Wikipedia:Ndihmësi i Artikujve/Redakto


Jemi të lumtur që dëshironi të shtoni aftësitë tuaja në redaktim!


Një mënyrë e mirë për të mësuar është duke përmirësuar artikujt ekzistues. Për ta bërë këtë fillimisht mendoni për një temë për të cilën keni interes. Mund të jetë çfarëdo: shteti ose qyteti juaj, lënda mësimore e parapëlqyer, një figurë e rëndësishme historike ose kafsha shtëpiake e parapëlqyer. Pasi të keni zgjedhur një koncept çfarëdo, shkruajeni atë te kutia kërkimore në cepin e sipërm, djathtas dhe shtypni ↵ Enter. Nëse artikulli ekziston dhe nuk është i mbrojtur, ai do t'ju shfaqet dhe do të jetë i gatshëm për redaktim. (Nëse artikulli i zgjedhur nuk ekziston ose është i mbrojtur, provoni të kërkoni për diçka tjetër.) Lexojeni dhe nëse vini re një pjesë a hollësi çfarëdo që mund të përmirësohet, shtypni butonin Redakto dhe mos ngurroni të veproni.


Nëse dëshironi, në kolonën e lidhjeve blu majtas, poshtë stemës së Wikipedia-s, keni lidhjen Artikull i rastit shtypja e së cilës do t'ju dërgojë në një artikull të rastësishëm. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të zbuluar tema të reja interesante për të lexuar e përmirësuar.


Puna e mbarë!