Wikipedia:Mirësevini në Wikipedia

Mirë se vini në Wikipediangjuhën shqipe!
Edhe ti je i ftuar të marrësh pjesë në krijimin e një enciklopedie të lirë në rrjet.

Gjithkush mund të kontribuojë në procesin e krijimit të enciklopedisë së parë të lirë në shqip. Edhe ti! Krijo një llogari...

... dhe bashkohu me mijra kontribuesit e tjerë vullnetarë, qëllimi i të cilëve është krijimi i enciklopedisë më cilësore dhe më të madhe në gjuhën shqipe. Por, kjo nuk mund të arrihet pa njerëz si ju. Wikipedia ka nevojë për ndihmën tënde!

Nuk është nevoja të keni aftësi apo lejë të veçatë për tu bërë pjesë e Wikipedias. E rëndësishme është të jeni entuziastë! Gjeni pak kohë për të mësuar se sa e lehtë është të redaktosh një faqe. Nëse në Wikipedia gjen gabime apo paqartësi - mos hezito, kliko mbi butonin Redakto dhe Kryej ndryshimet. Artikujt cung (artikuj e paplotë) mund t'i ndryshoni krejtësisht duke i shkruar nga e para.

Kështu Wikipedia rritet çdo moment që kalon, artikuj që shtohen e përmirësohen vazhdimisht.

Redaktimi i përmbajtjes së Wikipedias mund të duket i vështirë në fillim. Rekomandohet që në qoftë se nuk keni redaktuar më parë të shikoni vetëm përmbajtjen e kodit të artikujve duke shtypur butonin Redakto. Kështu do të mësoheni me strukturën e formatimit të artikujve. Vizitoni edhe faqet e ndihmës për të mësuar sa më lehtë se si të zgjidhni çdo problem në Wikipedia. Mos kini turp të beni edhe gabime! Të gjithë kanë mësuar nga gabimet e tyre — kjo është mënyra e vetme për tu përmirësuar.

Themeli i Wikipedias është vullneti i mirë i redaktorëve. Askush këtu nuk do t'iu detyrojë të bëni apo të mos bëni diçka. Çdo anëtar i ri (veçanërisht profesionistët) do të mirëpritet me përzemërsi.

Paneli
Paneli

  • Livadhi - Faqja e provës ku mund të testoni njohuritë tuaja.
  • Kuvendi - Pyet tek Kuvendi dhe shumë shpejt dikush do të të kthejë përgjigje.
  • Faqet e ndihmës - Kërko për ndihmë të menjëhershme.