Fandom

shërbim dhe domen i pritjes së Wiki
(Përcjellë nga Wikia)

Fandom (sqt. fendëm; njohur dikur si Wikicities dhe Wikia) është një kompani amerikane që bart wiki të fokusuara në tema argëtuese (dmth. video lojëra, programe televizive, filma, personalitete, etj.)[4] Kompania është private dhe fitimprurëse, me bazë ligjore në Delaware dhe me seli në San Francisko. Ajo u themelua në tetor 2004 nga bashkëthemeluesi i Wikipedias Jimmy Wales dhe Angela Beesley.[5] Fandom u ble në 2018 nga TPG Inc. dhe Jon Miller përmes Integrated Media Co.[6]

Fandom, Inc.
Webfaqja
KomercialPo
Tipi i faqesShërbim bartës i wikive
RegjistrimSipas dëshirës
Gjuha(t) e gjendshmeShumëgjuhëshe
përdoruesit350 million[1] (që prej dhjetor 11,  2022 (2022 -12-11))
Content license
Written inPHP, JavaScript (Node.js)
PronariTPG Inc. (2018–vazhdon)[3]
Krijuar nga
Lëshuar më
  • 18 tetor 2004; 19 vite më parë (2004-10-18) (shërbim bartës i wikive; si Wikicities)
  • 25 janar 2016; 8 vite më parë (2016-01-25) (Fandom News and Stories)
Gjendja e tanishmeAktive

Fandom përdor MediaWiki, wiki softuerin e hapur që edhe Wikipedia e përdor. Përkundër Fondacionit Wikimedia, organizatës jofitimprurëse që e bart Wikipedian, Fandom vepron si kompani fitimprurëse dhe i nxjerr fitimet nga reklamat dhe përmbajtjes së shitur, duke botuar shumicën e tekstit të ofruar nga përdoruesit nën licensat copyleft.[7] Fandom drejton gjithashtu projektin e ndërlidhur editorial, duke ofruar lajme në kulturë dhe video lojëra.[8] Wikit në Fandom barten përmes domeinit fandom.com, që është bërë një ndër 50 faqet më të vizituara në botë, duke u ngritur në popullaritet prej viteve 2020. Pjesa më e madhe e trafikut vjen nga Shtetet e Bashkuara me 25,79%, me pjesën e dytë më të madhe duke ardhur nga Rusia me 7.76% sipas Similarweb.[9]

Historia

2004-2009: Kohët e hershme dhe rritja

Fandom u lancua më 18 tetor 2004 në orën 23:50:49 (UTC) nën emrin Wikicities (gjë që ftoi krahasime me shërbimin e dikurshëm GeoCities nga Yahoo),[10] nga Jimmy Wales, bashkëthemelues i Wikipedias, dhe Angela Beesley Starling—respektivisht kryetar emeritus dhe pjesëtare e bordit këshillues të Fondacionit Wikimedia. Ideja origjinale e Wales-it ishte të përdoret ideja e tij e Wikipedias për një vend ku njerëzit nga i njëjti qytet apo vendi gjeografik mund të takoheshin së bashku.[11]

Projekti u riemërtua si Wikia më 27 mars 2006.[12] Në muajin para zhvendosjes, Wikia njoftoi një investim kapital 4 milionë dollarësh nga Bessemer Venture Partners dhe First Round Capital.[13] Nëntë muaj më vonë, Amazon.com investoi 10 milionë dollarë në financim të Serisë B.[14] Deri në shtator 2006, Wikia arriti afro 1500 wiki në 48 gjuhë. Me kalimin e kohës, Wikia mori me vete wiki dikur të pavarura si LyricWiki, Nukapedia, Uncyclopedia, dhe WoWWiki.[15] Gil Penchina (dikur kryeshef ekzekutiv në Wikia) e përshkroi webfaqen si "pjesa tjetër e bibliotekës dhe kioskut të revistave".[16] Materiali është përshkruar edhe si joformal, dhe shpesh duke iu afruar kufirit të argëtimit, duke lejuar importimin e hartave, videove nga YouTube, dhe materialeve tjera që nuk i përkasin traditave të wikive.[17]

Lidhje të jashtme

Referime