Çeliku

Çeliku lidhje metalike e hekurit me karbonin e metale te tjera si nikel dhe kromi, perdoret per prodhimin e eneve te kuzhines, skeletit te bicikletave, disqeve te tyre etj., sepse eshte i forte dhe nuk ndryshket. Çeliku është një lidhje e hekurit me karbonin, ku përqindja e karbonit ështe në kufijtë 0.2 deri në 2.1%. Përveç karbonit çeliku mund të ketë në përbërje edhe elementë të tjerë lidhës si mangan, krom, vanadium, volfram etj. Në varësi të përqindjes së karbonit dhe elementëve të tjerë, ndryshojnë edhe vetitë e çelikut si fortësia, plasticiteti, përpunueshmëria mekanike etj. Me rritjen e përqindjes së karbonit rritet fortësia çelikut por ulet plasticiteti i tij, pra bëhet më i thyeshëm.

Çeliku

Çeliku është një nga materialet më të përdorshëm në botë. Ai përdoret në ndërtim, në prodhimin e makinerive, të automobilave, pajisjeve dhe veglave të ndryshme.Çeliku është material i cili është çdoherë modern dhe aktual, material i të sotmesdhe të ardhmes. Ai është material me mundësi të pakufizuara. Është i shkëlqyeshëmpër objekte reprezentative dhe industriale, ngase me procese të vogla zotërohen medistanca të mëdha, përkatësisht ngarkesa të mëdha. Ai është i material i përshtatshëmdhe me përpunimin e tij industrial mundësohet montim i konstruksioneve të çelikutnë periudhë të shkurtë kohore.Në të njëjtën kohë, çeliku është material i ekologjisë sepse mund të riciklohetpafundësisht, pa u humbur ndonjë nga kualitetet e tij.Sot, në vendet e zhvilluara industriale, çeliku paraqet material ndërtimor pa tëcilin nuk mund të mendohet ndërtimi i asnjë objekti të njohur.Aplikimi i çelikut në konstruksionet e ndërtimtarisë, nga aspekti i inxhinierisë-konstruksionit, ka arsyetim të plotësishëm.

Bazat e konstruksioneve të çelikut dalin prej vetive të çelikut si material ndërtimor.Çeliku paraqet material homogjen me strukturë homogjene dhe veti të njëjtamekanike në të gjitha drejtimet. Çeliku është material i qëndrueshëm që duron deformimeelastike dhe plastike.

Jo rezistenca ndaj korrozionit

Korrozioni mund të definohet si asgjësim i metalit gjatë reaksionit kimik oseelektrokimik me mjedisin e tij.Ekzistojnë çeliqe që janë legura me elemente të caktuara, si: kromi, nikeli dhetë tillët nuk ndryshken.Në varshmëri nga shkalla e korrozionit rrjedh domosdoshmëria e mbrojtjes sëkonstruksioneve të çelikut, në punëtori, para montimit, pas montimit dhe gjatë eksploatimittë tij.Mbrojtja nga korrozioni mund të bëhet me lyerjen natyrore me vernik mbrojtës.Verenikët mund të jenë metalik dhe jometalik.Më së shumti zbatohen verenikët metalik edhe atë, miniumi dhe cinkoliti.Pastrimi i konstruksionit kryhet në disa makina:- me rërë;- pastrimi me dorë, me furçe çeliku;- pastrimi me fl akërim.Rërësimi bëhet në fabrikën ku prodhohet çeliku. Qëndron në pastrimin esipër faqës së çelikut me reaktiv abraziv me presion të lartë.Abrazivi përbëhet prej kokërave të çelikut me diametër prej 0,5 deri me 1,2mm ose me rërë kuarci në presion prej 6 deri më 8 bar.Pastrimi me furçe çeliku bëhet me dorë dhe zbatohet për sipërfaqe të vogëlqë janë të dëmtuara prej korrozionit.Pastrimi me fl akërim bëhet me nxehje deri më 150oC, kurse zbatohet përsipërfaqe më të vogël.Pas pastrimit të konstruksionit bëhet lyerja me lyerjen themelore (minizirimi).Pas kryerjes së minizirimit dhe terjes mirë të miniumit vihet ngjyra mbrojtësenë një ose dy shtresa (lyerja mbrojtëse).Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut bëhet edhe me zinkim.Zinkimi zbatohet për mbrojtje nga korrozioni te shtyllat e largpërçuesve, antenavedhe konstruksioneve montuese.

Jo rezistues ndaj temperaturave të larta

Veti negative e çelikut është se moduli zvogëlohet gjatë temperaturave të larta.Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut nga zjarri bëhet në disa mënyra:

  • mveshja me beton;
  • me materiale termoizoluese;
  • lesh mineral (tervol);
  • perde prej çeliku të kromuar, që është rezistent ndaj temperaturave të larta.

Vetitë më të rëndësishme të çeliqeve janë:

  • kufiri i tërheqjes;
  • fortësia e këputjes;
  • rezistenca gjatë ndërprerjes;
  • kontrakcioni;
  • qëndrueshmëria;
  • ngurtësia.

Burime

Punuar nga Aldo Xhelili