Wikipedia:Shqueshmëria e shkrimtarëve dhe librave
Kjo faqe përshkruan kriteret që duhet të ndiqen në editimin e zërave të Wikipedias për shkrimtarët dhe librat, qofshin ato letërsi artistike apo eseiste.
Rregulla të përgjithshme
Për librat e shkrimtarët vlejnë gjithë rregullat e përgjithshme të Pikëpamjes neutrale, Hulumtimit vetjak, Verifikueshmërisë, dhe Çfarë Wikipedia nuk është.
Enciklopediciteti i artikujve
Shkrimtarët
Konsiderohen zëra enciklopedikë, pra të shquar pa ndonjë votim në Kuvend nga komuniteti, biografitë e shkrimtarëve që janë dalluar në mënyrë të veçantë në sektorin e tyre, gjë që mund të verifikohet lehtë nga burime të pavarura.
Një shkrimtar konsiderohet enciklopedik kur kënaq të gjithë kriteret e mëposhtëm:
- Ka publikuar së paku tre libra nga një shtëpi botuese që nuk prodhon normalisht shkrime të një fillestari dhe nuk lejon që shkrimtari të vetëfinancojë librin
- Një libër i tij ka fituar çmime kombëtar apo ndërkombëtar, ose ka marrë recensione me autoritet nga kritikë në periodikë kombëtarë
Alternativisht, një shkrimtar mund të konsiderohet enciklopedik nëse një nga librat e tij konsiderohet enciklopedik, shih seksionin Librat më poshtë.
Librat
Një libër konsiderohet me interes enciklopedik kur kënaq së paku një nga kriteret e mëposhtme:
- Ka fituar të paktën një çmim me rëndësi kombëtare apo ndërkombetare
- Përdoret si bibliografi në të paktën pesë libra nga autorë të ndryshëm
- Është përkthyer të pakten në tre gjuhë dhe i publikuar në më shumë se një shtet
- Ka qenë objekt kritike nga organe të pavarura, pra përjashtohen recensionet
- Ka shitur një numër të larte kopjesh ose është një "best seller"
- Ka qenë në qendër të një kronike, pra ka fituar shquarsi nga disa periodikë të pavarur
- Libri është bërë film dhe filmi është enciklopedik
- (për letërsi eseistike) Është adoptuar si manual studimi në disa universitete shtetërore me përjashtim të universiteteve ku autori është docent, apo është libër i cituar si bibliografi në tekste universitare apo monografi të ngjashme.