Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian

Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian ose targat e automjeteve të sheteve anëtare të BEsë, janë të bazuara në një format të përbashkët:

  • ato kanë një shirit blu në të majtë të targës, në të cilin ndodhet flamuri i BE me 12 yje dhe sigla ndërkombëtare në të cilin automjeti është regjistruar.
  • kanë një format standart si ato të cilat kanë fushë të bardhë, si ato të cilat janë me fushë të verdhë, gërmat i kanë në ngjyrë të zezë. Targat me fushë të verdhë përdoren në, Holandë, Luksemburg, Britani e Madhe edhe (Francë deri në vitin 2009), përdorin targa të verdha vetëm atë të pasme, ndërsa ato përpara janë të bardha. Luksemburgu, Britania e Madhe edhe Franca përdorin gjithashtu targa plastike, ndryshe nga vëndet e tjera të BE të cilat përdorin targa metalike.

Përpara se targat të kishin një format të përbashkët, automjetet që udhëtonin në shtete të huaja duhet të kishin në pjesën e pasme të autmojetit shenjën ovale me siglën ndërkombëtare të shtetit përkatës. Por tani nuk është më e nevojshme me formatin e ri të targave.

Sistemi i kodeve

  • Suedia, Finlanda, Lituania dhe Belgjika përdorin kombinacionin e tre gërmave dhe tre shifrave (Belgjika përdor gërma me ngjyrë të kuqe ne fushë të bardhë).
  • Danimarka përdor kombinacionin e dy gërmave dhe pesë shifrave, janë të ngjashme me targat e Norvegjisë shtet jo anëtar i BE, por targat daneze kanë një kontur të kuq, dhe me ligj shtetet përkatëse duhet të vendosin siglat ndërkombëtare.
  • Franca që prej vitit 2009 përdor një format të ri targash shembull AA 123 AA i ngashëm me atë të Italisë e cila e përdor që prej vitit 1994.
  • Shqipëria megjithëse nuk është shtet anëtar i BE, i ka formatizuar targat me sistemin e BE-së dhe prej janarit 2011 përdor formatin e ri të targave të ngjashëm me atë francez e italian.

Lista e targave të BE-së

ShtetiInicialeShembull
 AustriaA
 BelgjikaB
 BullgariaBG
 QiproCY
 Republika ÇekeCZ
 DanimarkaDK
 EstoniaEST
 FinlandaFIN
 FrancaF
 GjermaniaD
 GreqiaGR
 HungariaH
 IrlandaIRL
 ItaliaI
 LetoniaLV
 LituaniaLT
 LuksemburguL
 MaltaM
HolandaNL
 PoloniaPL
 PortugaliaP
 RumaniaRO
 SllovakiaSK
SlloveniaSLO
 SpanjaE
 SuediaS
Targa alternative Britania e MadheInicialeShembull
 Britania e MadheUK
 GjibraltariGBZ
 AngliaENG
 SkociaSCO
 UellsiCYM
 Irlanda VerioreGB

Referimet