Universiteti Tsinghua

Universiteti Cinhua,[1] (kinezçe: 清华大学, pinyin: Qīnghuá Dàxué) është një universitet kërkimor i vendosur në Pekin, Republika Popullore e Kinës. Cinhua u themelua në 1911 si "Kolegji Cinhua" dhe u riemërua si "Universiteti Kombëtar Cinhua" në vitin 1928.[2] 

Qendra e kampusit të Universitetit Cinhua

Nën sloganin e tij bazuar mbi Vetë-Disiplinë dhe Përkushtim Social, Universiteti Cinhua e përshkruan veten si të përkushtuar për përsosmërinë akademike, mirëqenien e shoqërisë kineze dhe të zhvillimin global.[3] 

I dalluar në fushat e kërkimit shkencor dhe mësimdhënjes, Universiteti Cinhua renditet vazhdimisht si një nga institucionet akademike më të mira të Kinës, së bashku me Universitetin e Pekinit.[4][5][6][7][8]

Lidhje të jashtme

Burim i të dhënave