TikTok

rrjet social kinez i fokusuar në video

TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale e krijuar nga kompania kineze ByteDance [1], por në shtator të 2020 vendosi që të shiste një pjesë të aksioneve[2] kompanive amerikane Oracle dhe Walmart. Momentalisht aksionerët amerikanë kanë avantazh në vendimmarrje dhe zotërojnë 4 vende në bordin drejtues të TikTok Global, ku të pestin e zotëron ByteDance. Përdoret për të krijuar video muzike të shkurtër, sinkronizim buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda, [3] [4] dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. [5] Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës.[6] Më vonë, TikTok u hodh në treg në 2017-ën për iOS dhe Android në shumicën e tregjeve jashtë Kinës kontinentale; megjithatë, ajo u bë e disponueshme në të gjithë botën, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale Musical.ly më 2 gusht 2018. TikTok dhe Douyin kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe përdorimi, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. Serverët e tyre ndodhen secili në tregun ku aplikacioni përkatës është i disponueshëm.[7] Të dy produktet janë të ngjashme, por veçorit nuk janë identike. Douyin përfshin një veçori të kërkimit në video që mund të kërkojë fytyrën e njerëzve për më shumë video të tyre dhe veçori të tjera të tilla si blerja, prenotimi i hoteleve dhe vlerësimi i etiketimeve gjeografike.[8] Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Rusinë dhe në pjesë të tjera të botës.[9] [10] [11] Që nga tetori i vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.[12] [13] [14] [15]

Logoja e platformës

Shiko edhe

  • WeChat

Referime