961 sepse ishte pjesëtar i grupit Pro-Sovjetik, drejtuar nga admirali i prapavijës Teme Sejko, i cili kishte planifikuar një grusht shteti kundër Enver Hoxhës.

Jeta

Tahir Demi u lind në Filiat në veriperëndim të Greqisë (atëkohë Çamëria) në 1919. Në vitin 1930 ai studioi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ai u martua me Sadete Demi Toto dhe kishte tre fëmijë: Pëllumb, Ilirjan dhe Teuta. Në 1943 ai iu bashkua Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë dhe u bë pjesëtar i Partisë së Punës. Mbas Luftës së Dytë Botërore ai u bë kryetar i komitetit të Partisë Punës në rrethin e Elbasanit dhe delegati i ShqipërisëKëshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke.[1]Në korrik 1960 ai u arrestua nga policia sekrete shqiptare për pjesëmarrjen e tij të supozuar në komplotin kundër-revolucionar të flotës së gjashtë Greko-Jugosllave-Italiane-Amerikane për të përmbysur qeverinë shqiptare..[2][3] Ai u arrestua bashkë me shtatë komandantë, duke përfshirë dhe Teme Sejko, admiral i prapavijës. Tjetër i pandehur ishte dhe ish-kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit Taho Sejko, njëherit kryetari i komitetit të përgjithshëm së Partisë së Punës. Ata u gjykuan në maj të vitit 1961. Demi u dënua me vdekje pas gjykimit, bashkë me tre pjesëtarë të lartë të Ushtrisë Shqiptare dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, Teme Sejko, Abdyl Resuli dhe Hajri Mane më 31 maj 1961.[4][5]Katër të akuzuar të tjerë u burgosën me nga 15 vjet. Sipas disa burimeve, ekzekutimet erdhën si pasojë se Enver Hoxha nuk u pajtua me disa konkluzione në një konferencë të Partisë në Tiranë 1956.[nevojitet citimi]

Referime