Çmimi i madh i Bahrainit 2009

  F1 Bahraini - 2009
Statistikat
Gara e 4 nga 17 në vitin 2009.

Data26 prill, 2009
VendiCirkuiti Ndërkombëtar i Bahrainit
Sakhir, Bahrain
DrejtimiVënd garimi i përhershëm
3.363 mi / 5.412 km
Distanca57 xhiro, 191.530 mi / 308.238 km
MotiMe diell
Pol pozita
PilotiItalia Jarno TrulliToyota
Koha1:33.431
Xhiro më e shpejtë
PilotiItalia Jarno TrulliToyota
Koha1:34.556 (10)
Podiumi
I pariStampa:Country data Great Britain Jenson ButtonBrawn-Mercedes
I dytiGjermania Sebastian VettelRed Bull-Renault
I tretiItalia Jarno TrulliToyota

Çmimi i madh i Bahrainit 2009 (zyrtarisht VI Gulf Air Bahrain Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 26 prill 2009 në Cirkuitin Ndërkombëtar të Bahrainit, Sakhir, Bahrain. Ishte gara e katërt e sezonit 2009 të Formula Një dhe Çmimi i madh i gjashtë i Bahrainit në histori.

Fituesi i garës ishte Jenson Button me Brawn i nisur nga vendi i katërt.[1] Sebastian Vettel u rendit i dyti me Red Bull i ndjekur nga Jarno Trulli, i cili u nis nga pol pozita, në vendin e tretë. Lewis Hamilton me McLaren arriti rezultatin më të mirë sezonal duke u renditur i katërti,[2] i ndjekur nga piloti tjetër i Brawn, Rubens Barrichello. Kimi Räikkönen i siguroi Ferrarit pikët e para të sezonit me një vend të gjashtë. Piloti tjetër i Toyotës Timo Glock u rendit i shtati, i ndjekur nga Fernando Alonso me Renault në vendin e tetë, pozicioni i fundit i pikëve.

Raporti

Sfondi

Jenson Button vinte në garë si kryesuesi i renditjes për pilotë me 21 pikë, 6 më shumë se shoku i skuadrës Rubens Barrichello në vendin e dytë. Në vendin e tretë renditeshin dy pilotët gjerman Sebastian Vettel, fituesi i garës së kaluar, dhe Timo Glock, me nga 10 pikë secili.[3] Në renditjen për konstruktorë, Brawn GP udhëhiqte me 36 pikë i ndjekur nga Red Bull me 19.5 pikë dhe Toyota me 18.5 pikë.[3] Këto ishin ekipet që kishin shënuar numër pikësh dyshifrorë.

Ferrari ende nuk kishte shënuar asnjë pikë në tre garat e para, dhe nëse nuk do të realizonin pikë në Bahrain atëherë do të shënonin nisjen më të keqe të tyre në histori në Formula Një.[4] Nisja e tyre më e dobët kishte ndodhur në sezonin 1980, ku ekipi kishte dështuar të shënonte pikë deri në garën e katërt në Shtetet e Bashkuara, ku Jody Scheckter u rendit i pesti.

Force India prezantoi disa ndryshime në difuzorin dhe pjesën e poshtme të makinës Force India VJM02, si dhe përmirsoi hundën e makinës dhe pjesët anësore. Piloti italian i ekipit Giancarlo Fisichella i mikpriti këto përmirsime, duke shpresuar se forca shtytëse e pakët e makinës do të rregullohej nga përmirsimet e kryera nga ekipi.[5]

Praktika dhe kualifikueset

Tre seanca praktike u mbajtën para garës, dy prej të cilave u zhvilluan të premten më 24 prill 2009, kurse e treta u zhvillua në mëngjesin e ditës së shtunë. Dy seancat e para zgjatën 90 minuta kurse seanca e tretë zgjati 60 minuta. Moti në dy seancat e para ishte i qëndrueshëm dhe pista ishte e thatë.

Lewis Hamilton me McLaren ishte piloti më i shpejtë në përfundim të praktikës së parë, duke vendosur kohën 1:33.647. Pas tij renditeshin dy pilotët e BWM Sauber, Nick Heidfeld dhe Robert Kubica. Nico Rosberg me Williams ishte i katërti më i shpejti, i ndjekur nga Jenson Button me Brawn GP, Heikki Kovalainen me McLaren, Rubens Barrichello me Brawn GP dhe Felipe Massa me Ferrari. Mark Webber me Red Bull dhe piloti tjetër i Ferrarit Kimi Räikkönen plotësuan dhjetë vendet e para.[6] Në praktën e dytë të së premtes ishte Rosberg piloti më i shpejtë, duke regjistruar kohën 1:33.339, i ndjekur nga Fernando Alonso me Renault dhe Jarno Trulli me Toyota. Red Bullët e Sebastian Vettel dhe Mark Webber ishin në vendin e katërt dhe të pestë, të ndjekur afër nga Button. Adrian Sutil me Force India bëri një xhiro mbreslënëse dhe përfundoi i shtati në renditje, i ndjekur nga Timo Glock me Toyota dhe Barrichello me Brawn. Kazuki Nakajima me Williams plotësoi dhjetë vendet e para. Pilotët e BMW Sauber, Heidfeld dhe Kubica, nuk përsëritën kohën e seancës së parë, duke u renditur respektivisht në vendin e shtatëmbëdhjetë dhe njëzetë.[6]

Nelson Piquet Jr. u kualifikua me Renaultin e tij në vendin e pesëmbëdhjetë; shoku i tij i skuadrës Fernando Alonso ishte i shtati në nisje.

Në praktikën e tretë, Glock kreu xhiron më të shpejtë, duke vendosur kohën 1:32.605 para se makina e tij të rrotullohej pas një problemi me frenat. Ferrari dhe McLaren gjithashtu përmirsuan kohët e tyre. Felipe Massa vendosi kohën e dytë më të shpejtë, kurse Räikkönen të pestën. Hamilton vendosi kohën e katërt më të mirë. Nelson Piquet, Kubica, Nakajima, Trulli dhe Heidfeld plotësuan dhjetë vendet e para.[7]

Seanca kualifikuese e të shtunës mbasdite u nda në tre pjesë. Jarno Trulli arriti pol pozitën e katërt në karrierë, dhe të parën që nga viti 2005, kurse shoku i tij i skuadrës Timo Glock u rendit i dyti.[8] Kjo ishte hera e parë që Toyota do t'a niste garën me të dy pilotët në vijën e parë. Sebastian Vettel u kualifikua i treti, i ndjekur nga Button i katërti. Në vendin e pestë u rendit Lewis Hamilton, i ndjekur nga Rubens Barrichello i gjashti. Fernando Alonso me Renault arriti vendin i shtatë, kurse Felipe Massa u rendit i teti. Nico Rosberg dhe Kimi Räikkönen plotësuan dhjetë vendet e para. Kovalainen, Nakajima, Kubica, Heidfeld dhe Piquet plotësuan vendet 11–15; ata u eliminuan në seancën e dytë. Sutil, Buemi, Fisichella, Webber dhe Bourdais zunë vendet 16–20, duke u eliminuar në seancën e parë.[9] Sutil në mënyrë polemizuese bllokoi australianin Webber në momoentin kur ky i fundit po kryente xhiron e tij të shpejtë gjatë fundit të seancës kualifikuese (Sutil deklaroi se nuk e kuptoi se Webber po kryente një xhiro të shpejtë). Si rezultat i kësaj, Sutil mori një penalitet me tre pozicione, duke zbritur në pozicionin e 19të.[8]

Gara

Jenson Button mori fitoren e tretë të sezonit, duke rritur kryesimin e kampionatit.

Timo Glock bëri një nisje të shkëlqyer të garës dhe mori menjëherë kryesimin, i ndjekur nga Trulli në vendin e dytë, i cili j'u deshte të luftonte me britanikun Hamilton në kthesën e parë për të ruajtur pozicionin. Hamilton në nisje kishte parakaluar Vettel dhe Button, kjo falë një nisje të përkryer dhe përdorimit të sistemit KERS. Button edhe pse u parakalua, kishte fituar një pozicion ndaj Vettel, i cili e kishte nisur garën i mbingarkuar me karburant. Edhe Kimi Räikkönen kishte bërë një nisje pozitive, duke u renditur në vendin e gjashtë pas kthesës së parë, duke rikuperuar katër pozicione. Në prapavijë, makinat e Felipe Massës, Nick Heidfeld, Robert Kubicës dhe Kazuki Nakajimës kishin pësuar dëmtime, duke detyruar të kryenin pit stope herët për të riparuar dëmtimet. Heikki Kovalainen humbi disa pozicione pasi doli nga pista, kurse Massa pasi kreu pit stopin, u ankua në lidhjet me problemet e sistemit KERS në makinët e tij, e cila kishte temperaturë më të lartë se normalja, duke u këshilluar që t'a fikte.

Në nisjen e xhiros së 2të, Button parakaloi Hamiltonin dhe rifitoi pozicionin e tretë.[10] Pas kësaj, McLareni i Hamilton i ndihmuar nga sistemi KERS mbajti mbrapa gjermanin Vettel, i cili mundi t'a parakalonte Hamiltonin vetëm pasi britaniku hyri në bokse në xhiron e 15të.

Glock dhe Trulli kryen pit stopet e tyre respektivisht në xhirot 12 dhe 14, kjo për shkak se të dy makinat Toyota po i mbaronte karburanti. Ekipi japonez vendosi që pilotët të garonin me goma të mesme, që ishin më të ngadalta për gjysmën tjetër të garës. Kjo ishte në kontrast me strategjinë e ndjekur nga ekipet e tjera. Pasi Button kreu pit stopin e tij në xhiron e 15të, duke vendosur edhe goma të buta, ai krijoi mjaftueshëm distancë për të dalë para Trulli pas kryerjes së pit stopit. Glock, i cili më parë kryesoi garën, kishte humbur shumë terren për shkak të gomave dhe kishte rënë në vendin e shtatë, mbarapa Hamiltonit, i cili gjithashtu kishte kryer pit stopin e tij.

Vettel hyri në bokse në xhiron e 18të dhe arriti të dilte përpara Hamiltonit, po vetëm tridhjetë metra mbrapa makinës së ngadaltë të Trullit, duke e penguar atë të sfidonte Buttonin për kreun e garës. Britanku e shfrytëzoi këtë mundësi për të krijuar një distancë 7.5 sekonda ndaj Trullit pas xhiros së 22të.

Në fillim të xhiros 34, Button e kishte rritur kryesimin e tij në 15.6 sekonda, duke lejuar britanikun të kontrollonte garën me lehtësi. Nga koha kur pit stopet e dyta të makinave kryesore ishin kryer, Button ishte para të gjithëve, këtë herë me goma të trasha. Strategjia e gomave të Toyotës kishte dështuar, duke bërë që Vettel, me goma të buta, të bënte disa xhiro të shpejta dhe të dilte para Trullit kur ky i fundit doli nga bokset pas pit stopit të dytë. Pasi gjermani kreu pit stopin e tij (tani me goma të trasha), ai arriti të dalë para Trullit, në një situatë tërësisht të ndryshme nga pit stopi i parë.

Sebastian Vettel (mbrapa) me Red Bull u rendit në vendin e dytë.

Xhiroja e 44të u karakterizua nga dueli Räikkönen–Glock për vendin e gjashtë, me finlandezin i cili e mbajti mbrapa gjermanin në kthesën 4. Rubens Barrichello kishte humur kohë në etapat e hershme të garës pasi kishte dështuar të kalonte Renaultin e pajisur me sistemin KERS të Nelson Piquet. Megjithatë, ai tregoi fuqinë e makinës Brawn duke parakaluar Räikkönen, edhe pse kishte një ndalesë më shumë në bokse, duke krijuar më pas shkëputje në xhirot e fundit.

Katër xhiro më pas, Nakajima me Williams u bë piloti i vetëm që u tërhoq nga gara pas probleme me rrjedhjen e vajit në makinë.

Button kryesoi qetësisht në xhirot e fundit dhe mori fitoren e tretë sezonale, 7 sekonda para vendit të dytë Vettel, i cili shtyu shumë në xhirot e fundit. Trulli kaloi vijën e finishit 2 sekonda mbrapa gjermanit. Hamilton u rendit i katërti, Barrichello i pesti, Räikkönen i gjashti, Glock i shtati më pak se një sekond dhe Alonso i teti, 52 sekonda mbrapa fituesit Button.[11] Për Nick Heidfeld ishte gara e 24 rresht e përfunduar, duke barazuar rekordin e bashkëkombasit Michael Schumacher. BMW Sauber i tij u rendit në vendin e 19të, i cili ishte vendi i fundit.

Klasifikimi

Kualifikueset

Makinat që përdorin sistemin KERS janë të shënuara me "‡"

PozNrPilotiKonstruktoriP1P2P3Nisja
19 Jarno TrulliToyota1:32.7991:32.6711:33.4311
210 Timo GlockToyota1:33.1651:32.6131:33.7122
315 Sebastian VettelRed Bull-Renault1:32.6801:32.4741:34.0153
422 Jenson ButtonBrawn-Mercedes1:32.9781:32.8421:34.0444
51‡ Lewis HamiltonMcLaren-Mercedes1:32.8511:32.8771:34.1965
623 Rubens BarrichelloBrawn-Mercedes1:33.1161:32.8421:34.2396
77‡ Fernando AlonsoRenault1:33.6271:32.8601:34.5787
83‡ Felipe MassaFerrari1:33.2971:33.0141:34.8188
916 Nico RosbergWilliams-Toyota1:33.6721:33.1661:35.1349
104‡ Kimi RäikkönenFerrari1:33.1171:32.8271:35.38010
112‡ Heikki KovalainenMcLaren-Mercedes1:33.4791:33.24211
1217 Kazuki NakajimaWilliams-Toyota1:33.2211:33.34812
135‡ Robert KubicaBMW Sauber1:33.4951:33.48713
146‡ Nick HeidfeldBMW Sauber1:33.3771:33.56214
158‡ Nelson Piquet, Jr.Renault1:33.6081:33.94115
1620 Adrian SutilForce India-Mercedes1:33.72219
1712 Sébastien BuemiToro Rosso-Ferrari1:33.75316
1821 Giancarlo FisichellaForce India-Mercedes1:33.91017
1914 Mark WebberRed Bull-Renault1:34.03818
2011 Sébastien BourdaisToro Rosso-Ferrari1:34.15920
Burimi:[12]
  • ^1 Adrian Sutil mori një penalitet me tre pozicione për shkak se pengoi Mark Webber gjatë xhiros së shpejtë të tij.[13]

Gara

PozNrPilotiKonstruktoriXhiroKoha/TërhequrNisjaPikë
122 Jenson ButtonBrawn-Mercedes571:31:48.182410
215 Sebastian VettelRed Bull-Renault57+7.18738
39 Jarno TrulliToyota57+9.17016
41‡ Lewis HamiltonMcLaren-Mercedes57+22.09655
523 Rubens BarrichelloBrawn-Mercedes57+37.77964
64‡ Kimi RäikkönenFerrari57+42.057103
710 Timo GlockToyota57+42.88022
87‡ Fernando AlonsoRenault57+52.77571
916 Nico RosbergWilliams-Toyota57+58.1989
108‡ Nelson Piquet, Jr.Renault57+1:05.14915
1114 Mark WebberRed Bull-Renault57+1:07.64118
122‡ Heikki KovalainenMcLaren-Mercedes57+1:17.82411
1311 Sébastien BourdaisToro Rosso-Ferrari57+1:18.80520
143‡ Felipe MassaFerrari56+1 xhiro8
1521 Giancarlo FisichellaForce India-Mercedes56+1 xhiro17
1620 Adrian SutilForce India-Mercedes56+1 xhiro19
1712 Sébastien BuemiToro Rosso-Ferrari56+1 xhiro16
185‡ Robert KubicaBMW Sauber56+1 xhiro13
196‡ Nick HeidfeldBMW Sauber56+1 xhiro14
Tër17 Kazuki NakajimaWilliams-Toyota48Presioni i vajit12
Burimi:[14]

Renditja e kampionatit pas garës

Renditja e pilotëve
Poz.PilotiPikë
1 Jenson Button31
2 Rubens Barrichello19
3 Sebastian Vettel18
24 Jarno Trulli14.5
15 Timo Glock12
Burimi:[15]
Renditja e konstruktorëve
Poz.KonstruktoriPikë
1 Brawn-Mercedes50
2 Red Bull-Renault27.5
3 Toyota26.5
4 McLaren-Mercedes13
15 Renault5
Burimi:[15]

  • Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.

Referime

Lidhje të jashtme

 Commons: Çmimi i madh i Bahrainit 2009 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale