Yuto Nagatomo

futbollist japonez

Yuto Nagatomo (lindur më 12 shtator 1986) është një futbollist profesionist japonez i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren japoneze.[2]

Yuto Nagatomo
長友佑都

Nagatomo duke luajtur për Interin në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYuto Nagatomo
Datëlindja (1986-09-12) 12 shtator 1986 (37 vjeç)
VendlindjaSaijō, Ehime, Japoni
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
2002–2004Higashi Fukuoka High School
2005–2007Meiji University
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2010Tokyo72(5)
2010–2011→ Cesena (huazim)16(0)
2011–2018Internazionale75(6)
2018–2020Galatasaray47(2)
Karriera ndërkombëtare
2008–Japonia122(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 dhjetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 nëntor 2019

Karriera me klube

Vitet e para

Nagatomo filloi të luaj futboll në kopësht dhe ishte lojtar i mirë gjatë ditëve të shkollës, por kur u bë 20 vjeç, ai u bë i panjohur në komunitetin futbollistik të Japonisë. Kur ishte 12 vjeç, ai u përpoq shumë për tu bashkuar me skuadrën e të rinjëve të Ehime F.C., por dështoi dhe vazhdoi të luante në shkollën e tij.

FC Tokyo

Cesena

Më 10 korrik 2010, Nagatomo u ble nga klubi italian i Serie A, Cesena, me të cilën ai luajti në gjysmën e parë të sezonit 2010–11 si lojtar titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.[3][4] Përpara nisjes në Itali, Nagatomo mbajti një fjalim përpara 25,000 mijë tifozëve para fillimit të ndeshjes kundër Vissel Kobe më 17 korrik 2010.

Internazionale

Falë paraqitjeve të tij mbreslënëse te Cesena dhe Japonia në Kupën Aziatike 2011, Nagatomo u ble përfundimisht nga Interi në merkaton dimërore në janar 2011, duke u bërë lojtari i parë aziatik i klubit.[5] Cesena mori si shkëmbim mbrojtësin italian Davide Santon, i cili huazua deri në fund të sezonit.[6][7]

Sezoni 2010–11

Nagatomo mori fanellën me numrin 55 dhe bëri debutimin e tij me ekipin më 6 shkurt në ndeshjen e kampionatit kundër Romës, ku ai zëvëndësoi holandezin Wesley Sneijder në pjesën e dytë me Interin që fitoi 5–3.[8] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhjetë ditë më pas në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës në shtëpi.[9] Më 6 mars, Nagatomo regjistroi golin e tij të parë me Zikaltrit në një fitore 5–2 me GenoënSan Siro.[10]

Më 15 mars 2011, për të treguar solidaritet për vendin e tij pas tërmertit dhe tsunamit katastrofal që kishte ndodhur javën e kaluar, ai vendosi një flamur japonez (me mbishkrimin "You'll Never Walk Alone" [Ju kurrë nuk do të ecni vetëm], një thirrje e ish skuadrës së tij në Tokjo, në fushën e Allianz Arena në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër gjermanëve të Bayern München.[11] Ai u aktivizua si zëvëndësues në këtë ndeshje, duke bërë edhe debutimin e tij në këtë kompeticion, me Interin që fitoi 3–2 dhe u kualifikua në çerek-finale falë rregullit të golit jashtë fushe.[12] Pas përfundimit të sezonit, Interi arriti marrëveshje me Cesenën për blerjen përfundimtare të Nagatomos dhe si shkëmbim ata do të merrnin para, Megjithatë, Cesena mori si shkëmbim edhe kartonët e lojtarëve Luca Garritano (700,000 ) dhe Luca Caldirola.

Sezoni 2011–12

Nagatomo e nisi sezonin 2011–12 duke luajtur 62 minuta në ndeshjen e parë të sezonit në Seria A ku Inter u mposht nga Palermo me rezultatin 4–3.[13] Më 27 shtator, ai asistoi për herë të parë në Ligën e Kampioneve në një fitore 3–2 në Moskë kundër CSKA-së në fazën e grupeve.[14] Goli i tij i parë i sezonit erdhi më 10 dhjetor në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Fiorentinës në javën e 15të të Serie A, e cila u pasua nga një tjetër gol tre ditë më vonë në një fitore minimale 1–0 në transfertë kundër Genoas.[15][16] Interi e mbylli vitin 2011 me një fitore komode 4–1 kundër Lecces, ku Nagatomo ishte protagonist me dy asiste.[17]

Më 11 prill 2012, Nagatomo fitoi një penallti e cila u shënua në gol nga Diego Milito në fitoren 2–1 kundër SienësSan Siro.[18] Ai e mbylli sezonin me 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përshirë 35 në Serie A, ku Interi u rendit në vendin e gjashtë me 58 pikë duke mos u kualfikuar për herë të parë në Ligën e Kampioneve pas dhjetë vitesh.

Sezoni 2012–13

Inter e nisi sezonin e ri në fazën play-off të Ligës së Evropës ku u përballën me klubin kroat Hajduk Split. Në ndeshjen e parë në Stadion Poljud, Nagatomo shënoi një nga golat e fitores 3–0 të Zikaltërve.[19] Në ndeshjen e javës së dytë të fazës së grupeve të kompeticionit, Nagatomo regjistroi golin e dytë të sezonit në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Rubin Kazan; goli i tij erdhi në minutën e 92të.[20] Më 7 tetor 2012, Nagatomo u ndëshkua me karton të kuq për herë të parë si lojtar i Interit në derbin kundër Milanit, duke u përjashtuar në minutën e 48të pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një prekje të topit me dorë; megjithatë, Interi fitoi 1–0.[21] Më 3 nëntor, Nagatomo ishte progatonist në ndeshjen ndaj Juventusit duke asistuar golin e tretë të ekipit të tij të shënuar nga Palacio; Interi fitoi 3–1 në transfertë duke i shkaktuar vendasve humbjen e parë vendasve në stadiumin e ri pas 49 ndeshjesh.[22][23] Kjo fitore e dërgoi Interin në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Juventusi, megjithatë ekipi pësoi rënje duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e rradhës, gjë që lejoi Juventusin të shkëputej sërisht.

Më 5 janar 2014, Nagatomo firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.[24] Më 14 prill, gjatë humbjes 2–0 në transfertë kundër Cagliarit, Nagatomo pësoi një dëmtim duke ndrydhur kaviljen e majtë. Kjo gjë bëri që ai të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[25] Ai e mbylli sezonin e tretë në Milano me 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me 25 prej tyre në Serie A, dhe me dy gola, me Interin që zhvilloi një nga sezonet më negativë në historinë e tyre.[26]

Sezoni 2013–14

Nagatomo nisi sezonin e katërt me Interin duke shënuar golin e parë të fitores 2–0 kundër Genoas më 25 gusht 2013 në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14 në Serie A.[27] Ai e gjeti sërisht rrugën e rrjetën në ndeshjen e javës së dytë ku Interi fitoi 3–0 kundër Catanias në transfertë.[28] Më 22 shtator, ai regjistroi asistin e parë sezonal në suksesin rekord 7–0 kundër ekipit të sapongjitur Sassuolos.[29]

Në nëntor, Nagatomo shënoi në fitoren 2–0 kundër Livornos,[30] e cila u pasua nga një tjetër gol në dhjetor në humbjen 4–2 në Stadio San Paolo kundër Napolit,[31] si dhe kontriboi në fitoren 1–0 në derbi kundër Milanit në ndeshjen e fundit të vitit.[32] Nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri, Nagatomo shijoi sezonin e tij më produktiv, duke regjistruar pesë gola dhe gjashtë asiste në kampionat ku Interi u rendit në vendin e katërt.

Sezoni 2014–15

Karriera ndërkombëtare

Kupa e Botës 2010

Kupa e Azisë 2011

Kupa e Konfederatave 2013

Kupa e Botës 2014

Jeta personale

Nagatomo ka lindur në Saijō, Ehime më 12 shtator 1986. Gjyshi i tij, Yoshida Tatsuo dhe vëllai i gjyshit të tij Minoru kanë qënë çiklistë të famshëm profesionistë ku konkuronin në Keirin.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 28 dhjetor 2019[33][2]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaKupa e LigësEuropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
FC Tokyo2007J.League Division 1001010
20082933030353
20093111041362
201012110131
Total7254091856
Cesena (huazim)2010–11Serie A16000160
Internazionale2010–11Serie A1323030192
2011–123521070432
2012–132502082352
2013–1434520365
2014–151401030180
2015–1622040260
2016–171600040200
2017–1811020130
Gjithsej170915025221011
Galatasaray (huazim)2017–18Süper Lig15010160
Galatasaray2018–19171007010251
2019–20151216010242
Gjithsej4723113020653
Gjithsej karriera30516221913822037620

Kombëtarja

Trofe

Shteti

Skuadra

Personale

Referime

Lidhje të jashtme